Author: BILD

Apple do të nxjerrë një aplikacion të ri, Passëords që do të prezantohet në Worldwide Developers Conference më 10 qershor, raporton Bloomberg. Aplikacioni do të ruajë të dhënat e hyrjes në platforma të ndryshme dhe do të jetë pjesë e versioneve të përditësuara iOS 18, iPadOS 18 dhe macOS 15. Aplikacioni do t’i kategorizojë të dhënat në sektorë si llogaritë, rrjetet Wi-Fi dhe ‘passkey’. Ai do të lehtësojë hyrjen e përdoruesve në faqe interneti dhe programe të ndryshme. Sistemi i ri mbështetet në Keychain, sistemin e iCloud që ruan fjalëkalimet e përdoruesit dhe të dhëna të tjera të rëndësishme që…

Read More

Ndërsa i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës për të goditur objektiva brenda Rusisë, presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se autorizimi është bërë vetëm për objektiva specifike rreth kufirit. “Armët amerikane janë të autorizuar të përdoren në afërsi të kufirit për të sulmuar objektiva specifike. Ne nuk po autorizojmë sulme 200 milje në Rusi. Ne nuk po autorizojmë sulme në Moskë, në Kremlin.” Autorizimi i Uashingtonit shënon ndryshimin e politikës nga Biden, i cili kishte refuzuar me vendosmëri të lejonte Ukrainën të përdorte armatimin amerikan për sulme brenda Rusisë. Në ceremoninë e 80 vjetorit që shënoi fundin e Luftës së…

Read More

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka prezantuar planin e tij për të integruar yllin e Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, në skuadrën kombëtare para Euro 2024. Ronaldo, i njohur për sukseset e tij në Real Madrid dhe Manchester United, ka marrë një javë pushim pas përfundimit të sezonit të Ligës Saudite në Pro. Martinez ka bërë të ditur se Ronaldo dhe Ruben Nevez i Al-Hilal do të bashkohen me skuadrën e tyre të premten. Megjithatë, ata nuk do të luajnë në miqësoren kundër Kroacisë të nesërmen, por do të përgatiten për ndeshjen e hapjes kundër Republikës Çeke në Euro 2024 në Gjermani.…

Read More

Në një debat të ashpër, Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur mbështetjen e tij për dëbimin e kriminelëve të dhunshëm të lindur nga jashtë vendit, pavarësisht prej origjinës së tyre, duke përfshirë edhe Sirinë dhe Afganistanin. Kjo deklaratë vjen pas një incidenti tragjik ku një azilkërkues afgan dyshohet se vrau një oficer policie në një tubim politik. Scholz theksoi se kriminelët e tillë duhet të deportohen, edhe nëse vijnë nga vende të konfliktuara si Siria dhe Afganistani. Ai gjithashtu paralajmëroi kundër përdorimit të ngjarjeve të tilla për të nxitur ksenofobinë, duke theksuar se çdo person në Gjermani duhet të jetë…

Read More

Anëtari ri në elitën e futbollit vendor, klubi I futbollit Besa e Dobërdollit, nga dita e sotme në radhët e veta ka angazhuar portierin e njohur 36 vjeçarin Kostadin Zahov i cili cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Voska Sport nga Ohëri. Lajmin për angazhimin e këtij portierë me përvojë të madhe në futbollin vendor ekskluzivisht për Klan Maqedoni e konfirmuan drejtuesit e klubit nga Dobërdolli, të cilët pohuan se me portierin kanë firmosur kontratë një vjeçare me mundësi që at ta vazhdojnë edhe për një vit varësisht nga nevoja. Zahov për plot nëntë sezone ishte pjesë e…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi është sqaruar për deklaratën e tij se “Kosova është atdheu im”, e cila u komentua shumë në opinion, madje edhe nga mandatari për formimin e Qeverisë, Hristijan Mickoski. Gashi thotë se vendlindja e tij është Maqedonia e Veriut, ndërsa shpjegon se në deklaratën e tij në intervistë për RTK, ka deklaruar se Kosova është atdheu i prindërve të tij. “Kur flasim per temën e atdheut, unë jam në dijeni për akuzat dhe deformimet nga media të ndryshme, të cilat përpiqen që ashtu ta tërheqin vëmendjen. Si kryetar i Kuvendit të të gjithë qytetarëve të Republikës…

Read More

Shumica dërrmuese e përfaqësuesve në parlamentin gjerman, Bundestag, janë pro vazhdimit të dy misioneve të Bundeswehrit në Ballkan. Përveç koalicionit në pushtet të tri partive (SPD, të Gjelbërit dhe Liberalëve), partitë opozitare kristiandemokrate CDU dhe CSU gjithashtu i dhanë mbështetje propozimit të qeverisë gjermane për zgjatjen e mandatit të misionit të KFOR-it në Kosovë të mërkurën (5 qershor) në leximin e parë. “Na duhet KFOR-i i aftë për veprim për të reduktuar potencialin e vazhdueshëm për konflikte dhe përshkallëzim në veri të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, tha përfaqësuesi i demokristianëve në Bundestag, përgjegjës për politikën e mbrojtjes, Florian…

Read More

I pyetur se si e komenton deklaratën e kryeparlamentarit të ri Afrim Gashi, i cili në deklaratën e tij thotë se atdheu i tij është Kosova, mandatari dhe lideri i ardhshëm i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot u përgjigj se nuk e ka dëgjuar deklaratën, por tha se personalisht ka dëgjuar nga Gashi se atdheu i tyre i përbashkët është Maqedonia. Mirëpo, siç tha Mickoski, nëse ka pasur një deklaratë të tillë, atëherë Gashi duhet të kërkojë falje. “Mendoj se atdheu i tij është Maqedonia dhe nga ajo që kam diskutuar kam dëgjuar personalisht nga Gashi se atdheu ynë i përbashkët…

Read More

Ditën kur në Normandi përkujtohet 80-vjetori i zbarkimit të aleatëve që çoi në fundin e Luftës së Dytë Botërore, shtohet sërish retorika nxitëse e një konflikti të ri të madh në Europë. Presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi sërish Perëndimin me armë bërthamore, tani që gjithmonë e më tepër vende të NATO-s po i japin leje Ukrainës të përdorin armët e tyre me rreze të gjatë veprimi për të goditur territorin rus. “Perëndimi beson se Rusia nuk do i përdorë kurrë armët bërthamore. Ne kemi një doktrinë atomike dhe kur kërcënohet sovraniteti ynë, i konsiderojmë ato si një mjet për t’u…

Read More

UEFA ka publikuar aplikacionin zyrtar EURO 2024, i cili do t’u vijë në ndihmë tifozëve me informacione të rëndësishme mbi ndeshjet, qytetet ku do të luhen ndeshjet, fan zone, skuadrat, lojtarët dhe biletat. Seksioni i biletave është shumë i rëndësishëm, pasi tifozët që kanë biletë për të parë ndeshje në stadium, mund të përfitojnë një Free Pass, i cili u mundëson udhëtimin falas për 36 orë, nga ora 06:00 e ditës së ndeshjes, deri në orën 18:00 të ditës tjetër. Kjo biletë udhëtimi falas përfshin rrjetin rajonal të transportit publik dhe ulje në rrjetin DB dhe Interrail, njofton Federata Shqiptare…

Read More