Një shtetase e Shqipërisë ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në raportin e policisë thuhet se e ndjera ishte e shtrirë në QKUK pasi ishte aksidentuar në autostradën “Ibrahim Rugova”. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve të viktimës, transmeton Klankosova.tv.
Author: Politiko
Në Zveçan dje një person është therur me thikë nga një tjetër. Në raportin e policisë thuhet se gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari. Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në tretman mjekësorë dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
Një person është lënduar në Suharekë pasi ishte rrëzuar nga një lartësi, derisa ishte duke punuar në një shtëpi. Në raportin e policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. I njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë./Klankosova.tv
Dy fqinje në Mitrovicë e patën një zënkë mes veti gjatë së shtunës. Në raportin e policisë thuhet se rastin e në fjalë e raportoi njëra prej grave në fjalë, e cila ka treguar se është goditur me shuplakë pas zënkës nga fqinja e saj. Rasti është duke vazhduar të hetohet nga policia dhe cilësohet si sulm./Klankosova.tv
Në Vushtrri dje një burrë e goditi me shkop druri në kokë një tjetër për shkaqe të hakmarrjes. Në raportin e policisë thuhet se viktima ndihmën e parë mjekësore e ka marr në emergjencën e Vushtrrisë, pastaj për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Klankosova.tv
Parisi po nis përgatitjet për të pritur një nga evenimentet më të rëndësishme në botën e sportit, Lojërat Olimpike të vitit 2024. Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Paris 2024 do të jenë ngjarja më e madhe e organizuar ndonjëherë në Francë, të cilat do të zhvillohen nga 26 Korriku deri më 11 Gusht 2024. Spektakli që do të zhvillohet gjatë atyre javëve do të mbetet në histori dhe Parisi do të jetë qendra e botës, e sportit dhe shumë më tepër. Lojërat shihen si një festë për t’u ndarë me pjesën tjetër të botës. Ata përfaqësojnë një aventurë të re që…
Selena Gomez ka treguar edhe një herë se di të jetë edhe një person që bën humor. Këtë të paktën e konfirmon postimi i saj i fundit në TikTok. Përmes llogarisë së saj zyrtare, këngëtarja e njohur ka postuar një video ku shfaqet në një stadium, teksa një ekip futbollistësh po stërviteshin. “Unë jam beqare,” dëgjohet të thotë Selena në këtë video duke shtuar: “Thjesht më pëlqen pak vëmendja, por do të të dua shumë”. Videoja është bërë virale ndërsa edhe komentet kanë qenë të shumta. Shumë kanë komentuar për faktin se ajo deklarohet beqare, ndërsa kohët e fundit përflitet…
Masimiliano Alegri mund të largohet nga Juventusi dy vite përpara përfundimit të kontratës së tij. Trajneri toskan ka mundësinë që të bashkohet me Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzema në Arabinë Saudite. Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, tekniku i bardhezinjve ka pasur disa takime me të dërguar nga Riadi, që i kanë bërë atij një propozim për t’u tranaferuar në Ligën Profesioniste Saudite. Alegri po e mendon dhe nëse thotë “PO” do të marrë një pagesë 3 herë më të lartë se sa ajo aktuale. “Zonja e Vjetër” e paguan 7 mln euro në sezon, shto këtu edhe bonuset. Kalimi në…
Një motër ose vëlla është dhurata më e madhe që prindërit tanë mund të na japin. Ata janë shokët tanë të lojërave kur jemi fëmijë dhe besimtarët, miqtë dhe shpëtimtarët tanë kur rritemi. Jo vetëm kaq, vëllezërit, dhe veçanërisht motrat, na pengojnë të biem në depresion! Më saktësisht, një studim i kohëve të fundit sugjeron se biseda me një motër është ilaçi më i mirë kundër melankolisë. Një hulumtim i kryer nga Dr.Laura Padilla-Walker nga Universiteti Brigham tregon që motrat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në dinamikën e familjes. Hulumtimi u krye në një kampion të 395 familjeve me…
Në kryeqytet është zhvilluar Parada e Krenarisë në mbështetje të komunitetit LGBT. Pjesëmarrës për herë të parë ka qenë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili është shoqëruar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Pjesëmarrjen e Kurtit në Paradën e Krenarisë e ka komentuar edhe analistja Zana Avdiu. Ajo ka shkruar se më në fund kryeministri Kurti e bëri një punë të mirë. “Albini i paska pri Paradës së Krenarisë, sot. Shyqyr, një pune te hajrit e bani”, ka shkruar Avdiu.