Klubi i futbollit Malisheva e ka zyrtarizuar dorëheqjen e trajnerit të deritashëm, Senad Alirifa. Rezultatet jo të kënaqshme dhe humbje me përmbysje nga Dukagjini, bënë që trajneri i deritashëm të largohet nga ekipi i Superligës së futbollit. Malisheva ka njoftuar se përkohësisht ekipin në dorë do ta marrë ndihmësi i deritashëm i Alirifës, Qëndrim Kida, ndërsa e kanë falënderuar trajnerin e deritashëm për kontributin. Malisheva aktualisht është e pesta në tabelë me 12 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara, prej tyre 4 fitore e 6 humbje. “Sot me keqardhje kemi pranuar dorëheqjen e trajnerit Senad Alirifa nga pozita e krytrajnerit…
Author: Politiko
Bashkimi Evropian është rrugës për t’i dhënë fund varësisë nga karburantet fosile ruse, tha Komisioni Evropian. Në një raport të botuar të martën, Brukseli tha se BE-ja pret që importet e gazit rus të bien në 40-45 miliardë metra kub këtë vit, krahasuar me 155 bcm në 2021, një vit para luftës në Ukrainë. BE-ja e përbërë nga 27 vendeve ka sanksionuar qymyrin rus dhe importet e naftës nga deti, shkruan The Independent. “Efektet më të këqija të krizës mund të jenë tani pas nesh, por nuk ka vend për vetëkënaqësi”, tha Komisioni.
Lionel Messi ka thënë se Karim Benzema e ka merituar Topin e Artë në vitin e kaluar. Messi këto deklarime i ka dhënë para ceremonisë së Topit të Artë, që do të mbahet të hënën, transmeton Klankosova. “Benzema me të vërtetë e ka merituar për sezonin e mrekulleëshm që ka pasë dhe për të gjithë karrierën e tij. Ai është lojtar fantastik. Ky çmim është i rëndësishëm për të dhe për futbollin”, u shpreh Messi. Përndryshe, argjentinasi e ka fituar shtatë herë Topin e Artë.
Pak javë më parë, Heidi Baci, vendosi që të braktiste shtëpinë e “Grande Fratello-s” pas takimit me babain e saj, Genti. Ky i fundit hyri në shtëpinë më të famshme në Itali, për të folur me të bijën 26-vjeçare, e cila dukej sikur po krijonte një lidhje me aktorin e njohur, Massimiliano Varrese. Babai i kërkoi Heidit që të hiqte dorë nga loja e të kthehej në shtëpinë e saj, duke mos pranuar romancën e Heidit me italianin, 21 vite më të madh. Mbrëmjen e djeshme, Heidi mbërriti në studion e reality show-t ku tregoi historinë e saj dhe marrëdhënien…
Gani Gërmia i ka treguar këngëtarit Blero një bisedë që ka pasur me Edona James. Ai në shaka iu drejtua Bleros “Mos më prek se Edona të mbyt”. Ai tha se Edona e ka pyetur atë se pse po shpërndan para Blero. Ndërsa Gani Gërmia i është përgjigjur se ka para Blero, ndërsa Edona i është drejtuar me “po e nxa pra”. Ndryshe Blero iu ka premtuar banorëve se në rast se del fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, do ua japë secilit nga 10 mijë euro.
Siguria kibernetike nuk është vetëm shqetësim për sistemet teknike dhe mbrojtjen e tyre nga sulmet, por edhe shqetësim për njerëzit si objektivë të mundshëm të sulmeve kibernetike, por në të njëjtën kohë edhe hallkë kyçe në sistemin e sigurisë kibernetike. Këtë e theksoi Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në fjalimin e tij në Konferencën vjetore të OSBE-së për Sigurinë Kibernetike/TIK të titulluar “Njerëzit, besimi, qëndrueshmëria: Ndërtimi i sigurisë kibernetike për të gjithë” që mbahet në Shkup. “Teknologjia e informacionit dhe përdorimi i saj nuk na bën më pak njerëz. Kjo është arsyeja pse respektimi…
Marrëveshja e Prespës është shembull i vërtetë i fuqisë së diplomacisë dhe dialogut, shembull i dobishëm për shumë çështje të tjera të hapura, tha ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën vjetore të Ekonomist në Greqi, duke theksuar se BE-ja ka shumë mjete për perspektivën evropiane, por nuk i shfrytëzon, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në panel diskutimin kushtuar “Thellimit të solidaritetit: si mund të dalë Evropa më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”, Zaevi iu referua luftës në Ukrainë, situatës në Izrael, ndërsa u ndal edhe në rajonin, pra perspektivën e…
Indeksi i Grave, Paqes dhe Sigurisë 2023 u prezantua të martën, duke renditur vendet në mbarë botën për sa i përket statusit të grave. Instituti i Kërkimeve të Paqes Oslo, i cili ishte bashkëautor i indeksit, zbuloi se shumë nga vendet më të mira në botë për të qenë grua janë në Evropë, megjithëse ka ndryshime të konsiderueshme në të gjithë rajonin. Ai vuri në dukje se shoqëritë ku gratë kanë ecuri më të mirë janë gjithashtu më paqësore, demokratike, të begata dhe më të përgatitura për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike. Në këtë raport Kosova renditet në vendin e dytë…
Ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani, informon se një përqindje e madhe e diplomatëve nga MPJ janë emëruar si ambasadorë. I gjithë grupi i drejtorëve në Drejtorinë e Ministrisë së Jashtme dërgohet në vende ku janë më të përshtatshme. “Një numër i vogël janë njerëz nga jeta shoqërore që janë jashtë rrjetit diplomatik, siç është ish-ministri i Drejtësisë Tupançevski i cili shkon në Beograd, si Ylber Sela që është gjerman folës dhe ka mbaruar në Vjenë dhe po shkon në Berlin. Andrej Zhernovski në Bukuresht dhe Emil Krstevski në Pragë. Ata janë njerëz jashtë diplomacisë, ndërsa të tjerët janë…
Fiku është një frut i thatë që ka shumë përfitime shëndetësore për trupin tuaj. Ato janë të pasura me minerale, fibra, antioksidantë dhe kalium, të cilat ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme që prekin sistemin endokrin, respirator, imunitar, tretës dhe riprodhues. Fiku nuk përmban yndyrë, kolesterol dhe ka një sasi të ekuilibruar të fibrave, karbohidrateve dhe sheqernave. Kjo i bën fiqtë një burim energjie dhe lëndësh ushqyese për trupin tuaj. Një mënyrë e thjeshtë dhe e shijshme për të përdorur fiqtë është t’i njomni në ujë gjatë natës dhe t’i konsumoni në mëngjes me stomakun bosh. Kjo metodë mund…