Author: Politiko

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka fituar medaljen e argjendtë në Mastresin e xhudos, që po mbahet në Budapest. Krasniqi humbi në finale nga francezja, Amandine Buchard, në kategorinë -52 kilogram, teksa fitoi 1260 pikë olimpike për Paris 2024, transmeton Klankosova.tv. Mastersi është gara ku marrin pjesë vetëm 36 më të mirët në kategori dhe që sjell më së shumti pikë olimpike pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelorë në Ferizaj, e cila i ka shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit. Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka uruar që ky dënim të jetë një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet, raporton Klan Kosova. “Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit. Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet. Dhuna nuk do të tolerohet!…

Read More

“Prapa dorëheqjeve të BDI-së, qëndron Bashkimi Evropian, qëndron integrimi i vendit në BE”, kështu tha zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në prononcimin e tij të fundit për Ora Neës. Sipas Grubit prezenca dhe fuqia e Bashkimit Demokratik për Integrim në Qeveri u paraqit si pengesë e vetme e VMRO-së opozitare që kjo e fundit t’i mbështesë ndryshimet Kushtetuese. “Të gjithë partnerët tanë kanë qenë të njoftuar. Hapin e morri z.Ali Ahmeti, ditën e diell të kësaj jave, ndërsa ne ditën e martë i dorëzuam dorëheqjet deri tek kryeministri, në mënyrë që të faktojmë dhe demostrojmë liderëve të opozitës që ne…

Read More

Një studim i ri tregon se si mediat e kontrolluara nga Rusia manipulojnë me sukses formimin e opinioneve në vendet e Evropës Lindore dhe Jug-Lindore, por sidomos në Serbi. “Epërsia ruse e medias në pjesën më të mëdha të Ballkanit” përbën një kërcënim serioz për sigurinë e Evrop, sipas studimit të Fondacionit Friedrich Naumann i publikuar këtë të enjte. “Sistemi i klientelës së Putinit”, i bazuar në shërbimin sekret, oligarkët besnikë, mediat e kontrolluara dhe një sistem gjyqësor që është në linjë të tyre, funksionon si “një plagjiaturë e perfeksionuar” në Serbi dhe vendet fqinje. Në Serbi, nën sundimin e…

Read More

Analisti Edvin Kulluri thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po shkon drejt rënies së popullaritetit. Në një intervistë për ABC News, Kulluri u shpreh se Kurti nuk i ka mbajtur premtimet që ka dhënë, madje ka pasur dështime dhe përplasje me ndërkombëtarët. “Unë besoj që pritshmëritë që ka ngritur Kurti për aspektet e brendshme, jo në raportin me njohjen, jo në raportin me Serbinë, por për çështje të korrupsionit, krimit, sundimit të ligjit, në raport me atë që ka ndodhur vërtet, tashmë janë dy skaje të papërputhshme, janë dy drejtëza të kithta. Duke pasur dhe presionin e dështimeve dhe…

Read More

Profesor Albert Hafner nga Universiteti i Bernës shpalli rezultatet e bashkëpunimit në kuadër të projektit rajonal EXPLO, i cili rezultoi në gjetje interesante pranë fshatit Lin, pranë Pogradecit, në pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit, njofton Flaka Nëpërmjet gërmimeve të kujdesshme dhe analizave të avancuara, ekipi i arkeologëve arriti në përfundimin se vendbanimi “Palafit” pranë Linit është vendbanimi më i vjetër i njohur në Evropë. Profesor Hafner thotë se një nga rezultatet më të rëndësishme të projektit EXPLO është fakti se vendbanimet në rajonin e bregut të liqenit janë shumë më të vjetra nga sa pritej. “Këtë e kanë treguar…

Read More

Kandidati për kryeministër shqiptar, me të cilin BDI garoi në zgjedhjet e kaluara, Naser Zyberi, mbështet vendimin e liderit të kësaj partie Ali Ahmetit, për të hequr dorë nga marrëveshja për kryeministrin e parë shqiptar në RMV në tre muajt e fundit të Qeverisë LSDM-BDI, nëse VMRO-DPMNE-ja pranon të votojë për ndryshimet kushteutese. Zyberi, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se Ahmeti po flijon premtimin për “kryeministrin shqiptarë” për një interes më të madh shtetëror dhe kombëtar, siç është çelja e rrugës së vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Unë supozoj që kryetari i BDI-së e ka menduar mirë…

Read More

Dje (03-gusht) në ora 18:10, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor-Gostivar kanë privuar nga liria personin M.Z.(86) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit. “Në ora 19:45 në DPB-Gostivar i njëjti është raportuar nga 37-vjeçarja G.I. nga Gostivari se rreth orës 17:45 në objektin ku banojnë, ka sulmuar fizikisht vajzën e saj të mitur dhe e ka kanosur me një mjet të mprehtë”, thonë nga SPB Tetovë. Personi u ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgaditet mparashtresë përkatëse.

Read More

Një dibran gjatë është kapur me kokainë nga policia e Tetovës në orët e para të ditës së sotme, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se ai po qëndronte në një parking prapa një objekti hotelierik në Zherovjan të Tetovës. “Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë mbrëmë (21-korrik) nga ora 01 deri në ora 02:30, në parkingun prapa objektit hotelerik në Zherovjan të Tetovës, kanë privuar nga liria 34-vjeçarin A.H. nga Dibra për shkak se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur dhe konfiskuar 42 pako me kokainë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të…

Read More