Author: Politiko

Motra e heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut, ka folur me krenari dhe dhimbje për humbjen e vëllait në Banjskë të Zveçanit pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Ajo tha se ndjen krenari por edhe dhimbje të madhe për humbjen e vëllait. “Krenohem se çfarë vëllai kam pasur, por aq sa krenari, është edhe dhimbje e madhe. Na la gruan, tre fëmijët, shumë dhimbje të madhe kemi. Na ka ardhur shumë papritur”, tha ajo për Euronews, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, vëllai i heroit të Kosovës tha se ndihet krenar që Afrim Bunjaku ka rënë për atdhe. “Shumë krenar, krenaria është e madhe.…

Read More

Propozim rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lexim të parë është vendosur në rend dite të mbledhjes së 127-të plenare. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e dorëzoi në procedurë të rregullt kuvendore Propozim rregulloren për punë të Kuvendit, i cili është produkt i punës shumëvjeçare të përkushtuar të pjesëmarrësve në procesin e Dialogut Zhan Mone. Në Propozim rregullore është paraparë që dispozitat të fillojnë të zbatohen nga përbërja e ardhshme parlamentare që në fakt kontribuoi shumë në miratimin e zgjidhjeve të njëanshme me koncensus edhe për deputetët nga pushteti edhe për deputetët në opozitë. Në rend…

Read More

Masat dhe politikat energjetike të LSDM-së krijojnë kushte që rryma të mos rritet. Qytetarët mund të jenë të qetë sa i përket furnizimit me rrymë dhe çmimit të rrymës, thonë nga partia maqedonase në pushtet, LSDM. Nga partia qeverisëse shtojnë se nga 1 dhjetori do të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike për familjet. “Institucionet e udhëhequra nga LSDM-ja në sezonin e kaluar të ngrohjes, në kushte krize dhe pasigurie, treguan kapacitete dhe përkundër skenarëve të opozitës, nuk pati kufizime, as rritje të çmimit të rrymës. Prodhimi vendor i energjisë elektrike po rritet ndjeshëm, me investime serioze në…

Read More

Para 28 viteve më 3 tetor ishte kryer atentat mbi presidentin e atëhershëm të shtetit, Kiro Gligorov, i cili e mbijetoio me lëndime të rënda në kokë. Në vendin e atentatit ndërroi jetë shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa ishte lënduar edhe truproja e tij, Ilço Teovski. Si pasojë e lëndimeve ndërroi jetë edhe kalimtari i rastit Hristo Hristomanov, ndërsa u lënduan edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski. Mbetet e panjohur se kush qëndronte pas atentatit. Procedura hetuese e cila zhvillohet kundër një autori të panjohur ende është e hapur. Hetimi konfirmoi se atentati ka qenë mirë i përgatitur dhe…

Read More

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informoi se dje ka pasur 29 zjarre në hapësira të hapura. Janë djegur kashtë, kullosa, mbeturina, barë i thatë, gjemba, kallam, vreshta, shkurre, pyll me kërcell të ulët dhe të përzier, pyll me pisha dhe disa deponi, ndërsa në Komunën Vasilevë është djegur edhe një kasolle, sipas të dhënave nga Sektori për Operacione dhe Koordinim në QMK. Deri sot në mëngjes, sipas raporteve që kanë mbërritur në QMK, zjarre aktive nga 24 orët e kaluara ka edhe dy. Ata janë në Komunën Makedonsi Brod, në fshatin Belicë dhe në Komunën Çashkë në fshatin Jabollçisht…

Read More

“Amerika të ndërtojë bazë ushtarake në Veri të Kosovës, vetëm në këtë mënyrë ndalet lufta gjeopolitike e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit”, ka thënë kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri. Këto komente Tahiri i bëri përmes një postimi në Facebook, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit dhe pas dislokimit të trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën. “Si rezultat vija gjeopolitike perëndim-lindje vendoset drejt në Ballkan. Përcaktimi perëndimor i Kosovës dhe shteteve tjera që linden nga zhbërja e ish-Jugosllavisë u pagua me jetë njerëzish”, shkroi.Kjo kërkesë e Tahirit vjen pas…

Read More

Kreu i PDE-së, Arjanit Hoxha në “Click Plus” në TV21 duke komentuar bashkimin e opozitës së vitit 2021 për ta rrëzuar pushtetin, tha se pajtohet me ish kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe tha se ka qenë dëshmitarë kur Izet Mexhiti në atë kohë ka thënë se do të jetë pjesë e shumicës së re. “Izet Mexhiti në një far forme ka thënë se do të jetë pjesë e 61-shit. Publikisht ua them, atë që e tha z.Sela, është shumë e saktë, kaq mund të them. Gazetari: Jeni dëshmitarë, nuk jeni dëshmitarë? Absolutisht po”, tha Hoxha. download

Read More

Moti sot në mëngjes do të jetë i freskët, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshueshme. Temperaturat minimale do të jetë 4 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrij nga 22 deri në 28 gradë. Në ditët në vazhdim do të kemi mot të paqëndrueshëm dhe relativisht i ngrohtë me mëngjese të freskëta. Nesër dhe pasnesër pasdite do të ketë rritje lokale të vranësirave dhe kushte për reshje lokale të shkurtra shiu.

Read More

Pas tre gazetarëve që u larguan ditë më parë nga Tv ALSAT, është larguar një gazetare tjetër. Evi Shkopi është gazetarja e katërt që largohet nga ALSAT pas Mefail Ismailit, Zejxhane Osmani dhe Valbon Bexhetit. Mefail Ismaili pas largimit kishte shkruar se nuk do të jetë më pjesë e ALSAT. “Të nderuar miq e kolegë, Prej sot nuk do të jem pjesë e TV ALSAT. Angazhimi im profesional si gazetar do të vazhdojë edhe më tej. Falënderoj të gjithë kolegët e Alsatit me të cilët vërtetë kam pasur një bashkëpunim dhe eksperiencë të paharrueshme. Të gjithve u uroj suksese dhe…

Read More

Seanca plenare e kësaj të Hëne ka në fokusin e saj diskutime për problematikat e qytetarëve dhe prandaj nuk pritet të miratohet ndonjë projektligj. Në nisje të saj, u mbaj një minutë heshtje për policin e vrarë më 24 Shtator në veri të Kosovës. Afrim Bunjaku humbi jetën orët e para të asaj dite gjatë një konfrontimi mes forcave të policisë së Kosovës me bandat kriminale serbe. Bunjaku është shpallur nga Presidentja Vjosa Osmani “Hero i Kosovës”. Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit./tvklan.al http://www.youtube.com/watch?v=-ChHzyVoXvQ&feature=emb_err_woyt

Read More