Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Biseda me motrën kura më e mirë kundër depresionit
    RAJON

    Biseda me motrën kura më e mirë kundër depresionit

    11/06/2023
    Facebook Twitter Email

    Një motër ose vëlla është dhurata më e madhe që prindërit tanë mund të na japin. Ata janë shokët tanë të lojërave kur jemi fëmijë dhe besimtarët, miqtë dhe shpëtimtarët tanë kur rritemi.

    Jo vetëm kaq, vëllezërit, dhe veçanërisht motrat, na pengojnë të biem në depresion!

    Më saktësisht, një studim i kohëve të fundit sugjeron se biseda me një motër është ilaçi më i mirë kundër melankolisë.

    Një hulumtim i kryer nga Dr.Laura Padilla-Walker nga Universiteti Brigham tregon që motrat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në dinamikën e familjes.

    Hulumtimi u krye në një kampion të 395 familjeve me të paktën dy fëmijë të moshës 10 deri në 14 vjeç. Studimi ka konfirmuar – jo çuditërisht – që fëmijët me motra dhe vëllezër ndjehen më pak të vetmuar.

    Gjatë rritjes ndikimi i vëllezërve është thelbësor. Ata që i kanë ata mësojnë vlerën e mirësisë dhe bujarisë, duke ndjekur shembullin e vëllezërve dhe motrave më të mëdhenj. Kjo duket të jetë e vërtetë si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

    Një motër është antidepresive

    Sidoqoftë, hulumtimi ka treguar se ata që kanë motra janë më pak të prirur për depresion: domethënë motrat kanë një efekt antidepresiv.

    Në veçanti motrat që bisedojnë më njëra – tjetrën. Arsyeja qëndron në faktin se vajzat në përgjithësi janë më sociale se meshkujt dhe së dyti në faktin që të kesh një motër që flet shumë përmirëson dukshëm dinamikën e familjes.

    Ne komunikojmë më shumë mes vëllezërve, gjë që na pengon të kemi ndjenja pesimizmi, situata konfliktuale që nuk gjejnë racionalizim, “fytyra” të mërzitura për shumë kohë, shkruan revista psikologji. Me pak fjalë, nëse jeni fëmijë i vetëm, ju padyshim që keni humbur diçka. Jo vetëm për sa i përket ndihmës materiale, por edhe për sa i përket mbështetjes psikologjike, transmeton klankosova.

    Me pak fjalë, një motër e dashur është gjithmonë më mirë sesa të paguajmë psikanalistin.

    Previous ArticleAlbin Kurti në Paradën e Krenarisë, Zana Avdiu: Shyqyr, një punë të hajrit e bani!
    Next Article Interesim nga Arabia për Allegri

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.