Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella, ka prezantuar sot (e enjte) projektin e ri muzikor.“Kush je” mban titullin kënga, të cilën njëherësh e ka shoqëruar edhe me një videoklip.
Zeshkania ka bërë një paraqitje skenike të mahnitshme, ndonëse shquhet për sharmin dhe stilin e veçantë.Teksti është shkruar nga vet artistja në bashkëpunim me Monoir, të cilët po ashtu janë kujdesur edhe për kompozimin.Producimi u realizua nga Monoir dhe Loredvn.Videoja ndërkaq i është besuar produksionit, Mojo Production.
Kjo këngë tashmë ndodhet në YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku. /Telegrafi/https://www.youtube.com/watch?v=GVwlfHLVbMU
