Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.10.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 563 drejtues mjetesh. Prej tyre, 35 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe nëntë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Njëkohësisht në vendbanim tejkaluan shpejtësinë 255 automjete, ndërsa jashtë vendbanimit 308” – thuhet në kumtesën e MPB-së. /KlanMacedonia/
Author: Politiko
Në pikë e pagesës “Gradsko”, dje në orën 15:20, policia ka arrestuar K.C. (23) nga f. Timjanik-Negotinë. Nga MPB thonë se gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Mercedes”, të cilin ai e ka drejtuar është gjetur dhe sekuestruar mall për të cilin paguhet akcizë, përkatësisht shtatë tuba me gjithsej 320 litra pije alkoolike pa asnjë dokument. Personi është në mbajtje në stacion policor, kurse për rastin është informuar Drejtoria e Doganave. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti fjalim sot me rastin e fillimit të vitit akademik 2023/2024. Kryeministri Kovaçevski mori pjesë në orën e parë akademike dhe në ndarjen e indekseve për studentët e rinj në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa në ngjarje folën ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri dhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, si dhe prof.Dr. Biljana Angellova, rektore e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe prof. Dr. Svetozar Antoviq, u.d. dekan i Fakultetit të Mjekësisë pranë USHKM-së. Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se Hristijan Mickoski është anti Bashkimit Evropian, dhe VMRO-DPMNE është parti anti-perëndimor. Nga LSDM thonë se Mickoski dhe OBRM-PDUKM, pa argumente mundohen të bllokojnë vazhdimin e rrugës evropiane të shëtit dhe anëtarësimin në BE. “VMRO-DPMNE nuk mbështet asnjë vendim për integrimin Evropian dhe kanë bërë gjithçka për të rrezikuar të ardhmen evropiane. Mickoski ka organizuar protestë të dhunshme kundër propozimit Evropian, përhapjen e histerisë për gjoja bullgarizim dhe asimilim”, thonë nga atje. Sipas tyre, VMRO-DPMNE ka shpërndarë gënjeshtra se gjuha maqedonase mund të jetë dialekt bullgar, dhe se ato…
Të dielën rreth orës 19:10 në SPB-Tetovë, është thirrur personi F.M. 40-vjeç nga Zherovjani i Tetovës, i cili më parë kishte qenë i raportuar nga personi A.A. nga Bogovina e Tetovës, se në vendin e quajtur “Aerodrom” rreth orës 14:00 me armë zjarri kishte qëlluar qenin e tij të bariut dhe e kishte plagosur. Kështu që, nga F.M. është konfiskua një armë zjarri “Taurus 357 magnum” kalibër 357, 5 plumba të të njëjtit kalibër dhe një gëzhojë e një plumbi të krisur. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
Të dielën në orën 17:00, në udhëkryqin nga një rrugë pyjore lokale në fshatin e Rekës së Poshtme Prisojnica, një traktor “Toma Vinkoviç” pa targa regjistrimi të drejtuar nga Z.L. (65) nga ky fshat i cili ka dalë nga rruga, ku shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Shtëpinë e Shëndetit-Rostushë, prej ku është transferua në Spitalin e Ohrit “Shën Erazmo”. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar.
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, të dielën rreth orës 10.30 në rrugën “Jashtvardarit” në Tetovë kanë gjetur një automjet ngarkues “Mercedes sprinter” me targa regjistrimi të Tetovës që më parë kishte qenë e raportuar si e vjedhur, pronë e personit E.M.(32) nga Reçica e Madhe e Tetovës. Makina dhe produktet që ishin të ngarkuara në të janë marrë nga një i mitur nga Sellarca e Poshtme e Tetovës, i cili dyshohet për përfshirje të drejtpërdrejtë në këtë rast dhe u kthye tek pronari, kurse personit B.L. (26) nga Tetova, iu kthye një skuter që ishte gjetur gjithashtu në automjetin ngarkues.…
Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në Bashkimin Evropian sepse ajo është mënyra më e mirë për stabilizimin e situatës në atë pjesë të kontinentin të Evropës, njoftuan krerët e diplomacisë së Kroacisë, Austria, Sllovenia. Në një shkrim të përbashkët të publikuar, ministri Gordan Grlic Radman, Aleksandar Shallengerg dhe Tanya Fajo theksuan se agresioni Rus kundër Ukrainës ka bërë BE-në edhe më tërheqëse për vendet e Partneritetit Lindor – Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, ndërsa në të njëjtën kohë vendet e nga Ballkani Perëndimor po përballen me kërcënime të paprecedentë ndaj stabilitetit dhe dilema në rritje të politikës së jashtme. “Është e…
Autoritetet turke kanë arrestuar 20 persona me lidhje të dyshuara me grupin militant kurd që mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës të së dielës në një ndërtesë qeveritare në Ankara. Më shumë se dy duzina “operacione” u kryen në Stamboll dhe Kırklareli, një qytet në veriperëndim të Turqisë, tha të hënën ministri i brendshëm Ali Yerlikaya. Arrestimet vijnë një ditë pasi dy sulmues vetëvrasës sulmuan ministrinë e brendshme të Turqisë në një pjesë të frekuentuar të kryeqytetit që është shtëpia e shumë ndërtesave dhe bizneseve qeveritare. Njëri nga individët hodhi në erë veten ndërsa tjetri u qëllua për vdekje nga policia,…
Një zjarr i madh në një kompleks policie në Egjipt ka lënduar të paktën 38 persona, sipas shërbimeve të urgjencës dhe mediave lokale. Zjarrfikësit arritën të frenojnë flakët në objektin në Ismailia dhe spitalet lokale janë vënë në gatishmëri. Videot e postuara në mediat sociale tregojnë ndërtesën – e cila është e pajisur me personel të policisë 24 orë në ditë – e mbuluar nga flakët. Shkaku i zjarrit nuk dihet dhe qeveria nuk ka komentuar. Burime të mbrojtjes civile thanë se zjarri ka shkaktuar shembjen e pjesëve të selisë së Drejtorisë së Sigurisë. Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit ka…