Author: Politiko

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, në Tiranë, mori pjesë në seancën e punës “Përkrahje për tranzicionin e gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe Mundësitë për Investim dhe Rritje”. Përmes prizmit të Deklaratës së përbashkët mbi synimet e partneritetit rajonal të klimës ndërmjet liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Republikës Federale të Gjermanisë për Partneritetin Rajonal të Klimës, ndryshimet klimatike dhe efektet e tij të dëmshme, të cilat përfaqësojnë një temë të përbashkët të shqetësimi për njerëzimin, u diskutua dhe zgjidhet përmes…

Read More

Keisi Medini është mjaftë aktive në rrjete sociale Ajo poston foto të ndryshme duke informuar audiencën se çfarë po bënë, shkruan Kosovarja. Keisi së fundmi ka postuar një video duke ushtruar në fitness, e që po duket në top formë. E veshur në të zeza, Keisi si duket ka vendosur të kujdeset për linjat e trupit.

Read More

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar ndaj sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në veri të Kosovës, ku policia e Kosovës u sulmua nga persona të armatosur rëndë. Ai ka thënë se ky sulm paraqet një përshkallëzim të madh dhe se duhet të shmangen të gjitha veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej situatën në terren. Ai ka bërë thirrje për stabilizim të shpejtë të situatës së sigurisë dhe ka theksuar se Prishtina dhe Beogradi duhet të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre përmes dialogut të udhëhequr nga BE. Szunyog gjithashtu ka…

Read More

Albatrit Muçiqi ,duket se i buzëqeshi fati në dashuri. Nusja e tij se fundmi shkëlqeu në veshje tradicionale por edhe në fustane me plotë shkëlqim. Me postimet e fundit ajo çmendi rrjetin me bukurin dhe elegancën që përçon.

Read More

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u prit me nderime nga homologu i tij shqiptar, Bajram Begaj, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë. Përgjatë takimit, dy presidentët biseduan për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vyer që Franca dhe Presidenti Macron i kanë dhënë e i japin Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, nëpërmjet Procesit të Berlinit. Ai gjithashtu vlerësoi iniciativën e ndërmarrë një vit më parë nga Presidenti Macron, për lançimin e Komunitetit Politik Evropian,…

Read More

Ndërtimi i ri ngjitur me shtëpinë e pensionistëve në Çair, pronari i të cilit ende nuk dihet dhe nuk njihet nga autoritetet komunale, ka filluar të bëjë pengesat e para në funskionimin normal të shtëpisë së pensionistëve. Ata ditën e djeshme kanë mbetur pa ngrohje qëndrore për shkak të prishjes së gypave nga ana e kësaj ndërtese pa leje. Për këtë problem ka folur Nevaip Ramadani, udhëheqës i Shtëpisë së Pensionistëve në Çair. Sipas tij, arsyetimi i Ganiut se nuk dihet pronari është qesharak. “Po ndërtohet një pallat afër nesh këtu, por i kanë ndërprerë edhe punimet sepse qenka pa…

Read More

Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, ka kritikuar ashpër ish-kreun e LSDM-së dhe ish-kryeministri, Zoran Zaev, si dhe liderin e opozitares VMRO-DPMNE – Hristijan Mickoski, për bashkëpunim dhe tradhti kombëtare. Gruevski, thotë se Zaev po pengon punën e sistemit gjyqësor për të arritur qëllimet politike dhe afariste, por bashkësia ndërkombëtare e toleron atë për shkak të marrëveshjeve të Prespës dhe me Bullgarinë. Ai tha se këto marrëveshje kanë shkelur identitetin, historinë dhe gjuhën e popullit maqedonas. “Për përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare është e qartë se Zaev po pengon punën e sistemit gjyqësor…

Read More

Ndërsa lufta midis Izraelit dhe Hamasit po vazhdon në Gaza, një gazetar i CNN dhe familja e tij janë në mesin e qindra mijëra civilëve të kapur në zjarr të kryqëzuar. Ibrahim Dahman, një palestinez 36-vjeçar që ka lindur dhe është rritur në Gaza, ka punuar si gazetar i CNN që nga viti 2005. Ai ka mbuluar disa raunde të dhunës midis Izraelit dhe fraksioneve palestineze në Gaza, duke përfshirë grupet militante Hamas dhe Islamik Xhihadi. Por këtë herë, thotë ai, ndihet ndryshe. Ai thotë se intensiteti dhe shpeshtësia e sulmeve ajrore izraelite dhe sulmet me raketa të Hamasit e…

Read More

100 mijë euro kesh, 15/16 armë me leje e ari (orë, unaza e qafore), janë vjedhur në shtëpinë e reperti kosovar “Mozzik”. Përmes një statusi në Facebook, Gramoz Aliu ka konfirmuar se para dy netësh hajnat kanë hyrë brenda shtëpisë së tij në Ferizaj. Ai ka bërë të ditur se armët e vjedhura kanë qenë të gjitha me leje. Njoftimi i plotë: Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave ( hajduqëve) Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k ( njëqindmijë euro cash )…

Read More

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në një intervistë për gazetën serbe “Politika” ka akuzuar ish-kryeministrin Zoran Zaev, për përndjekje politike dhe korrupsion. Gruevski, i cili është në arrati në Hungari që nga viti 2018, pasi u dënua me dy vite burg për keqpërdorim të detyrës, tha se Zaev ka ndikim mbi prokurori, gjyqtarë dhe media dhe se është i përkushtuar për ta persekutuar atë dhe ish bashkëpunëtorët e tij. Gruevski gjithashtu e akuzon Zaevin se e ka rritur pasurinë e tij nëpërmjet aktiviteteve të pandershme dhe se nuk ka respektuar marrëveshjen e Prespës me Greqinë për ndryshimin e emrit të…

Read More