Author: Politiko

Mjalti me kanellë është një recetë e lashtë që ka shumë përfitime për organizmin. Mjalti dhe kanella janë dy produkte të kuzhinës që janë të njohura për vetitë e tyre mjekuese dhe ushqyese. Mjalti është i fuqishëm kundër inflamacionit dhe alergjive, ndërsa kanella është e pasur me antioksidantë që shmangin sëmundjet dhe pakëson rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimit, në një faqe interneti që ofron lajme dhe këshilla për bujqësinë, blegtorinë, mjedisin dhe ushqimin, kombinimi i kanellës dhe mjaltit ofron shumë përfitime për organizmin. Të dyja përmirësojnë tretjen, luftojnë fryrjen, plogështinë, dhimbjet e kyçeve, rënien e flokëve, infeksionet e…

Read More

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryeministrin e Parë dhe ministrin e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve, Artan Grubi, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe Ejup Rustemi, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, sot morën pjesë në lëshimin në përdorim të drejtimit rrugor Podmolje-Strugë-Qafa Thanë. Rehabilitimi i rrugës shtetërore A2, përkatësisht segmentit Podmolje- Qafa Thanë ka kushtuar gati 8 milionë euro, kryeministri Kovaçevski theksoi se ky segment është i një rëndësie të jashtëzakonshme për këtë rajon, veçanërisht për nxitjen e bashkëpunimit rajonal, për mundësi të reja për lidhjet ekonomike, shkëmbimet kulturore dhe lidhjet mes njerëzve të…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, sot mori pjesë në Konferencën Ministrore “Unioni i zgjeruar, më i fuqishëm” në Berlin, organizuar nga Ministria Federale e Punëve të Jashtme. “Maqedonia e Veriut është testi i lakmusit për kredibilitetin e Bashkimit Evropian. Nga pikëpamjet e Juncker-it deri tek ato të von der Leyen disa ditë më parë, mund të dëshmoj në mënyrë empirike se Europa sot po përballet me një zgjim gjeopolitik, i cili duhet të sigurojë një investim gjeostrategjik në sigurinë e BE-së” theksoi Osmani. Në fjalën e…

Read More

Banorja e edicionit të parë të Big Brother Vip Kosova, Vivien Thano, pas ndarjes me reperin Getinjo vazhdimisht e thumbon atë me anë të deklaratave të ndryshme. Sot në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar një foto gjatë pushimeve me tekstin “Zoti më ka mbrojtur….përsëri”. Siç duket, Vivien nuk është aspak e penduar për ndarjen e saj me reperin Getinjo. Kujtojmë se lidhja e tyre e dashurisë ka filluar gjatë edicionit të parë të Big Brother Vip Kosova ku morën pjesë të dy.

Read More

Kosova është një nga shtetet që ka bërë përparim në demokraci në Evropë, sipas një raporti të botuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndihmë Zgjedhore (IDEA). Raporti vlerëson gjendjen e demokracisë në 173 vende të botës, duke përfshirë 17 metrika që lidhen me lirinë civile, sundimin e ligjit, zgjedhjet e besueshme dhe të përcaktuara në gjykimin. Sipas raportit, themeli i demokracisë po lëkundet mes një rritjeje të autoritarizmit në mbarë botën. Sundimi i vijës së ashpër nga liderët aktualë dhe të mëparshëm, duke përfshirë Vi Orbán në Hungari, Donald Trump në SHBA dhe Recep Tayyip Erdoğan në Turqi, ka kontribuar…

Read More

Kuvendi i Kosovës votoi sot vetëm një pikë të rendit të ditës, pasi opozita në shenjë pakënaqësie u largua nga seanca plenare. Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të mos votohen marrëveshjet dhe deklaratat ndërkombëtare në mbështetje të rezolutës së Parlamentit Evropian për dialogun Serbi-Kosovë. Nga rendi i ditës, i cili përfshinte katër projektligje dhe një deklaratë, u votua vetëm “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil”. Ky projektligj synon të rregullojë procesin e regjistrimit civil dhe të sigurojë njohjen e të drejtave themelore të qytetarëve. Pikat e tjera të rendit të ditës, që kanë të…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se vendi i tij do ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore, ndërsa do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes. Ai madje edhe ka paralajmëruar vizitë në Prishtinë lidhur me këtë çështje, ndërsa dhe konfirmon propozimin e tij se draft-statuti është dokument i BE-së, transmeton klankosova.tv. ”Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë në vazhdim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i AKS-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument…

Read More

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur objektiva në Libanin jugor pasi një celulë terroriste tentoi të lëshonte raketa antitank drejt Izraelit verior. IDF tha se goditi qelinë dhe dy pika lëshimi të raketave antitank në Liban dhe se nuk u raportua për të lënduar nga pala izraelite. Kjo është hera e dytë brenda një jave që Izraeli i përgjigjet zjarrit nga Libani jugor, ku dominon grupi Hezbollah i mbështetur nga Irani. Edhe të hënën, Izraeli gjuajti predha artilerie në Liban pasi gjashtë raketa u lëshuan nga atje, por nuk arritën në territorin izraelit. Përshkallëzimi i tensioneve…

Read More

Propozimi i Qeverisë për miratimin e Ligjit për Amnisti nuk mori mbështetjen e nevojshme në Kuvend. Në seancën e 129 të Kuvendit 66 deputetë votuan “kundër”, 17 “për” dhe 3 “të përmbajtur” mbi votimin e nevojës për miratimin e Ligjit për Amnisti. “Dënimi është diçka që është kryer, kurse amnistia është diçka që do të mundësojë socializim dhe efekt social. Synimi themelor është gjendja alarmante në burgje, ndërsa rekomandime dhe konkluzione janë dhënë nga shumë institucione përkatëse, tha në sqarim ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, i cili është propozues i ligjit. Para fillimit të seancës, Lloga u ka shpërndarë deputetëve…

Read More

West Ham Unitedi e ka eliminuar Arsenalin nga Kupa EFL dhe është kualifikuar në çerekfinale të garës. West Ham Unitedi të mërkurën në mbrëmje fitoi në “London Stadium” me rezultatin 3:1. Ben White shënoi autogol në minutën e 16-të, ndërsa vendësit në pjesën e dytë realizuan edhe dy gola tjerë. Mesfushori ganez Mohammed Kudus në minutën e 50-të dhe sulmuesi anglez, Jarrod Bowen, dhjetë minuta më vonë, i dhanë epërsinë 3:0 skuadrës së West Hamit. Martin Odegaard ndërkohë në minutën e gjashtë të kohës shtesë, shënoi për rezultatin përfundimtar 3:1.

Read More