Shqiptari i dytë i zgjedhur në Parlamentin Evropian, është Kandidati i Partisë Socialdemokrate Suedeze, Adnan Dibran. 39 vjeçari me origjinë nga Koshtova e Mitrovicës me familjen e tij jeton dhe vepron në qytetin Varberg të Suedisë. Ai ka një karrierë të bujshme politike në radhët e socialdemokratëve suedez. Ai deri tani ishte deputet në Parlamentin e Suedisë. Adnani gjatë 5 viteve të ardhshme do të jetë në Parlamentin Evropian bashkë me Alba Kokalarin, kandidaten tjetër shqiptare nga Suedia që po ashtu fitoi mandatin e eurodeputetes.
Author: BILD
Për nder të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës, rrugët e Prishtinës janë dekoruar me flamuj të vende anëtare të NATO-së. Për këtë ka shkruar kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexhaj. “Rrugët e Prishtinës janë zbukuruar me flamuj të vendeve anëtare të NATO-s në prag të Ditës së Çlirimit të Kosovës javën e ardhshme, si një falënderim për të gjithë ata për kontributin për çlirimin e vendit”, ka shkruar Rexhaj.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të qëndrojë sot në Egjipt dhe Izrael, në kuadër të përpjekjeve të tij për të siguruar armëpushim në Gazë. Ai do të takojë presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, në Kajro përpara se të udhëtojë në Izrael, ku do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Gjatë javës, diplomati i lartë amerikan do të udhëtojë gjithashtu në Jordani dhe Katar. Lufta në Gazë ka nisur tetorin e kaluar, kur Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – ka sulmuar Izraelin, duke vrarë mbi 1.200…
Ka pritshmëri shumë të mëdha, si zakonisht, për të ditur se çfarë do të ofrojë “Euro 2024”, i cili do të zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori, dita e hapjes, deri më 14 korrik, dita e finales. Nëse pak ditë më parë AI ‘OpenAI’ na zbuloi se favoriti i madh për të ngritur kupën në fund të turneut është Franca, rezulton se kombëtarja që mund të dështojë keq nuk është askush tjetër, veçse Gjermania mikpritëse. Kjo kombëtare nuk është duke përjetuar vitet e saj më të mira. Një nga arsyet kryesore janë padyshim problemet që po ndodhin në pankinën gjermane.…
Ylli i kinematografisë turke, Neslihan Atagul Dogulu, ka hapur së fundmi platformën më të re në të cilën do të publikojë të gjitha projektet e saj të reja. Sistemi tashmë zyrtarisht i hapur, është emërtuar me inicialet e para të emrit të aktores, “NADpresent”. Atagul u shpreh në një postim në rrjetet sociale se në këtë mënyrë do të paraqiste hapa inovativë në botën e artit dhe menaxhimin e karrierës së saj profesionale. “Ne kemi krijuar zyrtarisht sistemin me të cilin kemi punuar prej kohësh. Jam shumë e emocionuar dhe e frymëzuar njëkohësisht. Falenderoj ekipin për punën fantastike dhe të…
Shqipëria fitoi edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit në “Haladas Sportkomplexum” me rezultatin 3-1. Kuqezinjtë dominuan takimin dhe golat i shënuan Nedim Bajrami, Rey Manaj dhe Qazim Laçi. Shqipëria e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Azerbajxhanit: Thomas Strakosha (GK), Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti (C), Mario Mitaj, Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Nedim Bajrami, Taulant Seferi, Jasir Asani dhe Armando Broja. Shqipëria dominoi takimin që në startin e ndeshjes dhe kuqezinjtë e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 11-të. Nedim Bajrami realizoi një supergol falë një goditje të fortë dhe të befasishme nga jashtë zone. Në…
Manuel Neuer do të jetë portieri titullar te Kombëtarja e Gjermanisë në Kampionatin Evropian. Këtë e ka konfirmuar trajneri i gjermanëve, Julian Nagelsmann. “Nuk do të diskutoj për rolin e portierit, Manuel Neuer është dhe do të jetë titullar”, u shpreh Nagelsmann. “Nuk do të lejoj të lindë asnjë diskutim, edhe nëse të gjithë përpiqen të fillojnë një të tillë”. Gjermania është në grup me Zvicrën, Hungarinë dhe Skocinë.
Gjatë ditës së sotme (e premte) është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Fronti Europian. Në takim ishin të pranishëm Aleksandar Nikoloski, Vlado Misajlovski, Nikola Micevski dhe Stefan Andonovski, ndërsa nga koalicioni Frontit Evropian ishin Menduh Thaçi, Blerim Bexheti, Faton Ahmeti dhe Elmi Aziri. Në takim u diskutua për ndryshimet e propozuara të Ligjit për Organizimin e Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, me ç’rast nga VMRO-DPMNE-ja u arsyetuan se ndryshimet e ligjit, të cilat duhet të sjellin efikasitet më të madh, transparencë dhe reforma, si dhe racionalizim. Ligji është hartuar me mbështetjen e…
Në dritën e arrestimeve të fundit në Ferizaj, për të cilat disa media raportuan se njëri prej të arrestuarve për spiunazh për BIA-n serbe është babai i gazetarit Zekirja Shabani, i cili ishte aktiv në fushatën zgjedhore në mbështetje të koalicionit VLEN dhe kryetarit aktual të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashit, Arbër Ademi nga radhët e BDI-së tha sonte për “Lokalno” se opinioni duhet të shqetësohet seriozisht. “Shqetësimi i opinionit publik duhet të përkthehet në veprim të menjëhershëm institucional si dhe në përgjegjësi minimale morale nga Afrim Gashi për bashkëpunim me strukturat serbe gjatë gjithë fushatës, e ndoshta…
Zëdhënësi i ASH-së, pjesë e Frontit Europian, Arben Zeqiri në rrjetin social Facebook shkruan se me ndryshimet e reja ligjore VLEN-it i mbetën vetëm tezgat, ndërsa VMRO-DPMNE-ja merr ekonominë si tërësi. “Me ndryshimet e reja ligjore, ministrisë së ekonomisë i merren: energjetika, minierat dhe ekonomia / tregëtia e jashtme. Energjetika dhe minierat do të jeni ministri në vete që do të udhëhiqen nga kuadër i VMRO-DPMNE, ndërsa ekonomia me jashtë do të jetë në kuadër të MPJ, përsëri kuadër i VMRO-DPMNE-së. Ministrit të ekonomisë nga radhët e VLEN do t’i ngelin vetëm tezgat”, shkruan Zeqiri.