Pjestarë të policisë të SPB Tetovë- Njësia Policore Galatë, dje (28-mars) në ora 16:15 dhe 19:30 kanë privuar nga liria personat: E.F.(23), J.M.(18), E.A.(27), A.D.(18). ) dhe I.F.(32), të gjithë nga Dobërdolli i Gostivarit. Ata dyshohet se në periudhën nga data 23 deri më 28 të këtij muaji, nga hambari në pronësi të 38-vjeçarit S.M. nga i njëjti fshat, në mënyrë të paligjshme kanë marrë bagëti dhe më pas ia kanë shitur një personi tjetër nga Tetova. Të njëjtit janë ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.
Author: BILD
Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje nga atje, ku janë parë mjetet ushtarake duke lëvizur përmes hekurudhës, e duke shkuar për në veri të Serbisë. Javë më parë, është bërë e ditur se ushtria serbe është duke zhvilluar disa ushtrime në territorin e Luginës së Preshevës. Madje, edhe ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, kishte publikuar pamje të artilerisë ushtarake që lëviznin nëpër rrugën e Bujanocit. Se kanë qëndruar krejt afër kufirit me Kosovën këto forca serbe, e tha edhe Kryeministri Albin…
Dy nga tre të ndaluarit, të cilët dyshohet se kanë vrarë mjekun Aco Trpkovski, u është caktuar arrest shtëpiak, njoftoi Prokuroria Publike. “Duke pasur parasysh se ende janë duke u ndërmarrë veprime për sigurimin e provave, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup mbrëmë i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh për dy nga personat të cilët janë ndaluar në lidhje me vrasjen e mjekut në Zhelezarë të Shkupit. Propozimi është pranuar dhe është përcaktuar masa e kërkuar”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.…
Zëvendëskryeministri Artan Grubi i shoqëruar nga Ministri i Financave dhe ai i Ekonomisë kanë vizituar Odën Ekonomike, ku në takim janë pritur nga kryetari i kësaj ode, Branko Azeski. Për këtë, ka njoftuar Grubi përmes një postimi ka njoftuar se në takim është diskutuar mbi perspektivat e zhvillimit ekonomik të vendit. “Pjesë e platformës tonë zgjedhore padyshim se do të jenë kërkesat që dalin nga të gjitha odat ekonomike”, tha Grubi. Shtoi se krijimi i një klime pozitive të investimit përmes përkrahjes së bizneseve vendore dhe hapja së vendeve të reja të punës janë prioritete të padiskutueshme të një qeverisje…
“Fitorja e madhe nis në Gostivar”, me këtë fjali e ka paralajmëruar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tubimin e BDI-së në qytetin e Gostivarit. Tubim ky i cili do të mbahet të shtunën, me datë 30 mars, me fillim nga ora 21:00 në sallën e sporteve “Rinia” Ahmeti ka ftuar të gjithë qytetarët, siç thotë ai të bëhen pjesë e fitores së madhe pro Europës dhe kundër Rusisë. Njoftimi i plotë: Miq, motra e vëllezër, të dashur bashkëqytetarë, fitoren e madhe të 24 prillit dhe të 8 majit ta nisim nga Gostivari, këtë të shtunë, më 30…
Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë, tha policia të enjten mbrëma. Autobusi doli nga rruga dhe u përmbys nga ana e tij pranë qytetit Werl, 100 kilometra në lindje të Dyseldorfit. Një shtrirje 20 kilometra e autostradës A44 nga dalja Unna Ost në Werl në drejtim të Kassel u mbyll plotësisht, raporton Deutche Welle, transmeton Klankosova.tv. Në vendngjarje janë dalë forcat zjarrfikëse dhe një helikopter shpëtimi.
Kryeministri në Qeverinë Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot në kabinetin e tij ka takuar volejbollisten tetovare Erjona Jonuzi, e cila është fituese vetme e titullit MVP në garat evropiane edhe krahas disfatës së Maqedonisë së Veriut kundër Letonisë. Në faqen zyrtare të kryeministrit, thuhet: “Sot u takova me sportisten Erjona Jonuzi, volejbollisten e re me karrierë të ndritshme 12 vjeçare. E urova që është fituesja e vetme e titullit MVP në garat evropiane edhe krahas disfatës së Maqedonisë së Veriut kundër Letonisë. Shqiptarja e vetme në reprezentacion, e cila luan në pozitën specifike të pasuesit, fituese e mirënjohjes nga…
Dy tërmete të fortë me magnitudë 5.7 kanë goditur Greqinë mëngjesin e kësaj të premteje. Sipas të dhënave sizmiologjike, lëkundjet sizmike të kësaj magnitude ishin me epiqendër në Detin Jon në afërsi të Filiatra. Tërmeti u ndje edhe në Kretë, Patra dhe Athinë. Lëkundjet sizmike nuk kanë shkaktuar të lënduar apo dëme materiale, dhe nuk ka rrezik as për cunami. Sizmiologu grek Akis Tselentis tha për një televizion të Athinës se tërmeti nuk përbën shqetësim. /tvklan.al
Ndërtesat e energjisë së Ukrainës u sulmuan gjatë natës nga Rusia me raketa dhe dronë. Këto sulme shkaktuan dëme në hidrocentralet dhe termocentralet, tha operatori i energjisë ukrainase, Ukrenergo më 29 mars. Këto sulme ruse, që janë më të mëdhatë që nga e premtja e kaluar, veçse kanë shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesat e gjenerimit dhe transmisionit të Ukrainës, duke detyruar Kievin që të ndalë eksportet e energjisë dhe të varet nga importet. “Gjatë natës, rusët sërish sulmuan ndërtesat energjetike përmes një sulmi masiv dhe të kombinuar”, tha Ukrenergo përmes një postimi në Telegram. “Ka dëme në ndërtesat energjetike…
Ikona e hip-hopit Ledri Vula, njihet për karrierën e suksesshme muzikore. Ai është këngëtar i dashur dhe i pëlqyer në Kosovë dhe jashtë saj. Si artist i dalluar në muzikë, ai u bë edhe artisti i parë që ka pranuar dhuratë simbolike nga KFOR-i. Përveç gëzimit dhe krenarisë në sytë e Ledrit, të lumtur për këtë takim ishin edhe ushtarët e KFOR-it./Indeksonline/