Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»BOTA»Ukraina njofton për fitoren e parë në kundërsulmin ndaj Rusisë
    BOTA

    Ukraina njofton për fitoren e parë në kundërsulmin ndaj Rusisë

    12/06/2023
    Facebook Twitter Email

    Ukraina tha të dielën se trupat e saj kanë bërë përparime territoriale në tre fshatra në juglindje të vendit, vendbanimet e para të çliruara që ka raportuar që nga nisja e një kundërofensive javën e kaluar.

    Forcat e Kievit postuan video që shfaqin ushtarë që ngrenë flamurin ukrainas në një ndërtesë të bombarduar në fshatin Blahodatne në rajonin e Donjeckut, si dhe realizuan fotografi me flamurin e njësisë së tyre në një tjetër fshat aty pranë.

    “Po i shohim rezultatet e para të veprimeve kundërsulmuese, rezultate të lokalizuara”, tha Valeryi Shershen, zëdhënëse për sektorin ushtarak “Tavria” të Ukrainës.
    Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar më vonë tha se forcat ukrainase kishin çliruar një tjetër fshat në jug, dhe përparuan midis 300 dhe 1500 metra në dy drejtime në frontin jugor.

    “Asnjë pozicion nuk humbi në drejtimet ku forcat tona janë në mbrojtje”, shtoi Maliar në Telegram.

    Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se një shtytje ushtarake ukrainase ishte duke u zhvilluar, por se ajo kishte dështuar të shkelte linjat mbrojtëse ruse dhe kishte shkaktuar shumë viktima.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, lavdëroi trupat ushtarake ukrainase gjatë paraqitjes së tij të përditshme me video.

    “Sigurisht, u jam mirënjohës ushtarëve tanë për këtë ditë”, tha Zelensky, duke iu referuar vetëm dy sektorëve kryesorë të luftimeve në lindje dhe jug.

    Zelenskiy të shtunën dha sinjalin e tij më të fortë se Kievi ka nisur kundërsulmin e shumëpritur për të rimarrë tokën në lindje dhe jug, duke konfirmuar se po ndodhnin “operacione kundërsulmuese dhe mbrojtëse”.

    Autoritetet e Kievit kanë zbatuar një periudhë rigoroze të heshtjes operacionale dhe u kanë bërë thirrje ukrainasve që të përmbahen nga ndarja e çdo informacioni që mund të rrezikojë operacionin.

    “Dëbimi i armikut”

    Me pak informacione nga Kievi dhe raportime të pakta të pavarura nga vijat e frontit, agjencitë e lajmeve e kanë pasur pothuajse e pamundur të vlerësojnë situatën në fushëbetejë.

    Videoja nga Blahodatne tregoi trupat ukrainase brenda një ndërtese të dëmtuar rëndë ndërsa artileria gjëmonte në distancë.

    “Ne po e dëbojmë armikun nga tokat tona amtare. Është ndjenja më e ngrohtë që ekziston. Ukraina do të fitojë, Ukraina mbi gjithçka”, tha një ushtar në videon e shpërndarë në Facebook.

    Pas shkatërrimit të digës Kakhovka në rajonin Herson javën e kaluar, e cila rezultoi në përmbytje dhe evakuuim të banorëve nga zonat e prekura, Ukraina ka bërë përparime të rëndësishme.

    Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për prishjen e digës.

    Guvernatori ukrainas i rajonit Herson tha të dielën se forcat ruse kishin bombarduar tre varka që po evakuonin kryesisht të moshuar, duke vrarë tre dhe duke plagosur 10 prej tyre.

    Sipas Shershen, forcat ruse shkatërruan edhe një digë më të vogël hidroelektrike pranë zonës, në një përpjekje për të penguar përparimin e forcave ukrainase. Si pasojë, përmbytjet ndodhën në të dy anët e lumit Mokri Jali. Megjithatë, Shershen sqaroi se kjo përmbytje nuk ndikon në veprimet e tyre kundërsulmuese të vazhdueshme.

    Rajoni juglindor, i cili aktualisht është i pushtuar nga Rusia, shihet si një objektiv kryesor i mundshëm për forcat e Kievit. Qëllimi i tyre është të ndërpresin potencialisht lidhjen tokësore të Rusisë me gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe të ndajnë forcat ruse në dy pjesë.

    Makarivka ndodhet afërsisht 90 km në veriperëndim të Mariupolit, një qytet i madh që ndodhet në vijën bregdetare jugore të Detit Azov. Vitin e kaluar, Rusia mori kontrollin e Mariupolit pasi e rrethoi dhe bombardoi atë për disa javë.

    Teksa Rusia pretendon se ka pushtuar qytetin e Bahmutit muajin e kaluar pas betejës më vdekjeprurëse të pushtimit të saj në shkurt të vitit 2022, Kievi pohon se ka rimarrë territorin në periferi të qytetit.

    Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se një brigadë e këmbësorisë kishte avancuar kohët e fundit dhe kapi një pozicion rus në vijën e frontit pranë qytetit lindor të Avdivka.

    Megjithatë, nuk u dhanë detaje tjera. (REL)

    Previous ArticleTërmet në Kosovë
    Next Article Al Hilal gati ofertën për Neymar

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.