Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova është futur në një qorrsokak, duke e përmendur kontributin e të gjithëve që dhanë për çlirimin e vendit. Ai, në 24-vjetorin e Ditës së Çlirimit, deklaroi se Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë. “Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!” “Prandaj…
Author: Politiko
Autoritetet egjiptiane kapën peshkaqenin që vrau një turist rus ditë më parë, për qëllime studimi. Në barkun e peshkaqenit tigër u gjetën vetëm koka, pjesa e sipërme e trupit dhe krahët e viktimës 23-vjeçar, i quajtur Vladimir, raportoi mediumi Blick. Pas sulmit, peshkaqeni nuk iku nga “vendngjarja”, por qëndroi pranë bregut, duke ua mundësuar ekipeve me rrjeta ta kapnin atë. Pamjet e publikuara ishin tmerruese, derisa dëshmitarët treguan çka panë. “Kur arrita te njeriu, uji ishte plot gjak. Pashë që s’kishte krahë dhe pastaj pashë peshkaqenin. E kuptova menjëherë se ai nuk mund të shpëtohej”, deklaroi Mohamed H, që ishte…
Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën pasi një autobus që transportonte disa dasmorë humbi kontrollin dhe doli nga rruga në Australi. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, të dielën rreth 180 kilometra në veriperëndim të Sidneit. Aksidenti ndodhi në rajonin Hunter, i njohur për vreshtat dhe për lokacionet ku organizohen dasmat. Shoferi 58-vjeçar i autobusit u arrestua. Pas ngjarjes, ai u dërgua në spital për testim të detyrueshëm të alkoolit dhe drogës. Edhe pse mjegulla e dendur ishte e pranishme në zonë në atë kohë, shkaku i saktë i aksidentit rrugor, i cili është më…
Pas formacionit të sezonit nga UEFA në Ligën e Kampionëve, janë publikuar edhe dy emrat e lojtarëve si më i miri dhe si talenti më i mirë. Shtëpia e futbollit evropian me gjasë ka befasuar shumëkë me formacionin e këtij edicioni, ndërsa mund të pajtoheni për dy emrat e rinj nga kategoria e lartcekur. Rodri është emëruar si lojtari më i mirë i sezonit, derisa shënoi golin e fitores në finale për Manchester Cityn.Mesfushori defanziv ka bërë 12 paraqitje, ndërsa ka shënuar dy gola, por nuk kishte asnjë asistim. Talenti më i mirë i këtij sezoni sipas UEFA-s ishte Khvicha…
Neymar është shënjestra e fundit e skuadrës së Arabisë Saudite, Al-Hilal, pasi ata nuk arritën të nënshkruajnë me Lionel Messin. Sipas CBS Sports, përfaqësuesit e skuadrës arabe janë në Paris duke u përpjekur të sigurojnë një marrëveshje për futbollistin më të shtrenjtë në botë dhe po përgatisin një ofertë fitimprurëse për brazilianin. Al-Hilal ishte afër bindjes së Lionel Messit për të lëvizur në Ligën Pro Saudite, derisa fituesi i Kupës së Botës vendosi të transferohej në skuadrën e MLS, Inter Miami, kështu që ata tani kanë kaluar vëmendjen te ish-shoku i skuadrës së tij në PSG. Neymar i përshtatet kësaj…
Ukraina tha të dielën se trupat e saj kanë bërë përparime territoriale në tre fshatra në juglindje të vendit, vendbanimet e para të çliruara që ka raportuar që nga nisja e një kundërofensive javën e kaluar. Forcat e Kievit postuan video që shfaqin ushtarë që ngrenë flamurin ukrainas në një ndërtesë të bombarduar në fshatin Blahodatne në rajonin e Donjeckut, si dhe realizuan fotografi me flamurin e njësisë së tyre në një tjetër fshat aty pranë. “Po i shohim rezultatet e para të veprimeve kundërsulmuese, rezultate të lokalizuara”, tha Valeryi Shershen, zëdhënëse për sektorin ushtarak “Tavria” të Ukrainës. Zëvendësministrja e…
Lëkundje të tokës janë ndier mëngjesin e sotëm në Republikën e Kosovës. Konkretisht, lexues nga Kaçaniku raportojnë për tërmetin e ndodhur në ora 8:12. Ende nuk dihet se sa shkallë ishte. /IndeksOnline/
Provimi i maturës shtetërore në gjuhën angleze nuk do të anulohet, pavarësisht që u shpërndanë fotografi me pyetje dhe përgjigje. Drejtuesja e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Bllagica Pavllovska tha për Alsat se nuk bëhet fjalë për teste të marra nga sistemi, por ato janë shpërndarë nga nxënësit pasi ka nisur provimi. “Jo. Nuk parashikohet mundësia e anulimit të maturës shtetërore. Testet u përpiluan në mënyrë profesionale nga Qendra dhe me kohë u shpërndanë në të gjitha shkollat. Testet nuk janë marrë nga sistemi. Testimi filloi me kohë. Në të gjitha shkollat testimin e realizuan: drejtori, komisioni i maturës shkollore, testatorë…
Sot janë bërë 24 vjet që kur Kosova u çlirua nga forcat paramilitare serbe dhe pikërisht në këtë ditë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Pra, më 12 qershor të vitit 1999 do të ishte dita që do të shënonte fundin e luftës gati dy-vjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze. Prandaj në shënim të kësaj dite çdo vit organizohen ceremoni të shumta, kurse për këtë vit liderët e Kosovës fillimisht do të…
Një grua nga Kosova ka vdekur në Lezhë. Ajo së bashku me familjen kishte shkuar në Shqipëri për pushime. Gruaja ka vdekur derisa po transportohej në spital. Sipas deklarimeve të familjarëve të saj, kosovarja kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe paraprakisht dyshohet për infarkt. Mjekësia ligjore pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj, raporton Abcnews përcjell Klankosova.tv