Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet të fillojë tani dhe të finalizohet me anëtarësimin
    MAQEDONI

    Integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet të fillojë tani dhe të finalizohet me anëtarësimin

    03/11/2023
    Facebook Twitter Email

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, sot mori pjesë në Konferencën Ministrore “Unioni i zgjeruar, më i fuqishëm” në Berlin, organizuar nga Ministria Federale e Punëve të Jashtme.

    “Maqedonia e Veriut është testi i lakmusit për kredibilitetin e Bashkimit Evropian. Nga pikëpamjet e Juncker-it deri tek ato të von der Leyen disa ditë më parë, mund të dëshmoj në mënyrë empirike se Europa sot po përballet me një zgjim gjeopolitik, i cili duhet të sigurojë një investim gjeostrategjik në sigurinë e BE-së” theksoi Osmani.

    Në fjalën e tij, Ministri iu referua konceptit “Më shumë integrim, para anëtarësimit në BE”, si një nga modalitetet për të arritur në mënyrë efektive ekonomitë e vendeve anëtare të BE-së dhe për të kapërcyer hendekun që aktualisht po zgjerohet në vend që të ngushtohet. Njëherazi, ai përshëndeti Planin e Zhvillimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, të prezantuar nga Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen, i cili plotësohet me këtë koncept.

    Lidhur me debatin për nevojën e reformave të brendshme në mënyrë që vendet të jenë të gatshme për t’i bashkuar Unionit si anëtarë të rinj në një të ardhme të parashikueshme, Osmani tha se reformat duhet të trajtohen si komplementare me zgjerimin, e jo si njëra që e përjashton tjetrën apo njëra të jetë parakusht për tjetrën.

    “Pas 20 vitesh nga Agjenda e Selanikut, është e nevojshme të ndryshohet qasja aktuale bazë e gjithçkaje ose asgjëje, ku një vend për sa kohë që nuk është anëtar i Unionit nuk është i përfshirë në politikat apo institucionet e BE-së ose nuk ka qasje në fondet e BE-së. Në vend të kësaj, çdo kandidat, përmes zbatimit të suksesshëm të reformave dhe harmonizimit të politikave të tij me ato të BE-së, duhet të përparojë me ritmin e vet përmes integrimit gradual”, theksoi Osmani.

    Ministri foli në pjesën e parë të konferencës, së bashku me Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Analena Berbok, të Sllovenisë, Tanja Fajon dhe të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

    Konferenca Ministrore, që synon shkëmbimin e pikëpamjeve mbi gatishmërinë e Unionit për zgjerim dhe gatishmërinë e vet shteteve të ardhshme anëtare për anëtarësim, u zhvillua pak përpara se Komisioni Europian të publikojë paketën e tij të zgjerimit së bashku me raportet për vendet kandidate, të cilat do të japin rekomandime për hapat konkretë që do të vendosen nga Këshilli Europian në dhjetor.

    Në margjinat e konferencës, Osmani zhvilloi takime bilaterale me kolegët e tij nga vendet anëtare të BE-së dhe rajoni.

    Aktuale
    Previous ArticleVivien “thumbon” Getinjon, publikon foto me një mesazh
    Next Article Me rrugën e re të rehabilituar Podmolje-Strugë-Qafë Thanë mundësohet bashkëpunim më intensiv rajonal, rritje ekonomike dhe progres

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.