Çmimet e drithërave janë rritur ndjeshëm në tregjet globale, pasi Rusia ka thënë se do t’i konsiderojë anijet që nisen me drithëra nga portet ukrainase si shënjestra potenciale ushtarake. Moska është lartuar të hënën nga marrëveshja e Kombeve të Basskuara, e cila ia ka mundësuar Ukrainës që t’i transportojë drithërat përmes Detit të Zi. Në tre netët e fundit, Rusia i ka bombarduar objektet ku Ukraina e ruan grurin, në Odesa dhe qytetet tjera. Moska, po ashtu, ka paralajmëruar se nga dita e enjte, secila anije që do të shihet rreth brigjeve të Ukrainës, do të konsiderohet si palë afër…
Author: Politiko
Nisja e punimeve në ndërtimin e korridorit tetë po pret përfundimin e elaborateve për tjetërsimin e tokës ndërtimore, dhe përfundimin e matjeve gjeomekanike që po kryhen në akset rrugore Tetovë – Gostivar dhe Gostivar – Kërçovë dhe Prilep – Manastir. Me fjalë tjera, pritet që analizat profesionale të tregojnë sa është trualli i parashikuar për ndërtimin e autostradave i volitshëm për ndërtim, sa janë kushtet e ndërtimit të lehta apo të rënda. Përkatësisht, pas përgatitjeve paraprake, mobilizimit të burimeve njerëzore dhe makinerive, pritet që së shpejti të fillojnë edhe punët konkrete në ndërtimin e këtij korridori, pas përfundimit të të…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot vizitoi ShFK „ Josip Broz Tito” në Komunën e Strugës, ku në rrjedh është rikonstruksioni i zdrukthtarisë, përkatësisht është duke u bërë ndërrimi i dyerve të vjetruara të klasave. “Ky investim, për të cilin janë ndarë më shumë se 700 mijë denarë me mbështetjen e Bankës Botërore, partnerintonë me të cilin punojmë intensivisht në avancimin e sistemit arsimor në vend.Gjatë sezonit ndërtimor po punohet në shumë shkolla fillore dhe të mesme me qëllim të përmirësimit të kushteve nëpër shkolla, që besoj se do të ndikojë në suksesin e nxënësve”, theksoi ministri. Shaqiririkujtoi…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka qëndruar sot në Komunën e Bogovinës, ku bashkë me kryetarin e Komunës, Besnik Emshiu, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi dhe së bashku hapën zyrën juridike falas në fshatin Kamijan. Lloga tha se edhe ne komunat tjera rural në Tetovë shumë shpejtë do të hapen zyra juridike falas. “Sot takohem këtu në Bogovinë dhe me këtë rast ne hapim edhe zyrën që do të hapet në fshatin Kamijan dhe do të ofrojë ndihmë juridike primare dhe sekondare pa pagesë. Ashtu siç e kemi thënë edhe në takimet tjera, se këto zyra do të hapen edhe në…
Përderisa për 4 muaj të procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, kanë dëshmuar vetëm 15 dëshmitaren, me mbi 300 dëshmitarë të tjerë të paralajmëruar, ky proces pritet që të zgjasë edhe të paktën 5 vite, vetëm në shkallën e parë 2 vite e gjysmë në Hagë në paraburgim, e 4 muaj prej kur ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UCK-së. Por Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin i pret një proces maratonik përpara, që do të marrë vitet të tëra. Deri tani, vetëm 15 dëshmitarë janë dëgjuar, prej tyre në seanca të hapura vetëm…
Një 17-vjeçar ka vdekur në Viti, si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Osmani bëri të ditur se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së enjtes. Ai shtoi se i dyshuari është arrestuar dhe nga prokurori i është lëshuar vendimi për ndalim për 24 orë. “Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 20.07.2023 rreth orës 21:45 nga emergjenca e Vitisë ka pranuar informacion se një person i moshës rreth 17 vjeçar (mashkull, kosovar shqiptar) ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi…
Grupi Ndërinstitucional për Këshillin e Evropës do të mblidhet sot. Sipas njoftimit, në këtë mbledhje do të marrë pjesë kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla. Mbledhja do të fillojë në ora 9:30.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë një interviste të dhënë mbrëmë ka lëshuar një varg kritikash ndaj Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla dhe kryeministrit Albin Kurti. Krasniqi e ka quajtur Gërvallën “turpi i turpit të politikës së jashtme”, ndërsa ka akuzuar Kurtin se e ka konfrontuar Kosovën me gjithë botën. E këto deklarata të Krasniqit, i konsideron si “pafytyrësi” publicisti Binak Maxharraj. Ai ka thënë se politika e Kurtit nuk iu pëlqen atyre që e mbështesin Serbinë. “Është paftyresi, idiotizëm nga ana e Mamli Krasniqit te quan Donika Gervallen “turpi i turpit”. Siç ka deklaruar sot kryetari…
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier. Osmani dhe Hovenier, diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi dhe për zhvillimet në vend. E para e vendit tha se institucionet tona dhe ShBA-të e kanë një qëllim, shtensionimin e situatës në veri. “Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët”, tha Osmani.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n. Ai ka shkruar në “Facebook se Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është duke zhvilluar një në vizitë në ShBA, me rastin e 30-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror. “I ftuar nga Gjeneral Daniel R. Hokanson, mes 800 liderësh ushtarakë, Komandanti i FSK-së Gjeneral Bashkim Jashari mori pjesë dhe zhvilloi takime në 30-vjetorin e themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program – SPP), të Gardave Kombëtare. Nën shoqërimin e Gjeneral Stephen Osbornit nga…