Author: Politiko

Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella, ka prezantuar sot (e enjte) projektin e ri muzikor.“Kush je” mban titullin kënga, të cilën njëherësh e ka shoqëruar edhe me një videoklip. Zeshkania ka bërë një paraqitje skenike të mahnitshme, ndonëse shquhet për sharmin dhe stilin e veçantë.Teksti është shkruar nga vet artistja në bashkëpunim me Monoir, të cilët po ashtu janë kujdesur edhe për kompozimin.Producimi u realizua nga Monoir dhe Loredvn.Videoja ndërkaq i është besuar produksionit, Mojo Production. Kjo këngë tashmë ndodhet në YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku. /Telegrafi/https://www.youtube.com/watch?v=GVwlfHLVbMU

Read More

Shtëpia e Morena Tarakut ka rënë pre e një grabitje në shtëpi. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit këtë ngjarje ku së fundmi është zbuluar se Morenës i janë vjedhur mijëra euro. Bëhet fjalë për plot 340 mijë euro, ku përfshihen rreth 15 mijë dollarë cash dhe ora, stoli të ndryshme, gjerdan e byzylykë. Ka qenë vetë Taraku, e cila në reagimin e saj ka publikuar në rrjete sociale foto nga vjedhjet, ku shihen se i mungojnë bizhuteritë luksoze “Cartier”. Pas denoncimit, grabitja e saj është transmetuar në një edicion informativ në Turqi, ku u shfaqën edhe pamje nga shtëpia e…

Read More

Mbi reperin Fero prej ditësh rëndojnë akuzat për dhunë ndaj partneres së tij Arbenitës. Gjykata e Kosovës i ka dhënë 30 ditë arrest shtëpie dhe reperi së fundmi është shfaqur në Instagram i lirë. Gjatë kësaj periudhe ka pasur disa reagime nga ana e modeles në rrjete sociale për çështjen e tyre ligjore. “Sipas Arbenitës ajo ka pësuar dhunë fizike dhe psikologjike. Kjo nuk është hera e parë. Ne i kemi dorëzuar në prokurori të gjitha provat. Arbenita ka kërkuar edhe një masë mbrojtëse’’-u shpreh pak ditë më parë avokati i saj. Megjitahtë reperi ende nuk ka preferuar të bëjë…

Read More

Nëse vitet e kaluara ka qenë Mykonos zgjedhja e parë e pushimeve për shumë nga vajzat e showbiz-it shqiptar, këtë vit vera ka tjetër emër! Duket se ishulli grek, shumë pranë Shqipërisë ka dalë nga “moda” dhe fronin e kryesorit e ka zënë Capri! Olta Gixhari, Luana Vjollca, Emina Culmunaj, Viola Spiro, Antonela Berisha, Rudina Magjistari, Bieta Sulo etj, janë disa nga vajzat e famshme shqiptare, të cilat kanë pushuar këtë verë në Capri, duke postuar edhe foto të shumta. Madje edhe shkrime për ndjesitë që iu krijoi Capri, si Bieta Sulo.

Read More

Duke folur për premtimet dhe programin e Bashkimit Demokratik për Integrim, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një intervistë për A2CNN, tha se është filluar ndërtimi i Korridorit 8 dhe shumë projekteve tjera. Sipas tij, qëllimet kryesore, integrimi në NATO është përfunduar dhe integrimi në BE është drejtë përfundimit. “Korridori 8 me Shqipërinë ka filluar, ka filluar autostrada me Kosovën, kemi hequr kufirin me Shqipërinë, po e heqim kufirin edhe me Kosovën çështjet tjera politike, programore tashmë janë zgjidhur. E vetmja çështje madhore për të cilën ne po themi që jemi të gatshëm të bëjmë kompromis, është 100 ditëshi i…

Read More

Duke folur për zgjedhjet parlamentare që sipas rregullores pritet të zhvillohen në korrik të vitit 2024 dhe sondazheve të fundit, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një prononcim për A2CNN, ka thënë se sondazhet e fundit të organizatave amerikane, IRI dhe NDI e kanë nxjerrë BDI-në si parti e parë dhe me rritje të mbështetjes në elektorat. Sipas zëvendëskryeministrit të parë, BDI-ja ka qenë dhe vazhdon të mbetet partia me mbështetjen më të madhe në elektoratin shqiptarë, njofton indeks.mk Ai përmend edhe shifra. “Sondazhet e fundit nga IRI dhe NDI, thonë se BDI-ja përfaqëson më shumë se 50% të elektoratit…

Read More

Jetëgjatësia e njeriut pritet të rritet në 120 vjet brenda disa dekadave, falë teknologjive të tilla si inteligjenca artificiale (AI) dhe njohurive të fituara nga pandemia COVID-19. “Parashikimi ynë është një jetëgjatësi midis 100 dhe 120 vjet brenda 50 viteve, të paktën në vendet e zhvilluara”, tha për televizion suedez, Ignat Kulkov, studiues nga Universiteti Malardalen (MDU). Njerëzit e moshuar gjithashtu pritet të jenë po aq të shëndetshëm sa ata në të dyzetat falë përparimeve të shpejta teknologjike, tha Kulkov, duke shpjeguar rezultatet e hulumtimit të kryer me kolegë nga universitetet në Finlandë, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Hulumtimi është…

Read More

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq, ka thënë sot se në Serbi nuk ka treg të lirë, nuk ka konkurrencë dhe gjithçka udhëhiqet nga maksima “vjedh nga të tjerët”. Me këto fjalë, ai iu referua edhe gjykimit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. “Le të jemi serioz, një njeri është vrarë, është një vrasje politike, nuk bëhet fjalë për asnjë kriminalizim, në fakt është një përgjigje për pyetjen se si qëndrojmë me botën. Epo, po të kishim të drejtë, do të shikonim pamjet satelitore që tregojnë nxjerrjen e likuiduesve nga Veriu, për ta foli edhe Vuçiq, mendoj se edhe…

Read More

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie Gregoire Trudeau njoftuan me anë të një postimi në Instagram se janë duke u ndarë. Kështu i erdhi fundi martesës 18-vjeçare të çiftit të cilët nuk kanë ngurruar asnjëherë ta shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në publik. Justin, 51 vjeç dhe Sophie, 48 vjeç, u martuan në maj të 2005. Dhjetë vite më pas, Trudeau u bë kryeministër dhe dyshja më pas u vu në sytë e të gjithë botës. Trudeau, babai i të cilit Pierre Elliott Trudeau ishte po ashtu kryeministër i Kanadasë për 15 vite, punonte si mësues në një…

Read More

Politikani opozitar i Serbisë: Vuçiq kontrollon gjithçka në veri të Kosovës Politikani opozitar Dragan Gjilas në një intervistë për Deutche Welle ka thënë se Aleksandar Vuçiq kontrollon gjithçka në Kosovë. Sipas tij, në Serbi nuk do të gjendet kurrë një politikan që do ta njihte Kosovën. Sipas Gjilas, presidenti i Serbisë, Vuçiq, në Serbi paraqitet si një politikan i fortë që mund të merret vesh me këdo, ndërsa jashtë vendit “luan i pafajshëm”. “Dhe e vërteta është, thotë Gjilas, se në dhjetë vitet e fundit, Vuçiq pranoi shumë nga ato që kërkonte Perëndimi në lidhje me Kosovën, policia serbe u…

Read More