Author: Politiko

200 ushtarë të ushtrisë britanike po vijnë në Kosovë si përforëcim i KFOR-it. Kështu ka bërë të ditur Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë përmes një postimi në “X”, përcjell Klankosova.tv. “Dyqind ushtarë të Ushtrisë Britanike po mbërrijnë në Kosovë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë “, thuhet në njoftim.

Read More

“Ndryshimet kushtetuese janë pjesa kryesore e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarin, e cila parashikon njohjen e pakicave bullgare si popull shtet-formues dhe bashkërendim të historisë dhe kulturës. Kjo marrëveshje është njohur nga Bashkimi Evropian si një prej kushteve për fillimin e negociatave për anëtarësim”. Kështu thotë në një prononcim për portalin Politiko.makdomen.net, analisti politik Albert Musliu duke folur mbi bllokadën e opozitës maqedonase dhe kushtëzimin e opozitës shqiptare ndaj ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, opozita shqiptare nuk duhet të kushtëzojë votimin e ndryshimeve kushtetuese me heqjen e pragut të 20 % për gjuhën shqipe. “Nëse opozita insiston…

Read More

Kanë kaluar 12 vite nga vdekja e Steve Jobs, themeluesit të Apple dhe “babait” të iPhone. Ai vuante nga kanceri i pankreasit, që nuk shërohet kurrë. Jobs ishte i martuar me Laurene dhe bashkë me të kishte tre fëmijë: Reed Paul, Eve dhe Erin Sienna. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk mori pjesë nga pasuria e madhe e sipërmarrësit. Vetëm dy persona morën pasurinë e Steve Jobs, gruaja Laurene dhe Lisa Brennan. Brennan ishte vajza e tij e parë, rezultat i një lidhjeje të mëparshme, por ai nuk e njohu deri pas shumë vitesh. Për të “kompensuar” faktin që nuk e…

Read More

Një dramë ka ‘shpërthyer’ papritur mes ish-çiftit Getinjo dhe Vivien Thano. E gjitha nisi pas një interviste të Vivien, ku ajo deklaroi se arsyeja e ndarjes nga reperi ishte fiksimi i tij pas bixhozit. Tutje ajo deklaroi se pavarësisht se është mundur ta ndihmonte, Getinjo nuk arriti të largohet nga lojërat e fatit, diçka që ajo nuk mundi ta toleronte. Nuk ka mjaftuar me kaq dhe rap-artisti ka vazhduar reagimet edhe me komente në postimin e faqes zyrtare të E diel në Instagram. Aty reperi tha se arsyeja e ndarjes ishte diçka tjetër dhe jo bixhozi, tutje ai u shpreh…

Read More

Antievropianizmi është antimaqedonizëm! Shkruan: Destan Jonuzi Nacionalizmi nuk duhet ngatërruar me patriotizmin. Kjo këshillë e mençur dominon mendimin dhe veprimin politik perëndimor. Patriotizmi, sipas Xhorxh Oruellit, është përkushtim ndaj atdheut… Ndryshe, shpjegon ky autor, nacionalisti është i pandashëm nga dëshira për pushtet, me një qëllim që të sigurojë më shumë pushtet dhe më shumë prestigj. Për më tepër, shpjegon ky autor, “nacionalisti jo vetëm që nuk tmerrohet nga krimet e kryera prej tij, por ka një aftësi mbresëlënëse për të mbyllur veshët dhe për të mos dëgjuar fatin për ta”. Hristijan Mickoski mund të jetë nacionalist, por jo patriot. E…

Read More

Reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni u paraqit titullar për Granadën, e cila para shikuesve të vet ka barazuar me rezultat 2:2 me Barcelonën, në takimin e javës së 9-të të elitës së futbollit spanjoll. Futbollisti Bryan Zaragoza është trim i skuadrës së Granadës. Zaragoza në minutën e 1-rë (pas 17 sekondave) dhe të 29-të ka kaluar në epërsi Granadën. Barcelona e hendikepuar pa sulmuesin Robert Lewandowskin e  lënduar, ia doli që të marrë pikë në çastet e fundit. Në fund të pjesës së parë Lamine Yamal ka ngushtuar rezultatin.

Read More

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, po diskutohet rreth kryendeshjes së ditës së sotme, ajo në mes Prishtinës dhe Balkanit. Ismet Munishi e komentoi ndeshjen në “Fadil Vokrri”, duke thënë se ishte një shfaqje e bukur, si nga futbollistët në fushë, ashtu edhe nga tifozëtia “Plisat”. Trajneri i njohur tha se, Plisat janë krenaria e shqiptarisë, e jo vetëm e Prishtinës. “Mu mpëlqeu Prishtina sot shumë, ndeshja ishte shfaqje fantastike, “Plisat” ishin fantastik. Prishtina gjithmonë duhet me lu me reflektorë, atmosfera po bëhet ma e mirë, tifozët po kanë më shumë kohë me shku në “Fadil Vokrri”, tha Munishi.…

Read More

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka ndarë detaje nga pjesëmarrja e tij në Forumin “To Be Secure”, i mbajtur në Budva në Mal të Zi. Aty, Lajçak ka theksuar se është koha që shtetet e Ballkanit Perëndimor të përparojnë në rrugëtimin e tyre për në BE. Ai ka theksuar se urgjenca e përfshirjes së anëtarëve të rinj në BE, që nga lufta në Ukrainë, ka stagnim dhe kthim prapa në rajon. Lajçak tha se në këtë forum, paneli i tij u fokusua në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Ai foli në vija të trasha për aktivitetet e…

Read More

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rina Balaj po vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale. Rina numëron fansa të shumtë në mediat socizle dhe vetëm në Instagram ka mbi 380 mijë të tillë. Autorja e “Bad Rosita” këto ditë ka nisur pushimet në Zanzibar dhe nga atje nuk kanë munguar postimet e ndryshme provokuese. Edhe së fundmi Rina ka mahnit me linjat joshëse të trupit, teksa pozoi me një fustan elegant ngjyrë ari me një krah. Këngëtarja përshtati dukjen me aksesor ari dhe makijazh të theksuar, ndërsa flokët mbante në në topuz. Rina dukej më në formë se kurrë më…

Read More

Në seancën e rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës sot pritet të diskutohet për situatën në Kosovë. Sesioni duhet të diskutojë gjithashtu situatën në Izrael dhe Nagorno-Karabakh. Seanca e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të mbahet pas orës 16:00. Më 24 shtator, një grup terroristësh sulmoi një njësi patrulluese të policisë së Kosovës në një rrugë në fshatin Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, grupi i terroristëve u strehua në manastirin në Banjskë, prej ku vazhdoi përleshjet me zyrtarët policorë. Gjatë përleshjeve, sipas autoriteteve kosovare, janë vrarë tre sulmues. Kosova ka fajësuar për këtë…

Read More