Aktori turk Orhan Aydın njoftoi se vajza dhe ish-bashkëshortja e tij ishin nën rrënoja pas tërmetit që preku dje edhe Hatayn. Aydin, i cili kërkoi ndihmë duke dhënë një adresë, tha se ish-gruaja e tij u nxor nga rrënojat dhe se por jo edhe vajza e tij. Orhan Aydın, i cili bëri një postim të ri, dha informacion duke thënë: “Vajza ime është ende nën rrënoja. Po i dëgjohet zëri. Ka të gjallë që përpiqen të dalin jashtë. Njerëzit janë të dëshpëruar. Dhimbja ime është e papërshkrueshme. Jam i shkatërruar për vendin tim”, ka shkruar ai në Twitter.
Author: Politiko
Këngëtarja nga Kosova Nita Latifi gjatë ditës së sotme ka rrëfyer në Big Brother Albania VIP 2 se para një viti e gjysmë është përballur me tumorin në gji. Banorja e cila ka dhjetë ditë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka rrëfyer se ani pse ajo e kishte hequr pjesën tumorale para një viti e gjysmë, doktorët gjatë disa kontrollove që ka bërë sot, i kanë thënë se ajo ka ende diçka, por që është nën kontroll. Këtë rrëfim ajo e bëri, pasi siç tha ajo kishte katër ditë që kishte pasur shqetësime në atë…
Kiara dhe Luizi gjithashtu analizuan gjendjen e Bjordit, i cili u përfshi në lot, pasi votoi pro për të hequr 10 mijë euro nga çmimi i madh, për të nxjerrë Efin dhe Luizin nga dhoma ku ata do të qëndronin vetëm për tre ditë. Kiara u shpreh e zhgënjyer nga lëkundja, siç e cilësoi ajo, e Bjordit. Ajo dhe Luizi i qëndrojnë të njëjtit mendim, që Bjordi është krahu i djathtë i Oltës, ndaj u prek emocionalisht nga zgjedhja e tij, pasi në një farë forme i ktheu shpinën Oltës.
Pasi ka dalë nga dhoma ku qëndronte me Efin, Luizi ka nisur menjëherë sulmet ndaj banorëve që votuan kundër tij. Dhe një ndër to ishte Olta. Kjo e fundit i tha Luizit se gjithmonë do votojë kundër tij sepse nuk ka respekt për të ndërsa Luizi ia ktheu duke i thënë se do e bëjë të kërkojë vetë të dal jashtë. Biseda mes tyre: Luizi: Ti kur më sheh mua djersin Olta: Po, po dridhem Luizi: Djersin se e di ça të pret Olta: S’kam pikë respekti për ty Luizi: Do të bëj të kërkosh ndihmën e publikut për me…
Banorët e Big Brother VIP duket se kanë vënë në shënjestër Kiarën. Ishte Olta ajo që rihapi edhe njëherë temën lidhur me qëndrimin e saj, për raportin Luiz-Kiara. Ndonëse Kiara u përpoq të bindi Oltën se mendimi i saj është i gabuar, kjo e fundit tha se i qëndronte mendimit të saj që Luizi e dashuron atë, ndërsa Kiara nuk ndjen asgjë. E lodhur nga kjo situatë, Kiara i kërkoi Oltës të mos merrej më me të. Olta nga ana tjetër i tha Kiarës se nuk është fare objektivi i saj dhe se nuk po kërkon të merret me të.…
Barcelona nuk është e panjohur për polemika dhe ndërsa në pjesën më të madhe akuzat për shkeljen e rregullave janë kufizuar në kufirin e pagave nën drejtimin e Joan Laportas, një incident i ri ka dalë. Gazeta spanjolle El Confidencial, e cila zbuloi komunikimin midis Gerard Piques dhe Presidentit të RFEF, Luis Rubiales, thotë se ata kanë prova se klubi katalunas ka thyer rregullat me dhënien e kontratës për të rinovuar “Camp Nou” tek firma turke Limak. Pati mbikëqyrje në procesin e ofertave, duke përfshirë shkelje të rregullave të përcaktuara nga vetë statutet e klubit, nga Joan Laporta dhe bordi…
Haxhi Krasnqi do të rikthehet më në fund në ringun e boksit. Boksieri shqiptar do të jetë pjesë e natës së madhe të boksit “Hazrolli Boxing Gala”, që do të mbahet më 25 shkurt në “Audi Dome Munich”. Për momentin nuk dihet ende se kush do të jetë kundërshtar i ish-kampionit të botës në boksin profesionist. closevolume_off Boksieri junikas është i gatshëm për rikthimin e madh, ndërsa përmes këtij meçi synon t’i afrohet mundësisë për ta rikthyer titullin e kampionit të botës. Në natën e 25 shkurtit do të boksojë edhe shqiptari tjetër, Shefat Isufi, i cili do të mundohet…
Frank Lampard është shkarkuar nga posti i trajnerit të Evertonit. Ish-mesfushori i Anglisë u shkarkua pas humbjes së tmerrshme 2-0 të së shtunës kundër West Ham. Lampard largohet nga “Goodison Park” duke fituar vetëm 12 nga 44 ndeshjet e tij në krye të klubit, me 23 humbje – duke e lënë atë me një përqindje fitoresh prej 27 për qind. Evertoni, pas 20 ndeshjeve, renditet në vendin e 19-të, me 15 pikë të grumbulluara.
Chelsea, tashmë protagonist në këtë merkato të janarit, nuk ka hequr dorë nga Enzo Fernandez, mesfushori argjentinas që ishte zbulimi i Kupës së Botës Katar 2022. Siç raporton “Record”, drejtuesit e klubit londinez janë duke bërë një ofertë të re para mbylljes së merkatos. Benfica nuk bën zbritje, ku kanë theksuar se lojtari do të mundet të largohet nga Portugaluia nëse paguhen 120 milionë euro për të, pra klauzola e lirimit.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së dëshmorit të Kombit Nezir Demiri, zonjës Makfire Demiri. Ahmeti ndër të tjera shkruan se kombi shqiptar qëndroi në këmbë falë nënave që i rritën fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë. Statusi i plotë pa ndërhyrje: Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të zonjës Makfire Demiri, nënës së dëshmorit të kombit Nezir Demiri. E përjetshme në kujtimet e mia do të jetë forca dhe krenaria që kishte në homazhet që i bënim bashkë në kujtim të veprës heroike të birit të saj dhe…