Author: Politiko

Kejvina dhe Luizi kanë pasur një raport shumë të luhatur që nga fillimi i Big Brother Vip deri në përfundim. Rrugëtimi i tyre në hapat e parë ishte super miqësor. Madje modelja i jepte bluzat e saj këngëtarit. Më pas raporti i tyre agravoi dhe modelja i gjuajti me shuplakë në mes të spektaklit. Luizi pavarësisht përplasjes mbante veshur bluzën e modeles deri në momentin që Kiara i kërkoi ta hiqte. Pavarësisht raportit me Kiarën modelja kërkoi falje publikisht për reagimin e saj ndaj Luizit. Ajo e suportoi deri në momentin që përfundoi Big Brother Vip. Raporti mes tyre është…

Read More

Në fshatin Soqanicë të Leposaviqit është raportuar se është shtënë me armë zjarri nga një veturë. Policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një AK-47. Sipas policisë, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë. Rasti është duke u hetuar. Njoftimi i plotë i policisë: SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Fsh. Soqanicë, Leposaviq 22.05.2023 . Është raportuar nga një qytetar, se nga një veturë është shtënë me armë zjarri, policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një AK-47. Gjatë kryerjes së detyrës dhe…

Read More

Dy vite pas divorcit, Kim Kardashian ka ndarë reflektimin e saj mbi marrëdhënien me ish-bashkëshortin Kanye West. Në një intervistë në podcast-in “On Purpose with Jay Shetty”, ajo e bëri të qartë se “gjendet mirë” aktualisht dhe ka mësuar që “s’mund të ndihmosh njerëzit që nuk duan ndihmë”. Pa e përmendur emrin e reperit, Kim u shpreh: “S’mund t’i imponosh bindjet e tua dhe t’i projektosh tek dikush që mendon se diçka është totalisht ndryshe. Është mirë të kesh pikëpamje të ndryshme. Është arsyeja pse bota rrotullohet”, shpjegoi ajo. “Por nëse nuk përputheni në moral dhe vlerat thelbësore, është në…

Read More

Presidenti Bajram Begaj, priti sot senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët po vizitojnë Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal. Ata shoqëroheshin në këtë takim nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Presidenti Begaj përshëndeti vizitën e dy senatorëve amerikanë dhe vlerësoi vëmendjen dhe interesin në rritje të Kongresit amerikan për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vizitat e shumta kohët e fundit, jo vetëm nga zyrtarë të administratës amerikane të ngarkuar me Ballkanin Perëndimor, por edhe të përfaqësuesve të dy dhomave të Kongresit, janë shprehja më e mirë e kësaj vëmendje në rritje. Presidenti Begaj, vlerësoi gjithashtu…

Read More

“SERBËT DUHET TË KTHEHEN NË INSTITUCIONE, E MË PAS ASOCIACIONI” Një ditë pasi senatorët amerikan kërkuan sërish themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se për këtë cështje nuk duhet të ketë e as nuk ka kushtëzime. Madje ai e ka cituar në deklaratë të shteteve të QUINT-it, që sipas tij, kanë deklaruar se pa u kthyer serbët në institucione nuk ka Asociacion. ”Unë mendoj që marrëveshja nuk ka kushtëzime, është gabim që të ketë kushtëzime. Vendet e QUINT-it kanë thënë se nuk ka Asociacion pa u kthyer serbët në vendet…

Read More

Një kosovare 28-vjeçare dyshohet se u vra nga një burrë 37-vjeçar, të shtunën në një parking në Aachen të Gjermanisë. Sipas mediumit lokal gjerman, dorasi është partneri i ndarë i viktimës. Raportohet se i dyshuari ishte vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e së shtunës. Mediumi gjerman shkruan se nga prokuroria nuk duan të thonë asgjë për armën apo krimin për momentin. Prokuroria publike të hënën nuk ka dhënë asnjë informacion të ri për marrëdhëniet personale mes 28-vjeçares së vrarë dhe sulmuesit të dyshuar. Autopsia dhe hetimet janë në vazhdim, vijon raportimi. Në parkingun, ku gruaja u sulmua rreth orës 19:00 të…

Read More

Një rrahje mes dy familjeve ka ndodhur dje në lagjen Dardania në Prishtinë. Nga gazetarja e Insajderit në vendin e ngjarjes raportohet se rrahja ka ndodhur mes dy prindërve ku shkak ishin fëmijët e tyre. Fillimisht, fëmijët ishin rrahur mes vete e më pas dhe prindërit e tyre. Nga pamjet e dërguara, në vendngjarje ndodhen disa policë që po merren me rastin. Ndërkohë, Gazeta Insajderi ende nuk ka marr një përgjigje zyrtare nga zyra për media brenda Policisë.

Read More

Nënkryetari i Kuvendit dhe ish-shefi i diplomacisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në një bisedë ekskluzive për portalin Indeks.mk, ka folur për rëndësinë rajonale dhe gjeopolitike të Korridorit 8. Ai vlerëson lartë edhe punën e zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grupi si “frontmen” i këtij projekti. “Puna të cilën e bënë zoti Artan Grubi, si zëvendëskryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut dhe përgjegjës për një projekt të tillë, mendoj se është një punë që shihet edhe në Prishtinë edhe kudo, me simpati dhe admirim të madh, meqë është njëri prej projekteve më të mëdha i…

Read More

-“Puna të cilën e bënë zoti Artan Grubi, si zëvendëskryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut dhe përgjegjës për një projekt të tillë, mendoj se është një punë që shihet edhe në Prishtinë edhe kudo, me simpati dhe admirim të madh, thotë ish ministri i jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj në një intervistë ekskluzive për portalin indeks.mk “Puna të cilën e bënë zoti Artan Grubi, si zëvendëskryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut dhe përgjegjës për një projekt të tillë, mendoj se është një punë që shihet edhe në Prishtinë edhe kudo, me simpati dhe admirim të madh meqë është njëri…

Read More

Dje në Teqenë e Madhe në Gjakovë ndodhi një vjedhje masive. Dikush theu arkën dhe dyshohet se vodhi 200 mijë euro kursime, raportim ky që është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net. E lidhur me këtë kanë reaguar edhe nga Teqja e Madhe. Në reagimin e tyre thuhet se ato para kanë qenë kursime disavjeçare të shehut të Teqesë dhe se do të përdoreshin për investime. Të njëjtit kanë kërkuar zbardhjen e rastit. “Teqja e Madhe e Gjakoves, percjelle indinjaten e thelle për aktin vandal e makaber te grabitjes ne Teqe. Shuma e parave dhe gjerave…

Read More