Kolona të automjeteve luftarake të ushtrisë serbe janë filmuar dje në Kurshumli dhe në afërsi të Bllacës, të cilat lëviznin nga drejtimi i Kralevës për në Rashkë. Përveç automjeteve ushtarake, në drejtim të asaj që njihet si Zona e Sigurisë Tokësore mes Kosovës e Serbisë, sipas raportimeve të mediave serbe janë parë duke lëvizur edhe autoblindat e Forcave të Armatosura të Serbisë. Të gjitha këto lëvizje të ushtrisë e policisë serbe ndodhën një ditë përpara se nga grupe të organizuara kriminale në veri të vendit të vritet një polic i Kosovës e të plagoset një tjetër.
Author: Politiko
Ministria e Ekonomisë nëpërmes Inspektoratit të tregut ka marrë vendim për mbylljen e marketeve që nuk rrespektuan vendimin për uljen e çmimeve. Në mesin e marketeve të cilëve u është vënë dryni është edhe një market i rrjeteve të marketit Vero. Për këtë vendim, ka njoftuar vetë ministri Bekteshi. Ka thënë në shkrimin e tij se qytetarët janë në rend të parë. “NUK KA KOMPROMIS PËR PRAKTIKAT E PADREJTA TË TREGTISË! QYTETARËT NË REND TË PARË!”, ka shkruar Bekteshi.
Komuna e Çairit, është njëra prej Komunave që më së paku po i mbanë premtimet e dhëna në zgjedhjet e fundit lokale, këtë e tregon platforma e re e Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike, nga ku kanë bërë hulumtime për 14 komuna të drejtuara nga kryetarë shqiptarë. Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit, sipas platformës IDEA, ka 49 premtime, por 83.67% e tyre nuk kanë filluar. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të “IDEA-s”, komuna e cila ka realizuar më shumë premtimet e dhëna është Tearca, nga 54 premtimet, vetëm nuk kanë filluar 51.58%. Omer Ajdini Drejtor ekzekutiv…
Komuna e Çairit, është njëra prej Komunave që më së paku po i mbanë premtimet e dhëna në zgjedhjet e fundit lokale, këtë e tregon platforma e re e Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike, nga ku kanë bërë hulumtime për 14 komuna të drejtuara nga kryetarë shqiptarë. Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit, sipas platformës IDEA, ka 49 premtime, por 83.67% e tyre nuk kanë filluar. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të “IDEA-s”, komuna e cila ka realizuar më shumë premtimet e dhëna është Tearca, nga 54 premtimet, vetëm nuk kanë filluar 51.58%. Omer Ajdini Drejtor ekzekutiv…
Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas zhvillimeve në veri. Ai ka bërë një postim në Twitter ku ka shkruar “Me Policinë e Kosovës”. Më herët Klan Kosova ka raportuar për vrasjen e një polici në fshatin Banjskë në veri dhe plagosjen e dy të tjerëve. Lidhur me ngjarjen ende nuk janë deklaruar nga policia dhe institucionet relevante. https://twitter.com/Blerim_Vela?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1705794199713407379%7Ctwgr%5E5487314771a80dc869d5d0a314a1c58a3f903eee%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fvela-me-policine-e-kosoves%2F
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes së një polici të Kosovës dhe plagosjes së një tjetri në veri të vendit nga bandat kriminale. Osmani tha se vrasja dhe plagosja e një polici në veri është e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, teksa e quajti sulm ndaj Kosovës. “Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po synojnë të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin”. “Sulmet e organizuara kundër forcave të rendit të…
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka ndërprerë vizitën zyrtare në New York. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga këshilltari për media Bekim Kupina. Kupina tha se Osmani sot do të niset për Kosovë. “I ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën në New York”, tha Kupina. Si pasojë e një sulmi të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit u vra një polic i Kosovës/Klankosova.tv
Policia e Kosovës ka dhënë detaje se si erdhi deri te momenti ku mbeti i vrarë një polic e u plagos një tjetër në veri të vendit. Sipas policisë, gjatë realizimit të detyrave policore, rreth orës 02:34 në Mitrovicë të Veriut, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy kamionë pa targa, ku me çrast është bllokuar hyrja në këtë fshat. “Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveçan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe…
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në veri të vendit, për të cilin tha se është sulm terrorist i strukturave kriminale të drejtuara nga Serbia. Konjufca tha se ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues të Kosovës, veprimeve për rend e ligj por edhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë së vendit. “Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës”. “Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mori pjesë në manifestimin e shpalosjes së lapidarit të veprimtarit të shquar, Lezam Ramadani – La Xami në fshatin Vicë të Tetovës. Ahmeti në Facebook shkruan se La Xami përjetësisht do të kujtohet për atdhedashurinë e tij dhe guximin, gjithmonë në shërbim të kauzës kombëtare. Statusi i plotë: Në fshatin Vicë të Tetovës, bashkë me bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, përjetësuam kujtimin për veprimtarin e kauzës kombëtare, Lezam Ramadanin – La Xami, me lapidarin në vendprehjen e tij Deri në çastet e fundit të jetës nuk pushoi së vepruari në dobi të mirëqenies sonë…