I ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan M, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në përgjigjen e tij ndaj statusit të Arben Taravarit në facebook, ai tha se Fronti Europian nuk ka gënjyer në asnjë moment sepse ka fituar një numër të konsiderueshëm votash më shumë se kundërshtarët dhe është koalicioni që e ka legjitimitetin e popullit. Ai ka bërë thirrje për unifikim të qëndrimeve politike dhe për një tryezë bisedimesh, në vend të garave për afrimitet me figura të caktuara politike. Sela ka përfunduar me një thirrje për integritet dhe transparencë në procesin demokratik, duke theksuar rëndësinë…
Author: BILD
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan M, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së legjitimitetit politik. Sela ka rikujtuar rolin e Aleancës për Shqiptarët si promotori i tryezës së përbashkët të partive politike që nga viti 2016, një koncept që synon të bashkojë ndasitë politike dhe të ofrojë mundësi për realizimin e premtimit të partisë fituese. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët vuri në dukje se këto ide janë promovuar me qëllim të forcimit të legjitimitetit dhe të parandalimit të lojërave politike që lënë qytetarët si humbës. “Legjitimitetin unë e kam mbrojtur çdo…
I ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan M, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike. Sela ka theksuar se ministritë që pritet të marrë VLEN-i janë duke u zhveshur nga kompetencat e tyre, duke i lënë ato pa pushtetin e duhur për të vepruar efektivisht. Ai shtoi se kjo situatë nuk është në favor të shqiptarëve, veçanërisht kur resurset do të udhëhiqen nga shqiptarët por pa kompetencat e nevojshme, dhe kritikoi bashkimin e aktorëve politikë jo për ide dhe program, por vetëm për pushtet. “Unë po…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan M, u shpreh hodhi poshtë spekulimet për ndarje brenda Frontit Europian. Duke u shprehur me vendosmëri, Sela theksoi besnikërinë e tij ndaj premtimit për këtë bashkëpunim politik. Sela shtoi se pavarësisht nga natyra e ndryshme e partive që formojnë frontin, qëllimi i përbashkët mbetet të arrihet progresi dhe të përshpejtohen ndryshimet kushtetuese. “Unë nuk e di pse nxitet debati që do të pëçahet fronti, me sa duket është një segment i shoqërisë që i ka qejf përçarjet, por unë e kam dhe nga përvoja ime…
Tre persona janë arrestuar në Veles pasi gjatë një bastisje në shtëpinë e tyre u gjet drogë dhe armë. “Më 10.6.2024 rreth orës 16:00 në Veles, oficerët e policisë nga Departamenti për Tregti të Paligjshme me Drogë dhe Armë nga SPB Veles arrestuan S.T. (49), L.L. (37), R.S. (32) dhe S.L. (29), të gjithë nga Velesi”, thonë nga MVPB. Gjatë bastisjes në shtëpinë e S.T. dhe L.L., e kryer me urdhër gjyqësor dhe në bashkëpunim me Njësinë e Qenve të Policisë, ku janë zbuluar R.S. dhe S.L., te S.T. janë gjetur dhe sekuestruar substancë e bardhëpluhur dhe një peshë digjitale,…
Presidenti amerikan Joe Biden, i ka bërë thirrje Hamasit të dëshmojë se dëshiron t’i japë fund luftimeve në Gaza duke pranuar marrëveshjen e armëpushimit që u miratua dje nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. “Këshilli i Sigurimit i OKB-së sapo miratoi rezolutën tonë që i bën thirrje Hamasit të pranojë marrëveshjen për të vendosur një armëpushim me lirimin e pengjeve,” shkroi Biden në X. “Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim. Kjo marrëveshje është një mundësi për të provuar se ata e duan këtë”, shtoi ai. Hamasi lëshoi një deklaratë duke përshëndetur rezolutën e OKB-së pak pasi ajo kaloi, duke thënë…
Shkup, 11 qershor 2024 (MIA) – Siguria energjetike dhe energjia e gjelbër janë dy prioritetet që do duhet të tejkalojnë politikat partiake, porositi sot ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler. Duke iu drejtuar edicionit të shtatë të Forumit energjetik të Maqedonisë (FEM) që mbahet në Shkup, Ageler tha se Maqedonia e Veriut në masë të madhe është rikuperuar nga mjedisi i paqëndrueshëm energjetik, por ka ende sfida reale para vetes. Sipas saj, vendi duhet të përfundojë gazsjellësin me Greqinë i cili do të eliminojë, siç tha ajo, “varësinë nga Rusia dhe kërcënimet e caktuara rreth furnizimit”. “Me interkonektorin, Maqedonia e…
Gjevgjelia, Bogdanci, Vallandova dhe Dojrani sot dhe nesër në fazë portokalli, pasi që Qeveria ka mbajt seancë të jashtëzakonshme për shkak të paralajmërimeve për valë të nxehtë në shtet dhe ka miratuar rekomandime. Do të preket edhe territoret e rajonit të Shkupit dhe Vardarit, por të fazës së verdhë (alert – gatishmëri). Në këto rajone do të jenë në fuqi rekomandimet e përgjithshme. Nga Instituti i Shëndetit Publik dhe alarmi i motit i Institutit për Çështje Hidrometeorologjike janë marrë informacione se më 11 dhe 12 qershor territori i qyteteve Gjevgjeli, Bogdanc, Vallandovë dhe Dojran do të përfshihet me temperatura të…
Policia e Kosovës ka njoftuar se në një objekt të braktisur në Graçanicë të hënën janë gjetur dy granata dore. Sipas njoftimit të Policisë ato janë tërhequr nga njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe KFOR-it. “Gjatë kryerjes së punimeve në një objekt të braktisur, janë gjetur dy mjete të dyshimta (granata dore), të cilat janë tërhequr nga njësitet e FSK-se dhe KFOR-it në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin 24-oërsh të Policisë.
10 Qershori përmbledh dy ngjarje me rëndësi jetike për kombin tonë, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit më 1878-tën dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës nga trupat pushtuese serbe në vitin 1999. Më shumë se një shekull i ndan këto dy ngjarje, por kjo distancë kohore nuk ua prish përbashkinë, atë të trimërisë dhe ndërgjegjes së zgjuar kombëtare të bashkimit rreth kauzës së drejtë e të pastër të lirisë së kombit tonë. Në frymën atdhetare të atij kuvendi historik në Prizren që asokohe vulosi fatin e ekzistencës së indit kombëtar në të gjitha trojet tona, kanë zanafillën e themelimit Lëvizja Popullore e Kosovës,…