Ministria e Drejtësisë në RMV njofton se propozim-ligji për drejtësi për fëmijët deri në fund të tetorit do të dërgohet në procedurë qeveritare. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se përpunimi i këtij ligji ishte gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve në sistemin e drejtësisë për fëmijë, UNICEF-it dhe organizatave joqeveritare. “Grupi punues për përgatitjen e Propozim Ligjit për drejtësi për fëmijët në procesin e konsultimeve me palët e interesuara i kushtoi vëmendje të veçantë rekomandimeve për përmirësimin e kornizës legjislative për drejtësi për fëmijë të hartuara nga UNICEF-i në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. “Me zgjidhjet e propozuara është…
Author: Politiko
Selektori i Kombëtares së Çekisë, Jaroslav Silhavy e pranon se ekipin e tij e pret një ndeshje mjaft e vështirë në “Air Albania” kundër Kombëtares shqiptare. Mirëpo, trajneri çek insiston se skuadra e tij do ta kërkojë fitoren kundër Kuqezinjve për ta marrë primatin në grup. Aktualisht, “Shqiponjat” prijnë me 10 pikë, dy më shumë se çekët, të cilët e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, shkruan “Gazeta Express”. E ajo e 12 tetorit po konsiderohet si më e rëndësishmja për të dyja Kombëtaret, në garë për t’u kualifikuar në Euro 2024. “Ne jemi optimistë, besojmë se mund t’ia…
Mbesa e ish presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, përmes një video në rrjetin social TikTok ka treguar endin ku ka qëndruar ai dhe po mbahet ende ashtu siç ka qenë dhe kjo video është bërë virale. Në video e prezantuar ajo ka treguar të gjitha detaje e dhomë të ish presidentit Ibrahim Rugova, diçka që kishte shumë të veçant në dhomën e tij ishte se se ai mbante një fotografi të heroit kombëtar shqipëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbe. Tutje mbesa e tij ka treguar se nga momenti i vdekjes së të ndjerit askush nuk e përdor këtë vend. http://video.gjirafa.com/mbesa-e-ish-presidentit-rugova-promovon-rezidencen-e-gjyshit-video-behet-virale Duke parë…
Një aksident tragjik ka ndodhur në rajonin e Tetovës, ku një i ri ka mbetur i vdekur. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, kur në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Pirok-Tetovë, në fshatin Pallçisht i Poshtëm i Tetovës, automjeti “BMW” me targa të Tetovës, i cili sipas informacioneve nga hetimi, është drejtuar nga 18- vjetor M.Z. nga Siniçani i Tetovës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë. “Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar M.Z nga të cilat ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri A.Z (23) nga i njëjti fshat ka…
Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ditëve të fundit është tejet aktive në mediat sociale. Pasi postoj disa poza të nxehta andaj nuk munguan as komentet e ndjekësve të saj, shkruan “Kosovarja”. Njëra prej tyre ishte shprehur “Hmm lumi aj i lumi qet ka nafakë e kënaq shpirtin n ty”. Pas një periudhe qe kaloi jot ë mirë emocionale, Fjolla është rikuperuar dhe është rikthyer me në formë se kurrë.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndërtojnë bazë ushtarake në veri të Kosovës, përcjell Reporteri.net. Sipas saj, vetëm në këtë mënyrë ndalet lufta gjeopolitike e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor. “Amerika të ndërtojë bazë ushtarake në veri të Kosovës, vetëm në këtë mënyrë ndalet lufta gjeopolitike e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit! Si rezultat vija gjeopolitike perëndim- lindje vendoset drejt në Ballkan”, ka shkruar Tahiri në Facebook. Dje, Shtetet e Bashkuara thanë se nuk kanë mundur ta vërtetojnë se Serbia i ka…
KFOR-i po shton praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës pas sulmit terrorist në veri, kështu thanë nga KFOR-i. ”Në dritën e zhvillimeve të fundit, KFOR-i po shton gjithashtu praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it. Tutje ritheksohet se qëllimi i KFOR-it është ruajtur e një mjedis të sigur dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. ”Vendimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon. Ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se informatat preliminare të autoriteteve të Kosovës tregojnë se shumica dërrmuese e personave të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit janë ose pjesëtarë të organizatës Mbrojtja Civile ose të Brigadës Veriore, të dyja të shpallura terroriste në Kosovë, në Qershor të këtij viti. Sipas Kurtit, çështja më e rëndësishme aktualisht është siguria e Kosovës dhe ndëshkimi për sulmuesit e Policisë së Kosovës. “Ndëshkimi për sulmuesit nënkupton ndëshkimin e Serbisë, e cila e mbështeti financiarisht, ushtarakisht, logjistikisht, politikisht, publikisht, zyrtarisht, atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit,…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për kohën kur ishte kryeministër. Ai tregoi edhe arsyen se pse e kishte pritur Milan Radojiçiqin, në zyren e tij. Haradinaj tha se në atë kohë Radojiçiq nuk ishte i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Në kohën e krijimit të ushtrisë së Kosovës kemi zhvilluar biseda me të për ligjet për ushtrinë. Në atë kohë jam munduar t’u shpjegoj se ligjet tona nuk janë kundër serbëve të Kosovës dhe u kam siguruar atyre që edhe fëmija i tyre mund të bëhet pjesë e ushtrisë së Kosovës. Ata…
Lulja nga Shkodra ka treguar në një intervistë për Euronews Albania se e shqetëson marrëdhënia e Kosovës dhe Serbisë, mbi të gjitha për të ardhmen e rinisë. Prej 16 vitesh e martuar me një serb ajo jeton në Zveçan, gjersa bëri thirrje për një pajtim dhe mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. “Nuk ka rehati për rininë si po rritet, mirë hajde pleqtë se po shkojnë, s’do rrojnë gjithë jetën, por e drejta e të drejtave, e mira e të mirave është të qetësohen njerëzit. E mira është të qetësohet gjendja. Për shembull, po them…