“Jemi në rrugën e duhur, mundon shumë shumë pak, për t’u kualifikuar. Nuk ishte aq e thjeshtë. Pas golit u tërhoqëm shumë, rrezikuam. Nuk duhet të ndodhë ajo. Skuadrat që kanë përvojë mund të të godasin. Mentaliteti i skuadër u duk edhe në ndeshjen që humbëm në Poloni. Është një gjë shumë e mirë, të vazhdojmë kështu. Unë me Arlind Ajetin njihem që në moshën 14-vjeç, kemi luajtur me Zvicrën deri në 21-shat, pastaj kemi përfaqësuar Shqipërinë. Jam shok i ngushtë me Ajetin dhe më vjen mirë që bëmë ndeshje të madhe dhe nuk pësuam gol. Më kishte munguar. Borxh nuk…
Author: Politiko
Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch kanë takuar mëngjesin e së premtes presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas këtij takimi Osmani deklaroi edhe një herë se kërkon që të përfshirët në sulmin terrorist të Banjskës më 24 shtator të sillen para drejtësisë në Kosovë. “Takimi jonë u përqendrua në aktin terrosit, i informova për rrjedhën e ngjarjeve, për provat e mbledhura. Serbia shërben si satelit i Rusisë ka për qëllim destabilizimin e gjithë Ballkanit Perendimor. Gjëja më e rëndësishme në këtë moment është të parandalohen akte të tilla, është që Serbia të mbahet përgjegjëse dhe ti dorëzoj teroristët në…
Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, i ngarkuari i qeverisë gjermane, Manuel Sarrazin, shpjegon vlerën e kësaj platforme dhe kërkesat e Gjermanisë ndaj Serbisë dhe Kosovës. Sarrazin, në një intervistë për “Deutsche Welle”, ka thënë se kanë marrë premtimin e Serbisë se “nuk do të bëjë ndonjë budallallëk dhe të përfshijë ushtrinë apo policinë serbe në Kosovë”. Ai ka shtuar se situata mes dy vendeve është deri diku e rrezikshme dhe se duhen bërë hapa për të zbatuar marrëveshjen Ohrit, e cila ishte një kthesë historike në shkurt të këtij viti. Sarrazin ka theksuar se Gjermania…
Grupi për të drejtat e njeriut Amnistia Ndërkombëtare i kërkoi të premten Izraelit që të heqë “menjëherë” bllokadën e Gazës, duke thënë se “ndëshkimi kolektiv” i civilëve për mizoritë terroriste të Hamasit përbën një krim lufte. Bllokada e Izraelit ndaj territorit me popullsi të dendur “e ka zhytur Rripin e Gazës në errësirë dhe do të përkeqësojë një katastrofë humanitare të vazhdueshme”, tha Amnesty në një deklaratë. “Dënimi kolektiv i popullatës civile të Gazës përbën një krim lufte – është mizor dhe çnjerëzor,” tha ai. “Amnistia rithekson se civilët palestinezë nuk janë përgjegjës për krimet e Hamasit dhe grupeve të…
Numri i njerëzve të zhvendosur brenda në Gaza nga lufta Izrael-Hamas është rritur në më shumë se 423,000, thanë Kombet e Bashkuara të premten – një shifër që përfaqëson mbi 20% të popullsisë së enklavës bregdetare të rrethuar. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se më shumë se dy të tretat e të zhvendosurve po strehohen në shkolla të drejtuara nga Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNWRA). Organizatat e të drejtave të njeriut kanë “shprehur shqetësimin për incidentet ku civilët dhe objektet civile duket se janë shënjestruar drejtpërdrejt nga sulmet ajrore izraelite”, shtoi OCHA.…
Natasha Beresford 26 vjeçare u shpall fituesja e parë e konkursit të bukurisë pa grim Natasha eci në pistë vetëm me një buzëqeshje në fytyrë, pa grim, pas së cilës fitoi titullin ‘Miss London’ si pjesë e garës rajonale për “Miss Anglia”. 18 vajza të tjera konkurruan me të. Ky është konkursi i parë për “Miss Without Makeup.” Organizatorët e këtij konkursi thanë se qëllimi i konceptit është fuqizimi i femrave, rritja e vetëbesimit të tyre dhe promovimi i një imazhi më realist të trupit duke u fokusuar në pamjen natyrale. Natasha i bëri përshtypje jurisë duke veshur një fustan…
Ismail Morina Ballisti, i cili ndërroi fanellën me futbollistin Jasir Asanin, ka thënë se nuk do e mbaj për veti por do t’ia dorëzon kazermës së Policisë së Kosovës në veri. Ballisti thotë se dhurimin e fanellës së Asanit, do ta bëjë në shenjë respekti dhe mirënjohje, transmeton Klankosova.tv. “I ndërruam fanellat me Jasirin duke thyer nji TABU (nji futbollist profesionist ndërron fanellën me nji tifoz po aq profesionist) dhe nuk mbaron këtu, me propozimin tim dhe me mirëkuptimin e plotë t’vetë Jasirit fanellën e tij nuk do e mbaj unë por do i dorëzohet kazermës së POLICISË së KOSOVËS…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka falënderuar Kombëtaren e Shqipërisë, trajnerin e saj si dhe tifozët për fitoren 3:0 ndaj Çekisë. Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka ndarë listën e grupit E, ku Shqipëria renditet e para, raporton Klan Kosova. “Mirëmëngjesi me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e padiskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Edi…
Nga Daniel Serwer Zbutja është ashtu siç bën zbutja Është e vështirë të shkruash për Ballkanin kur diçka shumë më serioze po ndodh në Lindjen e Mesme, për të mos përmendur Ukrainën. Por Kosova si dhe Bosnja dhe Hercegovina ende meritojnë vëmendje. Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja kanë ndryshuar de fakto qëndrimet e tyre dhe tani po favorizojnë de facto ndarjen etnike të të dy entiteteve. Më e qartë në Kosovë Kjo është më e qartë në Kosovë. BE-ja po insiston që Kosova të zvogëlojë praninë e saj policore me shumicë shqiptare në veri, e cila më 24 shtator iu përgjigj…
Një delegacion i Odës Amerikane Ekonomike në Kosovë, i udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv Arian Zeka, po qëndron në ShBA, ku kanë zhvilluar një takim me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Stabiliteti në Ballkan dhe paqja më e gjerë rajonale ishin temat kryesore gjatë këtij takimi. Gjatë diskutimit në DASh, “Escobar nënvizoi lidhjen e rrënjosur thellë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës”, raporton Klankosova.tv. “Ai më tej theksoi rëndësinë e marrëveshjes së Ohrit dhe bëri thirrje për zbatimin e saj të shpejtë si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia”, thuhet në njoftimin e…