Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, i mohoi akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës. “Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra“, tha Mojsilloviq në një konferencë për gazetarët në Beograd. “I mohoj të gjitha akuzat e bëra nga Prishtina“, theksoi ai. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se Serbia ka planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës, përmes sulmit në Banjskë. Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur në…
Author: Politiko
Pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit i cili u zmbraps falë njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, banorët e brezit kufitar me Serbinë thonë se ndjehen të frikësuar e të rrezikuar nga prania e xhandarmërisë së Serbisë. 352 kilometra vijë kufitare me Serbinë, shumica zonë e militarizuar nga shteti që nuk heqë dorë nga ëndrra e pa-realizueshme, gllabërimi i Kosovës. Nga gushti i vitit 2001, Serbia ka ngritur rreth kufirit 48 baza operative të avancuara, 28 të ushtrisë dhe 20 të xhandarmarisë. Sipas Qeverisë së Kosovës gjatë së shtunës Serbia ka vënë në gjendje gatishmërie në të gjitha bazat,…
Pagën e muajit shtator, të punësuarit në Ministri i Punëve të Brendshme do ta marrin me rritje prej 10%. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai informoi se në përputhje me ndryshimet në Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, me të cilin paga bazë bruto e të punësuarve në sektorin publik u rritet për 10%, sot të gjithë punëtorët e Ministrisë së Brendshme, me pagesën e pagës për muajin shtator, kanë marrë 10% rritje të pagës.
Reagon kryetari i KF Bashkimi, Armend Destani: Incidenti është hiperbolizuar me qëllim! Komisioni i Garave pranë FFM-së, siç dihet, ka suspenduar terrenin e KF Bashkimi 1947 nga Kumanova për zhvillimin e ndeshjeve të ligës së dytë dhe të kupës. E gjithë kjo pas ngjarjeve fatkeqe të ndeshjes nga Liga e Dytë, kur tifozi i Bashkimit ka hyrë në fushë në ndeshjen ndaj Kamenica Sasa. Tash pritet vendimi i Komisionit Disiplinor i FFM-së për dënimin e Bashkimit nga Kumanova. Mirëpo, sot ka një reagim nga FK Bashkimi, ku theksojnë se të gjitha informacionet për incidentin janë ekzagjeruar në opinion. Presidenti i…
Prej sot do të fillojnë punët ndërtimore dhe punët e instalimeve në stacionin e pagesave në Gllumovë. Punët ndërtimore dhe rikonstruimi, është paraparë që të përfundojnë në afat prej gjashtë muajve, njoftuan nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore. Gjatë kryerjes së punëve ndërtimore, siç është paralajmëruar, stacioni i pagesave në Gllumovë do të jetë në funksion të pjesshëm dhe komunikacioni do të zhvillohet me regjim kohor të miratuar nga MPB dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Nga NP Rrugët Shtetërore bëjnë thirrje për pjesëmarrje me përgjegjësi në komunikacion dhe respektimin e regjimit të përkohshëm. Përndryshe, përkujtojnë nga Rrugët Shtetërore, rikonstruimi…
Alberije Hadërgjonaj ka reaguar pas deklaratës ofenduese që Albano Bogdo bëri për Alban dhe Beatrix Ramosajn. Përmes një statusi në InstaStory, Alberija i ka bërë thirrje Albanos të kërkojë falje publike. Këngëtarja e paralajmëron se ka dhe nen në Kodin Penal të Shqipërisë për prishjen e imazhit. “More djalë i patalentuar mos u mundo të marrësh famë nga të tjerët. Ti bën mirë të kërkosh falje publike për sajesa dhe fjalor të turpshëm. Po për prishjen e imazhit besoj e di që ka edhe nen në Kodin Penal të Shqipërisë. Në këtë rast ti bashkë me Tv veni mend. Krijo…
Me kushtëzimin e ndryshimeve kushtetuese, që janë edhe kusht i vetëm që Maqedonia e Veriut të ecë pa pengesa në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian (BE), Bilall Kasami, Izet mexhiti dhe Afrim Gashi po rreshtohen në një vijë me opozitarin Hristijan Mickoski dhe forcat destruktive pro-ruse në vend që duan ta pengojnë këtë rrugëtim, shkruan Indeks.mk “Opozita në korrelacion me pushtetin çdoherë ofron alternativat e veta që e llogarit që janë më të favorshme për konsum në raport me opinionin publik. Por, kjo praktikë e njohur e subjekteve politike vlen vetëm kur alternativat e tyre janë më të pranuara…
Aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami ka thënë se regjisorët dhe aktorët e Turqisë janë të gatshëm dhe kanë potencial të realizojnë një film për komandantin legjendar, Adem Jashari. Siç tregoi ai, këtë vit së bashku me ekipën dhe një regjisori turk kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, me ç’rast janë informuar edhe fizikisht me historinë e komandantit. “Unë e kam pas Kazimin dhe komplet ekipën me një regjisor shumë të madh turk në Prishtinë dhe në vizitë te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Kanë marrë shumë informata, e kanë pa vendin edhe pse e dinë këta luftën në…
Vetëm dy muaj mbeten deri sa vendi të përfundojë procesin e ndryshimeve kushtetuese. Kuvendi po bën përpjekje për të siguruar numrat e nevojshëm për miratimin e aktit më të lartë juridik. Pezullimi i votimit pa kornizë kohore nuk favorizon procesin, sipas analistit politik Albert Musliu. Megjithatë, ai është optimist se koha ende na premton në këtë sfidë. Analisti politik, Albert Musliu, tha se qeveria po eksploron opsione të tjera për të siguruar numrin e nevojshëm të deputetëve për të filluar procedurën e ndryshimeve kushtetuese. Në Maqedoni, afati për ndryshimet kushtetuese nuk është i prerë, kështu që parlamenti mund t’i bëjë ato…
Prej sot fillon pagesa e pensioneve me rritje prej 5.3%. Më së shumti do të marrin përfituesit e pensionit më të lartë, rreth 3700 denarë plus. Pensionistët, nga ana tjetër, me pensione më të ulëta do të marrin rritje për 700 denarë. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë: “Sipas metodologjisë dhe të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, pensioni për muajin shtator do të rritet me 5.3%. Ky është rregullimi i dytë për këtë vit, në muajin mars është rritur me 8.4% dhe bashkë me 5.3% në shtator është gjithsej 13.7%”. Në vend jetojnë rreth 330 mijë pensionistë.…