Author: Politiko

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan u takua në New York të SHBA-së me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, transmeton Anadolu. Fidan ka filluar takimet intensive diplomatike në New York ku ndodhet për Asamblenë e 78-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB). Në kuadër të AP të OKB-së, Fidan zhvilloi takim me Baerbock në ndërtesën e Türkevi (Shtëpisë Turke). Në një postim nga platforma e medias sociale X e Ministrisë së Jashtme thuhet se në takim u diskutuan kryesisht përditësimi i Unionit Doganor dhe procesi i liberalizimit të vizave si dhe çështjet për procesin…

Read More

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua me themeluesin e Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk, të dielën në New York, me ç’rast e ftoi që të viziton Türkiyen, si dhe i kërkoi që fabrikën e shtatë të Tesla-s ta hap atje, raporton Anadolu. Gjatë takimit, i cili u mbajt në Shtëpinë Turke (e quajtur edhe Qendra Turkevi) në Manhatan, Presidenti Erdoğan informoi Musk, themeluesin e Tesla dhe SpaceX, për “përparimet teknologjike të Türkiyes, si dhe vizionin ‘Türkiye Dixhitale’ dhe Strategjinë e Inteligjencës Artificialin Kombëtare”, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Komunikimit të Türkiyes. Duke rikujtuar se me daljen në rrugë…

Read More

Apple prezantoi në Qershor versionin e ri të programit iOS gjatë Konferencës Botërore të Programuesve. Më 18 Shtator iOS 17 do të jetë i disponueshëm për një pjesë të mirë të përdoruesve të iPhone. Më poshtë gjeni një përmbledhje të risive të përditësimit të sistemit. StandBy Mode do të shfaqë njoftimet, orën, kalendarin apo foto ndërkohë që celulari është në karikim. NameDrop do të lejojë përdoruesit të shkëmbejnë kontakte duke afruar celularët me njëri-tjettrin. Swipe to Reply, një opsion në iMessage që do të bëjë të mundur përgjigjen ndaj një mesazhi specifik vetëm duke rrëshqitur gishtin mbi të. Apple Maps…

Read More

Çlirimi i vendbanimeve pranë Bakhmutit do të lejonte ushtrinë ukrainase të përparonte në jug Forcat ukrainase kanë rimarrë disa territore në frontin lindor dhe kanë avancuar në jug. Presidenti Volodymyr Zelenskiy bëri të ditur se ushtarët arritën që të merrnin një fshat në krahun jugor të Bakhmut, Kjo është fitorja e dytë me e rëndësishme e Ukrainës, gjatë kundërofensivës. “Dëshiroj të përgëzoj veçanërisht ushtarët që hap pas hapi po i kthejnë Ukrainës atë që i takon, përkatësisht në zonën e Bakhmutit”, tha Zelenskiy në fjalimin e tij drejtuar kombit. Lufta e rëndë për fshatin Klishchiivka ka zgjatur javë dhe vjen…

Read More

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është në një vizitë pune disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me kryeministrin Kovaçevski në SHBA është edhe zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq. Në kuadër të vizitës, Kryeministri Kovaçevski në Nju Jork do të ketë takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, Forumit Ekonomik Botëror dhe Bankës Botërore, me përfaqësues të kompanive multinacionale dhe komunitetit të biznesit maqedonas në SHBA, si dhe me përfaqësues nga Bashkimi Evropian. Ndër takimet e planifikuara janë takimet me drejtorin menaxhues të Forumit Ekonomik Botëror,…

Read More

Policia e Kosovës nuk ka arritur të pajisjet me jelekë të rinj anti-plumb, as pas dy vjetësh. Procedurat për furnizim me këto pajisje kanë ngecur si pasojë e ankesave nga kompanitë e pakënaqura tek Organi Shqyrtues i Prokurimit. Gjykata e Tenderëve ka gjetur shkelje të Ligjit të Prokurimit në tenderin që peshon rreth 4 milionë euro, duke e rikthyer disa herë në rivlerësim. Dështimi 24 muajsh për lidhjen e kontratës rrezikon t`i lë pa pancirë policët e rinj, kurse u pamundëson atyre të vjetërve, që veçse i kanë, t`i ndërrojnë pas skadencës. Mediumi e ka pyetur autoritetin ligjvënës se si…

Read More

”Dje (17-shtator) në orën 13:40 në rrugën e qarkore përrreth liqenit të Mavrovës, në Mavrovë, ka ndodhë një aksident trafiku në të cilin një veturë “matiz” me targa regjistrimi të Shkupit e drejtuar nga 25-vjeçari A.N. nga Shkupi dhe një motor “kavasaki” gjithashtu me targa të Shkupit, e drejtuar nga personi F.S. nga Shkupi. Në aksident, motoristi F.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e qytetit ,,8-shtatori” në Shkup, ku u transferua për të ofruar ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer një ekip nga SPB-Tetovë” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/

Read More

Sipas informacioneve të mëngjesit nga Departamenti i Operacioneve dhe Koordinimit në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (QMK), ditën e djeshme ka pasur 19 zjarre në ambiente të jashtme dhe të gjitha janë shuar nga ekipet zjarrfikëse të institucioneve të Qendrës së Menaxhimit të Krizave. Zjarret e shuara kanë qenë në Shkup, Tetovë, Prilep, Ohër, Strugë, Kumanovë dhe vende tjera. Qendra rajonale për menaxhimin e krizave – Manastir njoftoi se gjatë zjarrit në fshatin Beranci të Komunës së Mogillës, ku digjej bimësi me kërcell i ulët dhe kashtë, në disa vende është dëmtuar hekurudha. Informata është marrë nga NJTKZ – Manastir…

Read More

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar qytetarëve me një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online. Për takimin e 14 shatorit që rezultoi i pasuksesshëm, Kurti dha detaje bashkë me zëvendëskryeministrin parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Ai edhe një herë ka ripërsëritur propozimin që u bëri përfaqësuesve të Bashkimit Evropian (BE). Sipas tij, takimi s’ka pasur asnjë rezultat për shkak të kushtëzimit të Serbisë për themelimin e Asociacionit, para zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Ai shton se Asociacioni nuk mund të jetë kusht, për zbatimin e…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret “një presion të ri” nga Perëndimi ndaj shtetit të tij lidhur me bisedimet me Kosovën. “Ata në thelb u pajtuan me gjithçka që po bën [kryeministri i Kosovës] Albin Kurti dhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është diçka që ata duhet ta bëjnë patjetër sepse marrëveshja për të është nënshkruar dhjetë vjet e gjysmë më parë dhe sepse ne insistojmë ”, tha Vuçiq për televizionin Pink. Pas takimit të 14 shtatorit, ndërmjet Vuçiqit dhe Kurtit, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, Bashkimi Evropian tha se do të…

Read More