Bashkëpunëtori i Luizit sapo na zbuloi surprizën e tij romantike për Kiarën.Që Luizi ishte një djalë romantik, këtë e pamë në ‘Big Brother VIP’. Dhe nuk është për tu habitur fakti që ai po i bën kaq shumë dedikime Kiarës përmes muzikës së tij.Fillimisht, këngën e parë që e riktheu në treg, “Me ty”, ai ia dedikoi asaj që kur ishin në formatin e njohur. Pas daljes, “Përjetësisht” ishte një tjetër dedikim për moderatoren. Dhe tani ai ka gati një tjetër këngë për të.Madje, këtë herë do e titullojë “Kiara”.Kjo gjë është zbuluar nga regjisori Xhulian Shabani, i cili do…
Author: Politiko
Modelja Arbenita Ismajli ka postuar një foto në InstaStory më një mbishkrim që duke se i drejtohet partnerit të saj, reperit Fero. Pak ditë më parë u raportua se Fero, me emrin e vërtetë Feronit Shabani ka ushtruar shunë fizike ndaj modeles, dhe çëshja e tyre përfundoi në gjykatë. Në raportin e policisë u tha se i dyshuari u arrestua dhe me vendim të Prokurorisë ndodhet në paraburgim. “Imagjino të lëndoni një vajzë, që Zoti ta ka dërguar për t’u shëruar… Shijoje atë humbje”, shkruan Ismajli.Ndërsa, “Jam rikthyer”, ka qenë shkrimi që ka bërë në një postim në InstaStory, që…
Klubi italian, Milani në bashkëpunim me kompaninë PUMA kanë prezantuar fanellën e dytë të ekipit për sezonin 2023/2024. Në vazhdën e përgatitjeve për sezonin e ri, Rossonerët kanë prezantuar edhe fanellën e dytë, e cila thjeshtë është shumë e bukur. Kompania PUMA ka prezantuar me krenari fanellën e re mysafire të Milanit për sezonin 2023/24, e krijuar për të festuar lidhjen midis futbollit, modës dhe dizajnit që e bën qytetin e Milanos unik. E prezantuar nga klubi në vitin 1910, fanella e bardhë për mysafirët është bërë një pjesë ikonë e identitetit të AC Milan, duke u bërë një nga…
Dje (19-korrik) nga ora 08:00 deri në ora 12:00, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë kryer kontroll aksion në të cilin janë përfshirë vozitës të cilët gjatë drejtimit të automjetit kanë përdorur celularët informon Tetovasot. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 49 (TE) dhe 6 (GV) kundërvajtje, ndërsa për ngasësit të cilët kanë folur në celular gjatë vozitjes janë përgaditur parashtresa përkatëse dhe do të gjobiten me gjoba prej 40 euro në kundërvlerë në denarë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 8 (TE) kundërvajtje të tjera në trafik.TS
Një person humbi jetën, tre të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në autostradën Negotinë – Demir Kapi, ku një veturë me targa të Gjermanisë ka dalë nga rruga. Nga Ndihma e Shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit të Negotinës konfirmuan se një person ka ndërruar jetë, një person i lënduar është transferuar në spitalin e Velesit, ndërsa dy të tjerë në spitalin e Kavadarit, ku u janë nënshtruar ekzaminimeve. Zëdhënësi në SPB Veles, Risto Samarxhiev gjithashtu ka konfirmuar informacionet, ndërkaq paralajmëroi më shumë detaje gjatë ditës.
Njëzet e dy vjeçari B.B. nga Gostivari të mërkurën mbrëma në ora 23:55 në SPB Tetovë ka raportuar se gati dy orë më parë në rrugën “JNA” në Gostivar, për shkak të keqkuptimeve në komunikacion, është sulmuar fizikisht nga dy persona. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se 93 trupa të KFOR-it janë lënduar nga dhuna në veri të Kosovës. Ai ka bërë thirrje se Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. “Kënaqësi të takohem me presidentin Vuçiç për të diskutuar dhunën e fundit në veri të Kosovës, e cila la të plagosur 93 trupa të KFOR-it. NATO ka dërguar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e saj të OKB-së në mënyrë të paanshme. Prishtina dhe Beogradi duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga…
West Ham është duke negociuar me Chelsea-n për transferimin e sulmuesit shqiptar Armando Broja. “La Gazzetta dello Sport” të enjten shkruan se West Ham dëshiron të marrë sulmuesin kuqezi në formën e një huazimi për sezonin e ardhshëm. Në fakt, West Hami prej kohësh është duke kërkuar Brojën, i cili tashmë është afër rikthimit në fushën e blertë pas lëndimit të pësuar në mesin e sezonit të kaluar. Në rast se West Ham do të transferojë shqiptarin, atëherë Gianluca Scamacca do të ‘fluturoj’ drejt Romës, pasi që futbollisti italian dëshiron rikthimin tek klubi i tij i zemrës.
Kanë qenë gjithsej tetë edicione të mëparshme të Kupës së Botës për femra, por turneu i këtij viti në Australi dhe Zelandën e Re premton të duket shumë ndryshe. Që nga inaugurimi i saj në 1991, konkurrenca është rritur krahas zhvillimit të lojës së femrave, e cila ka parë një rritje të popullaritetit vitet e fundit. Nga pagesa më e lartë në tetë ekipe të reja, ne hedhim një vështrim në atë që e bën edicionin e këtij viti një turne si askush tjetër. 1. Dy vende pritëse Këtë vit do të jetë hera e parë që Kupa e Botës…
Elafonisi në Kretë është plazhi më i bukur në botë, sipas një sondazhi të ri online, i cili prezantoi qindra plazhet më të mira në planet. Sipas të dhënave që u bënë publike, mijëra vizitorë dynden çdo vit në këtë cep të Kretës, ku temperatura mesatare në muajt e verës është 30.4 gradë Celsius. Ata e duan për shkak të pastërtisë së plazhit dhe kushteve të motit të verës. Blogerja e udhëtimeve, Hayley Warren, komentoi rezultatet e sondazhit si më poshtë: Është e lehtë të kuptosh pse Elafonisi doli në krye, me rërën e tij mahnitëse rozë dhe peisazhin unik,…