Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se gjatë mbajtjes së kampionatit europian Euro 2024 dhe pjesëmarrjes së ekipit kombëtar shqiptar në këtë kompeticion, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani do të ofrojë shërbime konsullore në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet. “Në Dortmund – më 14-15-16 qershor 2024, në adresën: Märkische Straße 120 (Seminar Gebaüde), 44141 Dortmund (Dhoma e Tregtisë e Dortmundit – IHK) Në Hamburg – më 18-19-20 qershor 2024, në adresën: Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg) Në Dyseldorf – më 23-24-25 qershor 2024,…
Author: BILD
Qeveria federale gjermane ka hezituar për një kohë të gjatë: A duhet të lejojë Ukrainën e cila u sulmua nga Rusia, të përdorë armë gjermane kundër objektivave në Rusi? Shqetësimi i Berlinit ishte, se Kremlini mund ta shihte Gjermaninë si një palë ndërluftuese. Por pasi SHBA i dhanë Ukrainës lejen për për përdorimin e armëve amerikane, kancelari Olaf Scholz u tërhoq nga shqetësimet e tij. Sigurimi i paqes sot do të thotë “që ne mbështesim Ukrainën”, tha Scholz dhe miratoi përdorimin e armëve gjermane për goditjen e objektivave ruse në territorin e Rusisë. “Është e drejtë që gjithmonë të konsultoheni…
Vetëm dy ditë pasi presidenti francez Emmanuel Macron thirri një zgjedhje të parakohshme, dy forcat kryesore të ekstremit të djathtë po shyqyrtojnë mundësinë e bashkimit kundër tij. Një përballje që do të rezultojë vendimtare për të ardhmen e Francës dhe BE. Macron thirri zgjedhjet legjislative të dielën mbrëma pasi Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë mposhti partinë e tij liberale të Rilindjes në zgjedhjet e BE-së, me një diferencë prej 31.4% ndaj 14.6%. Ndërsa presidenti francez po synon të frenojë rritjen e të djathtëve nacionalistë rivalët e tij po testojnë rrugët për një front të bashkuar. Marion Maréchal, kandidatja kryesore…
Ancelotti: Një ndeshje e jona kushton sa i gjithë turneu Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se klubi i tij do të refuzojë ftesën për Kupën e Botës për Klube të ri-imagjinuar të vitit 2025. Në vend që të mbahet në fund të vitit, në një format mini-turnesh që zakonisht përfshin lojën në gjysmëfinale dhe një finale për një ekip fitues të Ligës së Kampionëve, Kupa e Botës për Klube tani do të zgjasë pothuajse një muaj ndërsa do të mbahet në Shtetet e Bashkuara në fund të sezonit gjatë verës. Real Madridi është kundër të luajë në…
Pasi Scholz filloi debatin për deportimet në Afganistan dhe Siri, paralajmërohet shtrëngimi i rregullave. A do të ketë dëbime? A duhet të deportohen kriminelët e rëndë dhe njerëzit e rrezikshëm në vende që konsiderohen të pasigurta, si Afganistani apo Siria? Një sulm fatal me thikë nga një 25-vjeçar afgan në Mannheim dhe vrasja e një polici në detyrë ka ndezur një debat të madh mbi këtë çështje. Dinamika në diskutim u soll nga deklarata e kancelarit federal gjerman Olaf Scholz. “Kriminelët e tillë duhet të deportohen – edhe nëse vijnë nga Siria dhe Afganistani. Kriminelët e rëndë dhe ata që…
Nesër dhe pasnesër në komunat e pjesës juglindore do të kryhet dezinsektim kundër mushkonjave, deklarojnë nga Qendra për Zhvillim nga rajoni Juglindor. Nesër nga ora 20:00 do të kryhet spërkatje kundër mushkonjave në komunat e Vallandovës, Dojranit, Radovishit dhe Konçes, ndërsa pasnesër në komunat Novo Sellë, Bosillovo, Vasillev dhe Strumicë. Nëse kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme, dezinsektimi do të kryhet kur do të lejojnë kushtet atmosferike. Nga Qendra për Zhvillim të rajonit Juglindor i njoftojnë pronarët e bletarëve që marrin masat për mbrojtjen e tyre gjatë periudhës së spërkatjes kundër mushkonjave.
Në shumë vende të botës, por edhe në rajon, vazhdon tradita e mbledhjes masovike të besimtarëve myslimanë për faljen e namazit të Bajramit në sheshe, salla dhe udhëkryqe të mëdha. Një dëshirë e tillë nuk ka munguar as tek besimtarët myslimanë në vend, të cilët këtë e kanë shprehur disa herë përmes platformave të ndryshme online. Për të verifikuar se nëse një ide e tillë mund të jetë e realizueshme, TVM2 kërkoi përgjigje nga Bashkësia Fetare Islame. Sipas tyre, RMV-ja nuk ka nevojë të ndjekë shembullin e këtyre vendeve, pasi që në vend kemi mjaftueshëm xhami, prandaj nuk është e…
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz është fitues I turnout prestigjioz Roland Garros 2024, që u mbajt në Pariz pasi në finale me përmbysje mundi gjermanin Alexander Zverev Spanjolli 21 vjeçar Carlos Alcaraz nisi më mirë për 21-vjeçarin spanjoll, i cili fitoi setin e parë 6-3, ndërsa gjermani arriti të fitonte dy setet e radhës 6-2 dhe 7-5. Ndërsa në setin e katërt që edhe ishte vendimtare fitoi 6-1 dhe në setin e pestë shënoi fitore 6:2 apo me rezultatin e përgjithshëm 3-2 në sete. Kjo është hera e parë që Alcaraz fiton “Roland Garros”, e njohur ndryshe dhe si “French Open”,…
Në ndeshjen e dytë të finales së play off-it në kampionatin amerikan të basketbollit NBA Boston i afrohet edhe më shumë titullit kampion , pas fitores kundër Dallas me rezultatin 105-98 . Pas kësaj ndeshje Skuadra e Boston udhëheq 2-0 serinë e ndehjeve të fituara , duke i shfrytëzuar në maksimum dy takimet e para të luajtura në fushën e vetë. Pëer ekin vends të Bostonit me lojë mirë dhe efikase u veçauan Holiday me 26 pikë e 11 kërcime si dhe Brown me 21 pikë. Për Dallas, Luka Donçic realizoi një “triple double”, duke realizuar 32 pikë, 11 kërcime…
Për nderë të 25-vjetori të çlirimit të vendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takimi ish-Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, raporton Ekonomia Online. Pas këtij takimi, Osmani e Blair mbajnë konferencë për media. Në shënim të 25 vjetorit të çlirimit Osmani në orën 16:00, merr pjesë në shënimin e 146 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. E po ashtu në orën 18:00, presidentja merr pjesë në Ekspozitën “Reporting House” nga BIRN, në Objektin e Gërmisë, sheshi Skënderbeu në Prishtinë.