Deputeti Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët në Komisonin e Cështejeve Europiane sot tha se opozita me qëllim po manipulon me ligjin për lojrat e fatit, duke bërë teatër para qytetarëve teksa nuk miraton ligjin i cili do të rregullonte tregun e kësaj veprimtarie në vendin tonë. Politikat e opozitës, Snopçe i quan si dyftyrëshe dhe aspak qëllim mira. “ Më 20 prill të vitit 2022, Aleanca për Shqiptarët ka propozuar ligjin për lojrat e fatit, ju e dini shumë mirë sepse ua përkujtoi dhe z.Arbër Ademi. Prej atëherë e deri më sot, ai ligj asnjëherë nuk është diskutuar, pse,…
Author: Politiko
Është një nga sulmuesit e kombëtares kuqezi, i grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor. Sidoqoftë, sytë dhe veshët e të gjithë shqiptarëve janë nga sfida eliminatore e 12 tetorit ndaj Republikës Çeke në “Arena Kombëtare”, sepse vlen shumë për kualifikimin në finalet e “Euro 2024”. Pastaj është miqësorja ndaj Bullgarisë, më 17 tetor, e cila do të shërbejë për të kolauduar skemat e lojës së trajnerit Sylvinho dhe përdorur ata që kanë pasur më pak hapësira. Taulant Seferi është i bindur se ky është sulmi më i mirë që ka pasur kombëtarja shqiptare, ndaj pret gola. Luan apo jo…
Sulmi i papritur i Hamasit nga Gaza në Izrael herët në mëngjesin e së shtunës ka shkaktuar një krizë humanitare në të dyja anët e konfliktit, me mijëra të vdekur dhe të plagosur. Ministria palestineze e shëndetësisë tha se të paktën 560 njerëz kanë vdekur dhe 2,900 janë plagosur në Gaza që kur Izraeli filloi të kryente sulme ajrore në përgjigje të sulmit. Ndërkohë, mediat izraelite raportojnë se rreth 700 persona kanë humbur jetën në Izrael, përfshirë fëmijë, si pasojë e raketave dhe sulmeve tokësore të Hamasit. Një numër i panjohur civilësh dhe ushtarësh izraelitë janë marrë gjithashtu peng nga…
Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jon Finer tha të hënën se nuk ka asnjë informacion të drejtpërdrejtë që tregon se Irani urdhëroi ose planifikoi sulme të Hamasit në Izrael, por pranoi se Irani e ka mbështetur grupin militant për dekada. Finer, në dy intervista televizive, theksoi se SHBA mbetet e përkushtuar për arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit dhe ofroi ndihmën e SHBA për të zgjidhur situatën e pengjeve. “Ne besojmë se Irani është gjerësisht bashkëpunëtor në këto sulme në mbështetjen e Hamasit për dekada të tëra,” tha Finer në “Good Morning America” të ABC ¹.…
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në zyrën e presidentit Bajram Begaj, pak ditë para zhvillimit të samitit të Procesit të Berlinit dhe vizitës së presidentit franez Emmanuel Macron. “Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar”, shkruan Rama. Kujtojmë se Samti i Procesit të Berlinit zhvillon punimet me 16 tetor te Piramida e Tiranës. Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf…
Ronela Hajati ka kohë që i është përveshur punës për albumin e ri. Këngëtarja ndau një postim për ndjekësit e saj dhe njoftoi se albumi po vjen gjatë muajit nëntor. “Albumi po vjen në nëntor dhe jam shumë e emocionuar,” u shpreh ndër të tjerash Ronela.
Vinicius Junior është i gatshëm të luajë tërë jetën e tij për Real Madridin. “Është gjithmonë një nder afeksioni që e marr nga fansat dhe ai që e kam për ta”, ka thënë Vinicius për Real Madrid TV. “Jam shumë i lumtur që luaj këtu dhe dua të vazhdoj së luajturi këtu për gjithë jetën time”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për të luftuar si organizatat dhe shtetet terroriste, duke lidhur taktikat e përdorura nga Hamasi në sulmin e tij ndaj Izraelit me ato të përdorura nga Rusia në Ukrainë. Ai tha se gazetarët izraelitë që kishin qenë në Ukrainë dhe ishin dëshmitarë të pasojave të mizorive në vende si Bucha ku u zbuluan varreza masive, tani po shihnin taktika të ngjashme të përdorura në vendin e tyre, raporton “Guardian”, transmeton klankosova.tv. “Mijëra raketa. Të shtënat me njerëz në makina. Askush nuk u kursye. Vetë terroristët i dhanë…
Claudia Goldin, profesoreshë në Harvard, është nderuar me çmimin “Nobel Memorial” në Shkencat Ekonomike, çmimi i fundit i sezonit Nobel të këtij viti. Goldin, një specialiste në historinë e punës dhe ekonomisë është gruaja e tretë që shpërblehet në historinë e çmimit. Çmimi i Ekonomisë u krijua në vitin 1968 nga banka qendrore e Suedisë dhe njihet zyrtarisht si Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv. Fituesit e vitit të kaluar ishin ish-kryetari i Rezervës Federale Ben Bernanke, Douglas W. Diamond dhe Philip Dybvig, për kërkimin e tyre në dështimet…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli. Në takim, u diskutua për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra një polic i Kosovës. Osmani tha se Serbia duhet të ndëshkohet dhe sanksionohet ndërkombëtarisht për mbështetjen e plotë logjistike që i ka ofruar grupeve paramilitare dhe kriminale që kryen sulmin. Ajo theksoi se Serbia duhet t’i tërheq trupat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën, pasi që ato përbëjnë rrezik për…