Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale i ka replikuar kreut të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, cili ka pasur disa mandate si kryetar komune në Çair. Grubi ka kërkuar nga Mexhiti të pastrojë Çairin nga mbeturinat markica për ndërtesa në çdo park të Çairit, po edhe për 30 ndërtesat masive ilegale. Në postimin e tij, Grubi i ka përmendur Mexhitit edhe bastoret dhe kazinotë që ai ka me ortakun në Çair, raporton indeks.mk Në fund Grubi i ka thënë Mexhitit, “Boll e pate”, mos mashtro siç na ke mashtru 23 vjet me rradhë! Reagimi i plotë: Sa fshin…
Author: BILD
Panelistët në emisionin Debat Plus diskutuan mbi koalicionet në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, teksa komentuan dhe ndarjen e shqiptarëve në dy blloqe politike. Analisti i mirënjohur, Lirim Mehmetaj ndër te tjera tha se opozitarizmi aktual në Maqedoni lindi nga inate personale e jo nga parimet politike apo oferta të reja të politikbëries. “Unë nuk e kisha lejuar asnjëherë që me të tregu mua dikush për punën timë, pa e ditë unë se çka ka bë ai më herët me punën e tij? Në rastin e opozitës shqiptare po e marr rasin me Izet Mexhitin. Një person që ka qenë gjithmonë…
Analisti Gazmend Ajdini në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin tha se opozita e tanishme shqiptare kur u bashkuan në qeveri udhëhiqnin me ministri të ndryshmë, ndaj opozitarizmi i tyre nuk ka qenë i përhershëm. “Asnjë i opozitës shqiptare nuk ka qenë kurrë opozitë gjithmonë, sepse kur ishin edhe në pushtet, kanë udhëheq me ministri dhe drejtori, edhe kur i kanë lënë ato ministri i kanë lënë për çështje të tjera jo për punë parimore politike. Një gjë është e rëndësishme në këto zgjedhje, shqiptarët po dalin me dy blloqe dhe do të kemi votë të bashkuar shqiptare, pra nuk…
Në një debat të fundit në emisionin “Debat Plus”, analisti politik Visar Ymeri ka shprehur ndaj fushatave aktuale politike, dhe sa këto kanë qenë në dobi të vendit. Ai ka vënë në dukje se ndryshimet në pushtet kanë sjellë një valë të re mërgimi dhe ka pyetur nëse pozita e shqiptarëve është përmirësuar në krahasim me të kaluarën. Ymeri ka theksuar se ka njerëz që mbështesin Ahmetin, por ka dyshime nëse blloqet politike që janë formuar janë të bazuar në parime. Ai ka vënë në dukje se disa individë brenda VLEN-it janë të bashkuar vetëm nga urrejtja ndaj Ahmetit dhe…
Zëvendëskryeministri Artan Grubi sonte ka qëndruar për iftar me simpatizantët dhe aktivistët e Bashkimit Demokratik për Integrim të zonës zgjedhore numrë 2. Zëvendëskryeministri Grubi në iftarin e shtruar për aktivistët dhe simpatizantët e BDI-së, ka qenë i shoqëruar edhe nga kandidati për President Bujar Osmani.
“Fronti Europian”, fushatën do ta nisë në Gostivarë. Për këtë njoftim kanë shpërndarë nga dega e Gostivarit BDI, po edhe gjithandej nëpër rrjet mund të shohësh të njëjtin njoftim. Për këtë ka folur, zëvendëskryeministri Artan Grubi. Përmes një statusi në “Facebook”, Grubi ka ftuar qytetarët të marrin pjesë duke paralajmëruar spektakëtl, raporton indeks.mk Ai ka thënë se në tubimet e BDI-së, tash “Frontit Europian”, pendohet ai që nuk merr pjesë. Reagimi i plotë: Fronti n’Gostivar miq, mos e lini pa ardhë, spektakël i jashtëzakontë, nejse, e dini ju më, për tubimet tona folet, komentohet dhe i bihet pishman nëse s’vjen.…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka shpallur Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin akademik 2024/2025. Në konkurs janë theksuar vendet e lira në shkollat e qytetit të Shkupit dhe komunat në mbarë vendin për shkollat e mesme, arsimin profesionale dhe artistike, për shkollën e mesme matematiko-informatike, Akademinë Sportive dhe për shkollat për mësim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore. Regjistrimi i studentëve do të jetë elektronik përmes lidhjes në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive…
Nga ky event Presidenti amerikan siguroi shumën rekord prej 25 milionë Dollarë Presidenti Joe Biden dhe dy paraardhësit e tij demokrat, Barack Obama dhe Bill Clinton, morën pjesë në një mbledhje fondesh për zgjedhjet në New York. Organizatorët thanë se kreu i Shtëpisë së Bardhë mblodhi më shumë se 25 milionë Dollarë për fushatën e rizgjedhjes në SHBA duke arritur kështu një rekord të ri në historikun e aktiviteteve politike. Ky fond dëshmon mbështetjen e demokratëve për presidentin Biden, në një periudhë kur sondazhet tregojnë nivele të ulëta mbështetjeje për të në opinionin publik. Ish-presidentët Obama dhe Clinton po e…
Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 207 shoferë. Prej tyre gjashtë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një shofer ka qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 76 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 131 shoferë jashtë vendeve të banimit, informojnë nga MPB-ja.…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë kryesisht të thata. “Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet në njoftimin e LAMM. LAMM rekomandon shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër gryka ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.