Dhuna brenda familjes nuk ka të ndalur, numri i rasteve sa vjen e shtohet dita ditës. Fatkeqësisht nga dhuna në familje më së shumti janë femrat ato që e pësojnë. Gjatë ditë së djeshme në lagjen ‘Tophane’ në Prishtinë, pre e dhunës ishte edhe një grua, në videon e publikuar nga portali ‘drejt.info’, dëgjohet zëri i një femre ku kërkon ndihmë. njëzetekatër orët e fundit, nuk ka ndonjë të dhënë sa i përket këtij rasti. Gjithsesi, Syri Kosova ka është duke tentuar të marr një qëndrim zyrtar nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë ngjarje, fatkeqësisht deri në publikimin…
Author: Politiko
Është gjetur vajza 15-vjeçare me origjinë shqiptare e cila ishte raportuar e zhdukur në Gjermani që nga 11 shtatori. Lajmin për gjetjen e saj e ka bërë familja.
(Lajm i përditësuar) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, është takuar me gratë udhëheqëse nga e gjithë bota. Osmani, theksoi se kjo ishte një mundësi për fuqizimin e përforcimit të rolit të grave në pozitat kryesore udhëheqëse në tërë botën. “Në New York, së bashku me koleget gra udhëheqëse nga e gjithë bota, iu bashkova kremtimit të 10-vjetorit të Grave Lidere në Politikë. Një mundësi e shkëlqyeshme për të diskutuar praktikat më të mira për fuqizimin dhe përforcimin e rolit të grave në pozitat kryesore udhëheqëse politike në mbarë botën”, ka thënë Osmani. Liderët nga Ballkani…
Një shofer kamioni është burgosur në Britani, pasi policia i sekuestroi 70 mijë funte në sandviçë. Paratë, të mbështjella me fletë kallaji, u zbuluan në kabinën e automjetit të shoferit në Harëich në Essex, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. Policia britanike po kryente kontrolle rutinë kur vunë re kamionin duke ecur në drejtim të gabuar, ndoshta në një përpjekje për të shmangur zbulimin. Shoferi, 28-vjeçari Marius Raczynski, u arrestua me dyshimin për pastrim parash pasi policia i gjeti çantën në kabinën e tij.
Është arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet për sulm e kanosje ndaj zyrtarëve policorë. Po ashtu, i dyshuari, sipas policisë, ka rezistuar gjatë arrestimit, me ç’rast janë lënduar dy policë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policor dhe njëkohësisht gjatë arrestimit ka rezistuar, me ç’rast janë lënduar dy zyrtarë policor dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ideja e formimit të Fronti europian vjen si rezultat se shqiptarëve “nuk i duhen më shumë se dy parti politike, kështu vlerësoi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistë për TV21. “E ke për shembull te shqiptarët… Djali i hallës është me një parti, i tezës në një tjetër, i mixhës në një tjetër dhe konfrontohen njerëzit nëpër familje tani”, tha më tej Ahmeti. Ai shtoi se kjo do të sillte edhe më shumë mandate në parlament. “Sa më shumë mandate që ke, aq më shumë i nderuar do të jesh. Unë dua të jem i nderuar te shqiptarët”, tha…
Robert Dumitru, një rumun i cili ka rreth 10 vite që vjen në Shqipëri, e ka mësuar gjuhën shqipe prej shokëve të tij shqiptarë që i ka njohur në Belgjikë. Madje e ftet aq mirë saqë duket si një emigrant shqiptar me origjinë nga veriu, që ka jetuar jashtë vendit. Ne u njohëm me të përmes një video në Tik-Tok, të cilën e postoi pas ndeshjes së Kosovës me Rumaninë, ku bënte thirrje të mos përçahen të dy popujt që kanë lidhje historike për 100 alabakë… Në studion e emisionit GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai tregoi se shumë shpesh…
Në lidhje me të dhënat e publikuara nga Departamenti i Shtetit se përqindja e vizave të refuzuara për Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 ishte 26,29%, Ministria e Punëve të Jashtme informon se ka filluar një proces për bashkimin e vendit në Programin për heqjen e vizave të SHBA-së. ( Visa Waiver Program ) “Gjegjësisht, me vendim të Qeverisë është formuar grupi punues ndërinstitucional i udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili përbëhet nga përfaqësues të institucioneve tjera relevante që punojnë për plotësimin e kushteve për vendosjen e regjimit pa viza me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kushtet…
“Ndryshimet do të bëhen”. Lideri i integristëve Ali Ahmeti është shprehur i bindur se seanca plenare me pikë të rendit të ditës – ndryshimet kushtetuese do të thirret dhe do të miratohen të njëjtat. Në intervistë për TV21 ai nuk zbuloi datën e seancës, pasi siç tha, nuk është për ta ndarë me publikun. “Ndryshimet do të bëhen. Ne do të jemi anëtarë fuqiplotë të BE-së, sepse shërbim më të madh të kombit, shqiptar e maqedonas, nuk mund t’i bëjmë sa anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe nuk duhet të shkojmë me dy mendje, sepse po shkove me dy mendje ta…
Moti sot pritet të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite kryesisht në zonat malore në pjesët lindore të Maqedonisë do të ketë paraqitje të izoluar të reshjeve afatshkurtra. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperaturat do të lëvizin nga 24 deri në 31 gradë Celsius në juglindje të vendit. Mot i ngjashëm pritet në Shkup dhe rrethinë. Do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët verilindore. Temperatura do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.