Author: Politiko

Deputet të partive të kolaicionit opozitar të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, pritet të mbështesin ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në Premabulë, si kusht i vetëm që Maqedonia e Veriut të ecë pa pengesa në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, mëson portal Indekes.mk, nga burime partiake brenda kampit opozitar. Për të verifikuar këtë informacion, Indeks.mk kërkoi përgjigje edhe nga opozitarja VMRO-DPMNE. Në pyetjen tonë se: Po qarkullojnë informacione se disa deputet të VMRO-DPMNE-së do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese, nga atje na u përgjigjën me kundër pyetje, duke na pyetur nëse kryeministri Kovaçevski ka dhënë dorëheqje! Gazetari: Qarkullojnë informacione se disa…

Read More

Qeveria e Maqedonisë së Veruit informon se eurodeputetët votuan që Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i miratohen 100 milionë euro përmes instrumentit për ndihmë makrofinanciare. Nga Qeveria thonë se sot anëtarët e Komitetit për Tregti Ndërkombëtare mbështetën propozimin e Komisionit Evropian, me të cilin së shpejti do të vihen në dispozicion fondet nga ky instrument. “Do të vijojë nënshkrimi i Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, pas së cillit mjetet nga ky instrument do të jenë në dispozicion në dy këste. Ndihma makrofinanciare është e kushtëzuar nga qeverisja e mirë dhe menaxhimi me financat…

Read More

“Legjitim po, parimor jo”, kështu e komenton gazetari dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Driton Zenku, marrëveshjen e nënshkruar për bashkëpunim midis Bilall Kasamit dhe Agrim Gashit. Sipas tij, marrëveshja është jo parimore për shkak të së shkuarës së këtyre dy krerëve partiak. “Legjitim po, parimor jo. Shkurt ky do të ishte vlerësimi mbi këtë bashkëpunim mes dy partive opozitare. Pse them legjitim? Janë dy subjekte politike që askush nuk mund t’ua mohojë bashkëpunimin mes tyre. Nuk është as hera e parë as do jetë e fundit. Fundja, edhe njëra edhe tjetra deri tani kanë bërë bashkëpunime pafund me…

Read More

-Matematika e thotë këtë: LSDM-BDI-Aleanca: 23 për qind besim të qytetarëve, të cilat dalin fituese për krijimin e qeverisë, kundrejt një koalicioni të mundshëm VMRO-E Majta- me 21 për qind,( me Besën: 22%, por pakkush beson se një parti shqiptare mund t’i bashkëngjitet një koalicioni ku është E Majta) (Analizë e portalit indeks.mk) Pas shpalljes së rezultateve të anketës së Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) dhe Institutit për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS) dhe Qendrës për Menaxhim me Ndryshime (QMN), mund të nxirren shumë përfundime interesante. Edhe pse anketa kishte përfshirë shumë aspekte, gjëja e pare që e tërheq vëmendjen…

Read More

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) për energjinë elektrike do të rritet gradualisht, vendim do të marrim deri në fund të qershorit, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Ai deklaroi se norma e TVSH-së 10% për energjinë elektrike gradualisht do të kthehet në 18% dhe se analizat për këtë janë në fund. Ai sqaroi se EMV i bën propozim EVN Home dhe më pas Komisioni Rregullativ do të marrë vendim, i cili pritet të bëhet i ditur në fund të qershorit. “Kemi një muaj e gjysmë përpara dhe nuk varemi vetëm nga prodhuesit vendas të energjisë elektrike. Ashtu siç…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Kosovës, ku u takua me homologen e saj, Donika Gërvalla – Shwartz, tha se e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë – Serbi. Osmani tha se Maqedonia e Veriut, e mirëpret progresin e fundit në dialog, specifikisht miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur. Naimi ia vendos dorën në bel Beniadës, reagon Mihrija – Gazeta Express “Ne mbështesim fuqishëm Dialogun e udhëhequr nga BE. Jam i inkurajuar nga progresi i fundit, duke përfshirë miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur. Siç e vura në dukje në…

Read More

Sot në hapësirat e Kuvendit është realizuar një takim mes kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi .Arsye e këtij takimi ishte zyrtarizimi i gatishmërisë për bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve politike të të dyja partive në drejtim të ndërtimit të një kampi opozitar që, sipas njoftimit të Lëvizjes Besa fillimisht do t’i artikulojë dhe mbrojë interesat strategjike integruese të vendit, ato etnike shqiptare dhe, në përgjithësi, ato qytetare, ndërsa më tej do të synohet që ky bashkëpunim të shtrihet në nivele të tjera të ndërveprimit politik, transmeton Flaka. Ky bashkëpunim po komentohet në mënyra…

Read More

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,01% në raport me vendimin e datës 22.5.2023. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 3,835 %, te nafta për 0,204 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,388 % dhe te mazuti për 1,403%. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të mbetet partia me besueshmërinë më të madhe tek votuesit në Maqedoninë e Veriut, këtë e ka dëshmuar së fundmi dhe një sondazh i realizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI). Nga partitë e taborrit shqiptar, BDI kryeson listën si partia më e votuar me gjithsej 8 përqind, pasuar nga Aleanca për Shqiptarët me 3 përqind, Lëvizja Besa me 1 përqind për të përfunduar me Alternativën dhe Partinë Demokratike Shqiptare me përqindje zero. Nga partitë maqedonase, opozitarja VMRO-DPMNE kryeson me 17 përqind, pasuar nga LSDM me 12 përqind. 1 përqind e të anketuarve kanë zgjedhur opsionin…

Read More

Gjysma e popullsisë në Maqedoni pi cigare dhe konsumon produkte të duhanit, sipas rezultateve të studimeve për aspektet e sjelljes dhe kulturore të përdorimit dhe ndërprerjes së duhanit. Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, thotë se do të vijojnë veprimet me “Konventën Kornizë për Kontrollin e Duhanit”. Ndër të tjera, kjo konventë parashikon reduktimin e sipërfaqeve të duhanit në Maqedoni, të cilën shteti e ka nënshkruar në vitin 2006. “Në këtë drejtim, me partnerët tanë po shqyrtojmë krijimin e aktiviteteve të reja, specifike në drejtim të mbështetjes së zbatimit të Konventës Kornizë për kontrollin e duhanit, bazuar në pikëpamjet e profesionistëve…

Read More