Ariu ka sulmuar bagëtitë në Raven të Gostivarit ku 6 dele prej tyre i ka vrarë, njofton Klan M. Lajmin e bëjnë të ditur nga Qendra për menaxhim me kriza ku thuhet se ngjarja ka ndodhur më 11 Qershor. “Një ari ka sulmuar bagëtitë në fshatin Raven të Gostivarit ku sipas pronarit 6 dele prej tyre janë vrarë dhe janë ngrënë nga ariu. Denoncuesi në QMK tha se kjo ka ndodhur para dy ditëve më 11 Qershor” thuhet në njoftimin e QMK-së e cila pas kësaj ngjarje ka dalë në terren për tu njoftuar me situatën nga afër. /tvklan.mk/
Author: BILD
Moti i keq ka përfshirë destinacionin e njohur turistik, atë të ishullit të Majorkës në Spanjë. Si pasojë aeroporti “Son Sant Joan”, i treti më i madhi në vend u paralizua. Pista e aeroportit u përmbyt plotësisht, duke e bërë të pamundur funksionimin normal. Aeroporti aktivizoi planin e tij të emergjencës dhe fluturimet për në Mallorca u devijuan përkohësisht në aeroporte të tjera të Spanjës. Aena, operatori i aeroportit Palma de Mallorca, konfirmoi se kishte përmbytje në disa hyrje të objektit dhe në ndërtesën e terminalit. Trafiku i pasagjerëve në aeroportin e Palma de Mallorca vitin e kaluar arriti në…
Nuk ka përparim në promovimin e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut, është konstatimi i Komitetit të Helsinkit në raportin për vitin 2023. Në të thuhet se nuk është bërë ndonjë progres i rëndësishëm në sistemin ligjor dhe institucional për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në raport analizohet hartimi i Kodit të ri Penal, pas të cilit në shtator të vitit 2023 Komiteti i Helsinkit, si anëtar i grupit të Projektit për reformat në drejtësi, u tërhoq nga pjesëmarrja e mëtejshme sepse u bë e pakuptimtë pjesëmarrja në një procedurë që në thelb legjitimon paligjshmërinë. “Ulja e…
Pas Alen Jasharovskit , portierit Zahov, nga Voska Sport është larguar edhe sulmuesi Fatjon Jusufi . “Po është e saktë se pas përfundimit sezonit më ka përfunduar edhe kontrata me ekipin Voska Sport. Kjo do të thotë se jam lojtar i lirë. Për momentin kam disa oferat por të njejtat do ti publikoj kur ato të bëhen zyrtare. ”Në kampionatin e ri do të kem klub të ri kjo është e sigurt. KF Voska Sportit i dëshiroj suksese në kampionatin e ri” tha futbollisti Fatjon Jusufi Sa i përket ekipit Voska Sport që sezoni e kaluar ishte një nga ekipet…
Në Kuvendin e Kosovës sot mbahet seancë solemne me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të vendit tonë. Seanca ka filluar me ngritjen e të pranishmëve në sallë për të respektuar himnin shtetëror dhe atë kombëtar, përcjell Klankosova.tv. Më pas, në kuvend është mbajtur një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim mëngjesin e sotëm, homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begajn. Pasi takimi u zhvillua pa praninë e mediave, e para e shtetit të Kosovës, ka bërë një postim në rrjete sociale. “Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”, ka shkruar Osmani, duke ndarë edhe disa fotografi nga pritja për Begajn.
Komisioneri Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn shprehu inkurajimin e tij për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, që të respektojnë Marrëveshjen e Prespës dhe të punojnë për perspektivën evropiane të secilit vend, por edhe për të ndihmuar vendet fqinje. Ai tha se është i shqetësuar për Maqedoninë e Veriut, ndërsa kërkoi që të respektohet Marrëveshja e Prespës. “Sa i përket rastit me Maqedoninë e Veriut, kjo më shqetëson. Ne vetëm mund t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve, përfshirë veçanërisht qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, që t’i përmbahen Marrëveshjes së Prespës dhe të punojnë për perspektivën…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar popullin e Kosovës në përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s. Përmes një postimi në Facebook, ai shkroi: Me një urim nga zemra të gjithë popullit të Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Pos këtij urimi, kreu i qeverisë shqiptarë ka uruar edhe anëtarët e Partisë Socialiste e cila mbush 33 vjet që nga themelimi i saj. “Me një përqafim çdonjërit prej 93 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë 33 vjetor të lindjes së saj, si edhe me…
Abuzimi me përdorimin e rrjetit internet veçanërisht gjatë fazës së adoleshencës ka pasoja afatgjata në jetë, pasi ul ndjeshëm ndërveprimin mes zonave të ndryshme të trurit, krijon humbje dhe redukton aftësinë për socializim, për të ushqyerin dhe gjumin. Preken të gjitha këto duke krijuar vërtet varësi, që në rastet më të rënda çon në izolim total të personit. Janë analizuar të dhënat e 237 adoleshentëvetë diagnostikuar me varësi ndaj internetit, që karakterizohet nga një paaftësi për t’i rezistuar impulsit për të përdorur internetin dhe që ndikon negativisht në mirëqenien e personit. Por edhe në jetën sociale, akademike dhe profesionale. Nga…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan M, foli për çështjen e majorizimit politik në Maqedoninë e Veriut, ku duke iu referuar Marrëveshjeve të Ohrit dhe Prespës, të cilat kanë qenë pjesë e diskutimeve politike, Sela ka theksuar se po bëhet padrejtësi në lidhje me mbivotimin dhe pengimin e bashkësive tjera ndëretnike. Sipas Selës, forma e badenterit në parlament ka adresuar disa nga këto shqetësime, por ka ende punë për të bërë për të rregulluar majorizimin që po ndodh në masë. “Janë disa marrëveshje që janë nënshkruar, si Marrëveshja e Ohrit dhe…