Një takim i veçantë është zhvilluar të enjten mes familjeve të dy figurave historike të Kosovës, Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit, të cilët kanë marrë çmimin Saharov për lirinë e mendimit nga Parlamenti Evropian. Familja e Adem Demaçit, i vdekur në vitin 2018, ka vizituar familjen e Ibrahim Rugovës, të vdekur në vitin 2006, në shtëpinë e tyre në Velani. Takimi ishte i përzemërt dhe shumë emocionues, ku familjarët kujtuan jetën dhe veprën e dy personaliteteve që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nga ana e familjes së Adem Demaçit morën pjesë bashkëshortja e tij Arbërja, djali Feniks dhe…
Author: Politiko
Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka takuar delegacionin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) në Uashington, ku kanë diskutuar për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë dhe rajon. Escobar theksoi rëndësinë e marrëveshjes së Ohrit, e cila parasheh njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe integrimin e tyre në Bashkimin Evropian. Ai ka bërë thirrje për zbatimin e shpejtë të tij nga të dyja palët, duke theksuar se kjo do të sjellë stabilitet, paqe dhe prosperitet për popullin e Kosovës dhe më gjerë në rajon. Delegacioni i…
Xhuli Nura ka qenë një nga mijëra fansat e Kombëtares Shqiptare mbrëmë në “Air Albania”. Bukuroshja drenicase ka publikuar pamje nga atmosfera mbrëmë, ndërsa ka shijuar inerpretimin e “Mora Fjalë” nga Shkurte Fejza. “Shqiponjat fluturojnë drejt Berlinit” shkruan Xhuli në postim.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua ambasadoren e SHBA-ve në vend, Anxhela Ageler. Në takim u shqyrtuan aktivitetet e ardhshme të të dyja vendeve, në drejtim të përforcimit të partneritetit dhe realizimit të prioriteteve të përbashkëta, me theks në disa fusha konkrete. Kovaçevski dhe Ageler potencuan se partneriteti strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve është në fazën e avancimit, nëpërmjet përforcimit të bashkëpunimit në kuadër të Dialogut strategjik dhe se kjo dinamikë lidhet me përcaktimet progresive politike të shtetit. Në këtë kontekst, u riafirmua mbështetja e fuqishme nga SHBA-të në procesin që…
Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar rreth 50 kuti me pako të cigareve në pikën kufitare “Bogorodicë”. Sipas përllogaritjeve të Doganës, vlerësohet se në kuti kishte gjithsej rreth 10.000 cigare, për të cilat shtetasi grek duhej të paguante 60.900 denarë doganë. “U parandalua kontrabanda e 50 kutive të paketave të cigareve që një shtetas grek i bleu në një free-shop dhe donte t’i sillte në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes pikës kufitare Bogorodicë. Vlera totale e paketave të cigareve është 85.900 denarë, ndërsa totali i detyrimeve doganore që personi ka dashur të shmangë është 60.900 denarë. Në zgavrat…
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kreut të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski mbi rejtingun e presidentit në popullatë, përcjell TV21. Pendarovski thotë se Mickoski është politikani i fundit që mund të flas për rejting personal, pasi sipas tij, ai gëzon rejtin 50 për qind më të ulët se partia që drejton. “Hristijan Mickoski është politikani i fundit në Maqedoni që duhet të flasë për rejtingin e tij personal. Domethënë, edhe pas pesë vitesh si kryetar i VMRO-DPMNE-së, ai ka rejting dy herë më të ulët se ish-krzetari i tyre, Nikolla Gruevski. Në historinë politike…
Këngëtarja e famshme shqiptare, Shkurte Fejza e “dogji” stadiumin më këngën “Mora Fjalë”. Të gjithë njëzëri u ngritën në këmbë dhe djegën atmosferën në “Air Albania”. “Mora fjalë”, “Xhamadani vija-vija” ishin këngët të cilat Shkurta i këndoi së bashku 22 mijë shikuese.
Ekspertët ekonomikë kanë vlerësuar se masat e qeverisë për të përballuar krizën ekonomike kanë qenë adekuate dhe lehtësuese për vendin. Ata gjithashtu kanë shprehur optimizmin për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por kanë theksuar se duhet të bëhen reforma strukturore dhe specializime prodhimi për të përfituar nga tregu i madh evropian. Një nga sfidat kryesore që do të ndikojnë në ekonominë e vendit janë krizat politike dhe ushtarake në rajon dhe në botë, siç janë konflikti në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, por sipas ekonomistëve nëse qeveria do të vazhdojë të ndërmarrë masa lehtësuese vendi do të arrijë…
“Ne Jemi një”. Sylvinho flet shqip në deklaratën e dhënë për emisionin Kuqezi në SuperSport pas ndeshjes me Çekinë, teksa thekson se forca e grupit është arma më e fortë e kësaj Shqipërie… Në fillim thoshim se ishte short i vështirë, por rezultatet po tregojnë se jemi rritur. A ishte kjo fitorja më e bukur? Duhet të ecim avash avash për të kapur Brazilin. Ishte një ndeshje shumë e bukur. Kishim përballë një skuadër të fortë fizikisht, të vendosur mirë dhe që nuk kishte pësuar as një humbje. Kemi bërë shumë mirë në këtë ndeshje. Një këmbë e kemi në…
Gjiganti teknologjik Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirje të gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura nga Google. Padinë e kanë bërë shtetasi amerikan Haki Dervishi dhe Neshad Asllani, mjek kosovar, anëtar i bordit të organizatës “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në Nju Jork. Sipas tyre, ky diskriminim ka pasur pasoja të mëdha në media, marketing, investime të huaja, zhvillim ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku flitet gjuha shqipe. “Paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që shqipfolësit të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe…