Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se sot u bë një sulm brutal ndaj serbëve. Ai po ashtu konfirmoi se raportimet se sulmuesit ishin serbë dhe tre prej tyre janë vrarë. ”Sipas informatave që ne kemi, tre serbë nga Kosova kanë vdekur”. ”Ata kanë vdekur nga zjarri i snajperit. Nga një lartësi e madhe ku nuk kanë pasë nevojë të likuidohen. Frikësohemi se edhe personi i katërt ka vdekur”.
Author: Politiko
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka qëndruar në vendin e ngjarjes, ku mbeti një polic i Kosovës i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Sveçla, bëri të ditur se pas kësaj zyrtarët e Policisë së Kosovës falë profesionalizimit e vunë gjithë territorin nën kontroll. Ai gjithashtu potencoi se gjashtë sulmues janë arrestuar, dy nga ta janë të plagosur, raporton Klankosova.tv. “Vizituam vendin e ngjarjes, ku pak pas orës tre të mëngjesit, grupe të armatosura sulmuan patrullën tonë policore, meqë rast vranë rreshterin tonë Afrim Bunjaku”, u shpreh Sveçla. “Po ashtu kishim një zyrtarë tjetër të plagosur dhe një të lënduar”.…
Pas sulmit terrorist kundër policëve të Policisë së Kosovës, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka folur me kryeministrin Albin Kurti. Borrell dënoi me shprehjet më të forta agresionin e sotëm. Borrell shprehu ngushëllimet e tij për familjen, kolegët dhe të dashurit e punonjësit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe u uroi shërim të shpejtë punonjësve të policisë të plagosur. Përfaqësuesja e Lartë ka telefonuar edhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Borrell përsëriti thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë dhe lirimin e pelegrinëve në Manastirin e Banjskës, që ata të largohen të sigurt. Ai…
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se grupi i cili ka sulmuar është i përkrahur politikisht e financiarisht nga Beogradi zyrtar. Ka shtuar se bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, që sulmin e ka planifikuar shumë gjatë. “Procesi në vijim do të na japë më shumë të dhëna se kush janë këta, si hynë në Kosovë dhe kush ka dhënë urdhër. Çfarë kemi mësuar, është që bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal që ka planifikuar gjatë këtë sulm. Ata nuk paraqesin një bandë të kontrabandës por një strukturë mercenare që është e përkrahur politikisht e financiarisht nga…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë konferencës për media, tha se mesazhi i tij kryesor që dëshiron ta jem sonte është se ata “Asnjëherë nuk do ta njohin Kosovën”, raporton SHENJA. “Mesazhi më i madh sonte dhe gjithçka ajo që me kanë bërë mua sot dhe popullit serbë, u them se asnjëherë nuk do të pranojmë Kosovës. Mund të bëni gjithçka. Asnjëherë nuk do ta pranojmë pavarësinë e Kosovës. A jemi të gatshëm për të folur po, do të flasim, por pranim formalisht dhe jo formalisht harrojeni”, tha Vuçiq, raporton SHENJA. Vuçiq më tej mohoi se ata kanë furnizuar me…
Nxënësit e Vizbegut që mësojnë në shkollën fillore “7 Marsi” në Çair kanë mbetur pa transport të organizuar që nga nisja e vitit të ri shkollor e të cilin vitin e kaluar shkollor ua mundësoi Komuna e Çairit. Për të mbërritur në shkollë nxënësit detyrohen të paguajnë nga xhepi i tyre. Siç thanë fëmijët, mungesa e transportit shpesh herë ka detyruar fëmijët të humbin nga mësimi. “Kemi dal, kemi prit, nuk ka ardhur pastaj prapë jemi kthyer në shtëpi”, tha një nxënës. “Prej se ka filluar viti shkollor kemi dal me prit autobusin por nuk ka ardhur dhe kemi mbet…
Plagosja dhe vrasja e policit të Republikës së Kosovës në fshatin Branjskë në veri, ka ngjallur reagime të shumta. Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi e ka cilësuar si zhvillim të paramenduar e destabilizues dhe ka thënë se vepimet e tilla janë të papranueshme. Sipas tij, sulmi dhe vrasja e policit të Kosovës është tentativë për të nxitur krizë dhe konflikt me pasoja mbi paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë. “Dënoj ashpër sulmin ndaj forcave policore të Kosovës që la të vrarë efektivin Afrim Bunjaku dhe plagosi të tjerë në veri të Kosovës. Apeloj për kujdes…
Sulm vrastar ndaj shtetit të Kosovës, i ka quajtur kreu i BDI-së, Ali Ahmeti zhvillimet e sotme në veri të Kosovës. Vrasja e policit shqiprar, sipas Ahmetit, është sulm ndaj laqes, stabilitetit dhe sugurisë së gjithë rajonit. Për këtë sipas tij, duhet veprim i menjëhershëm, përcjell KlanM. “Dënoj në formën më të ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e efektivit si dhe plagosjen e të tjerēve në mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës. Ky provokim i rëndë është i qëllimshëm me agjendë të paracaktuar, andaj dhe duhet menaxhuar me gjakftohtësi dhe mençuri për arsye se pasojat mund…
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së policit në veri. Ai në në postim në Facebook ka shkruar se sulmi i sotëm është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. “Ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë”.…
Rreshteri policor Afrim Bunjaku bëhet polici i dytë i Republikës së Kosovës që vritet në veri të vendit, përderisa ishte në detyrë. Zyrtari i forcave të rendit nga Samadrexha e Vushtrrisë u qëllua për vdekje sot rreth orës 3 të mëngjesit, në një pritë nga persona të uniformuar në Banjskë të Zveçanit. Pos tij, në këtë ngjarje u plagosën edhe dy kolegë të tij, njofton Klankosova.tv. Polici tjetër që kishte rënë në detyrë është Enver Zymberi, nga Dubovci i Vushtrrisë. Ai u vra më 26 korrik 2011, gjatë aksionit të forcave të republikës së Kosovës për ta shtrirë kontrollin në…