Author: BILD

Arjanit Hoxha kryetar i Partis Demokratike Evropiane në Akademinë Solemne “25 vjet – Kosova e Lirë” të organizuar me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite si një moment i lavdisë për Kosovën dhe popullin e saj. “Ky është një moment i lavdisë historike, duke festuar pas 25 viteve çlirimin e Kosovës nga barabarët serb,” tha Hoxha. Ai shtoi se festa nuk është e plotë përderisa liderët që kanë luftuar për liri po gjykohen në Hagë, duke shprehur shpresën që ata do të festojnë lirinë në vitet e ardhshme. Hoxha vlerësoi Kosovën si…

Read More

Në një urdhër ekzekutiv të firmosur më 13 qershor 2024, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës rithekson masat ndëshkuese nga viti 2001 kundër të gjithë personave që punojnë kundër Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e veriut. Më 26 qershor 2001, me Urdhrin Ekzekutiv 13219, Presidenti shpalli emergjencë kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor në përputhje me Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente (50 U.S.C. 1701 e më tej) për t’u marrë me kërcënimin e pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj vendit. Siguria dhe politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara, e përbërë nga veprimet e personave të përfshirë në, ose…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin. Begaj e përgëzoi Xhaferin për udhëheqjen e zgjedhjeve në parametrat më demokratikë, duke nxjerrë në kohë rezultatet dhe pa kontestime, njofton Klankosova.tv. Tutje, presidenti shqiptar përmes një postimi në Facebook thotë për kryeministrin shqiptar, se vizioni i tij, dhe përkushtimi i tij tregon sërish se shqiptarët janë një faktor vendimtar në formimin e shtetit në Maqedoninë e Veriut.

Read More

VLEN dhe VMRO kanë propozuar që në momentin që një kryetar komune kandidon për zgjedhjet parlamentare, në vend të tij të caktohet një ushtrues detyre, por Blerim Bexheti nga Fronti Europian tha se nuk e kanë parë një propozim të tillë e pasi të informohen rreth kësaj do të deklarohen. Ndërsa kur u pyet nëse janë të gatshëm për zgjedhje, Bexheti tha se gjithmonë kanë qenë të gatshëm dhe se asnjëherë nuk kanë ikur nga zgjedhjet. “Ne, asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet. Gjithmonë kemi qenë të përgatitur”, tha Bexheti.

Read More

Ndeshja Shqipëri-Itali ka ngjallur entuziazëm dhe emocione edhe në Kumanovën e Taulant Seferi. Më datë 15.06.2024 me fillim nga ora 19:30 fillon festa në parkingun e “Cafe Bar Eliba”, për të përjetuar atmosferën unike të kampionatit të futbollit . Mos e humbisni mundësinë për të parë ndeshjen Itali – Shqipëri live në led monitor në një ambient fantastik të hapur ku do të ju argëtoj dhe dj Dina.

Read More

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, “Fronti Europian” nesër, (e premte) organizon Akademi Solemne në Teatrin Shqiptarë në Shkup. Për organizimin e kësaj Akandemije kanë njoftuar nga “Fronti Europian”. Ngjarja zyrtarisht do të fillojë nga ora 14:00. Nga Fronti për këtë ngjarje kanë ftuar edhe mediat. “Fronti Europian ka nderin të ju ftojë në Akademinë Solemne me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës e cila do të mbahet ditën e premte, më 14 qershor 2024, me fillim në ora 14:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup”, thuhet në njoftim

Read More

Shtetet e Bashkuara vendosen në listën e sanksioneve 300 subjekte të reja biznesi, përfshirë një kompani ruse me bazë në Beograd. Sipas faqes së Departamentit të Thesarit të SHBA-së, në listë është edhe kompania “BASSIRE GROUP DOO”. Kompania është themeluar në shkurt të vitit 2023 dhe është e angazhuar në tregtinë me shumicë të kompjuterëve, pajisjeve kompjuterike dhe softuerëve. Drejtori dhe pronari i kompanisë është shtetasi rus, Nikolai Levin. Në shpjegimin e Thesarit thuhet se qëllimi i sanksioneve është t’i mohojnë Rusisë qasjen në produktet dhe shërbimet e nevojshme për të ruajtur prodhimin ushtarak për luftën në Ukrainë. Ndër subjektet…

Read More

Platforma e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, ka filluar të fshehë nga publiku “pëlqimet” e përdoruesve, për të mbrojtur privatësinë dhe për të lehtësuar frikën “e tensionuar” të hakmarrjes për pëlqimin e përmbajtjes. ”Së shpejti do të mund të pëlqeni pa u shqetësuar se kush mund ta shohë atë”, shkroi Haofei Wang, drejtor i inxhinierisë në X, muajin e kaluar në një postim, përcjell klankosova.tv. ”Pëlqimet publike po nxisin sjelljen e gabuar”, shtoi ai. Pronari i X, Elon Musk konfirmoi ndryshimin të martën, duke thënë se është “e rëndësishme t’i lejosh njerëzit të pëlqejnë postimet pa…

Read More

Rritet niveli i sigurisë në kuadër të Serbi-Angli, ndeshje debutuese e kombëtares së “Tre Luanëve” në Kampionatin Evropian të Futbollit, në Gjermani, të cilën policia vendase e vlerëson si takimin me rrezikshmërinë më të lartë të incidenteve në të gjithë turneun. Alarmi ka të bëjë veçanërisht me mbërritjen e rreth “500 huliganëve serbë në kërkim të dhunës”, të pajisur me mjete të mundshme luftarake nga burime të policisë gjermane. Për ta përballuar precipitimin e mundshëm të situatës, autoritetet lokale kanë forcuar ndjeshëm mbikëqyrjen, duke njoftuar shtimin në terren të 1300 oficerëve të tjerë. Ndër ultrasit më të frikshëm evropianë janë…

Read More

Një sulm me raketa balistike ruse në qytetin ukrainas, Krivi Rih, vrau të paktën tetë persona dhe plagosi 21, përfshirë fëmijë. Kështu ka njoftuar në Telegram ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko. Sulmi dëmtoi një ndërtesë administrative dhe një bllok apartamentesh, sipas autoriteteve ukrainase. Krivi Rih, një qytet i madh në rajonin e Dnjipropetrovsk, që është vendlindja e presidentit Volodymyr Zelensky, ka qenë objektiv i sulmeve ajrore disa herë gjatë pushtimit rus të Ukrainës i cili ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Zelensky u përgjigj duke u bërë thirrje aleatëve të Ukrainës që të rrisin dërgesat e baterive të…

Read More