Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në fshatin Zgatar të Dragashit, pas një mosmarrëveshje verbale. Siç njofton Policia e Kosovës, katër prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar Policia shton se dy prej tyre janë në kërkim policor, transmeton Klankosova.tv.
Author: Politiko
Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës, se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga bashkëshortja e tij. Policia e Kosovës njofton se e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes, transmeton Klankosova.tv.
Të enjten mbrëma në ora 21:10 në SPB-Tetovë, Sh.A.(42) nga Ozurmishti i Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 20:10 për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura mes tyre është sulmuar fizikisht nga personi R.N. Po ndërmerren veprimet për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.
Të premten në ora 08:30, zyrtarët policorë të Njësisë Policisë Gallatë, kanë privuar nga liria personin Q.A. (22) nga Gradeci i Gostivarit. Ai gjatë ditës së enjte në ora 18:30 është raportuar nga E.S.(22) nga Dobërdolli i Gostivarit se në ora 15:30 e ka kanosur me armë zjarri në fshat. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e ndjekur nga mijëra njerëz në Instagram, ka marrë vëmendje me disa poza të reja.Ajo ka publikuar dy fotografi e veshur me një fustan rozë, e cila duket të jetë frymëzuar nga filmi i famshëm, “Barbie”. Ky projekt është duke thyer rekorde dhe ka bërë që shumë njerëz këtë kohë të shfaqen me veshje të tilla. Ramosaj madje ka përdoruar edhe frazën e famshme: “Come on, Barbie, let’s go party”. Komplimentet ndërkohë qenë të shumta, me fansat të cilët e përgëzuan për këtë…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vazhdon të jetë shumë aktive dhe e angazhuar gjatë verës me mbrëmje muzikore. Së fundmi, ajo u detyrua që për shkak të disa problemeve shëndetësore të anulonte një koncert në Pejë, por që shpejt u rikuperua dhe tani ka nisur të kthehet në rutinën e saj të koncerteve. Dafina si gjithnjë është shumë e komentuar edhe për paraqitjet e saj në rrjetet sociale, në të cilat është shumë aktive. Së fundmi, këngëtarja Zeqiri ndau me ndjekësit e saj në Instagram dsia fotografi të reja, të realizuara në prapaskenën e një koncerti.Ajo mund të…
Nga ana tjetër, statistikat tregojnë se këtë vit ka një numër të madh të mashtrimeve në rajonin e Pollogut. Sipas policisë, pjesa dërmuese e këtyre mashtrimeve janë zbardhur. Nga policia e Tetovës disa herë kanë dalur me rekomandime që qytetarët gjithnjë e më shumë të jenë të kujdesshëm, ndërkaq rikujtojnë se mashtrimi është vepër penale ku parashihet dënim deri në tetë vite burg Urim HASIPI Tetovë, 4 gusht – Mashtrues të ndryshëm operojnë në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit. Viteve të fundit gjithnjë janë në rritje rastet kur qytetarë të Pollogut, bien në kurthin e mashtruesve, ndërsa më të theksuara…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka konfirmuar se në tregun e Kosovës nuk ka çipsa nga prodhuesi serb, të cilët përmbajnë substanca kancerogjene. Inspektorati Shtetëror i Kroacisë ka njoftuar sot se janë zbuluar substanca kancerogjene në disa produkte ushqimore serbe. Gjatë ditës, në kufirin Kroaci-Serbi, një nivel i lartë i akrilamidit kancerogjen është gjetur në çipsa. Bëhet fjalë për prodhuesin Chips Way d.o.o. nga Çaçaku – Chips Bits & Byte Paprika 150 g. Nga AUV-i kanë thënë për Telegrafin se nuk ka dyshime për produktet që eventualisht ende mund të ketë në treg nga ky prodhues për shkak se…
Adelina Tahiri ka folur në lidhje me jetën e saj personale dhe për vështirësitë që është përballur në lidhje me famën, në një intervistë për “Pushime on Top”. Ajo përmendi martesën, si një nga periudhat e saj më të errëta dhe tha se e ka përjetuar shumë keq mënyrën se si u trajtua në media. “Jam penduar për shumë gjëra në jetë, jam gjykuar për shumë gjëra në jetë. Dhe realisht i kam përjetuar shumë rëndë, për shembull, martesën. Ka qenë një bujë shumë e madhe, që unë e kam përjetuar shumë keq, sepse të gjithë mediat, e bënin për…
Misioni i KFOR-it në Kosovë ka mirëpritur tërheqjen edhe të një pjese të Policisë së Kosovës nga dhe përreth ndërtesave komunale në veri. “Është një hap i rëndësishëm drejt shtensionimit dhe promovimit të dialogut. Në këtë kuptim, KFOR pajtohet se ka një përmirësim të situatës së sigurisë në këtë zonë, por është me rëndësi që të qartësohet se pikëpamja jonë nuk është rezultat i një aktiviteti të përbashkët vlerësues”, thuhet në kumtesë, përcjell KlanKosova.tv. Vendimi për zvogëlim të pranisë së policisë është marrë pas një takimi nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR.