BDI përmes një kumtese thonë se nga ky Front Europian nuk ka frikë vetëm opozita shqiptare por edhe lideri i VMRO-së, Mickoski. ”Frikë nga “Fronti fitues Evropian” nuk ka vetëm opozita shqiptare, por edhe Mickoski i VMRO-DPMNE-së. Kryetari i opozitës maqedonase, njëkohësisht edhe shef i koalicionit të ashtuquajtur VLEN, Hristijan Mickoski, duke e ndjerë se partnerët shqiptarë të tij do të pësojnë humbje të thellë më 24 prill dhe më 8 maj, ka thënë se koalicioni “PO Europës, JO Rusisë” nuk do të jetë e suksesshme. Në vend që të ofrojnë Program konkret zgjedhor, opozita e bashkuar me dirigjues Moskën…
Author: BILD
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin thotë se nuk kanë në plan të sulmojnë asnjë vend të NATO-s, Poloninë, shtetet baltike apo Çekinë, por forcat ruse do të rrëzojnë çdo avion F-16 që Perëndimi mund të dërgojë në Ukrainë. Duke folur me pilotët rusë të forcës ajrore, Presidenti Putin u shpreh se NATO, e udhëhequr nga SHBA, është zgjeruar në lindje drejt Rusisë që pas rënies së Bashkimit Sovjetik, por Moska nuk ka në plan të sulmojë një shtet anëtar të NATO-s. “Ne nuk kemi synime agresive ndaj këtyre shteteve. Ideja se ne do të sulmojmë një vend tjetër, Poloninë, shtetet…
Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtar i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë tejet interesant ky meç. Kjo, pasi që duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar. Boksieri shqiptar në boksin profesionist ka 13 fitore – prej tyre tetë me “nokaut” – dhe një barazim. Ndërsa, Chris Kongo ka 14 fitore e dy humbje në boksin profesionist. Ky meç është planifikuar të zhvillohet rreth orës 21:00.
Shkup, 28 mars 2024 (MIA) – Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy zjarre në vend të hapur. Zjarrfikësit nga NJTZ Vallandovë dje prej orës 12.45 deri në orën 15.45 kanë shuar një deponi të djegur në fshatin Josifovë të Vallandovës. Zjarrfikësit nga NJTZ Sveti Nikollë dje prej orës 13.25 deri në orën 17.35 shuanin bimësi të ulët të djegur në afërsi të fshatit Preod në Komunën Sveti Nikollë. Siç informojnë sot në mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza, dy intervenimet ishin bërë me ekipe nga tre zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës. Gjatë 24 orëve të fundit ka…
Shqipëria luajti ndeshjen e saj të fundit miqësore kundër Suedisë mbrëmjen e së hënës, të cilën e humbi minimalisht 1-0. Lojtarët përfunduan në Stokholm detyrën e tyre me Kombëtaren, por puna e Silvinjos sapo filloi. Të nesërmen, braziliani së bashku me stafin e tij, Pablo Zabaletën dhe Dorivën, udhëtuan drejt “Santiago Bernabeut”. Silvinjo ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur miqësoren mes Spanjës dhe Brazilit. Kreu i pankinës së kuqezinjve zgjodhi kështu të studionte nga afër kundërshtarin më të vështirë që do të kenë në fazën e grupeve në Euro 2024. Shqipëria do të luajë me Spanjën më 24…
Më datën 16 prill, në Olimp të Athinës, do të ndizet flaka olimpike që do të qëndrojë e ndezur deri në fund të Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Tedofori i parë i pishtarit olimpik do të jetë kampion grek i kanotazhit, Stefanos Douskos. Pasi të përshkojë disa vende në Greqi dhe do të mbahet nga 600 tedoforë në shtetin helen (për rreth 500 km), më 26 prill pishtari me flakën olimpike do t’i dorëzohet organizatorëve të Olimpiadës franceze. Pishtari do të përshkojë rrugëtimin e tij nga Athina për në Paris jo nga ajri, por përmes një udhëtimi në Detin Mesdhe. Një…
Katër fitore të vendasve dhe tetë të atyre mysafire është epilogu i 12-të ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA Skuadra e Lakers, me fitoren në transfertë kundër Memfisit me rezultatin 136-124, është shumë pranë fazes së play off Fitorja e pestë radhazi për ekipin e Lakers, që sot mundi 136-124. Më efikas ishte Hachimura me 32 pikë e 10 kërcime, ndërsa LeBron James realizoi një “triple double” me 23 pikë, 14 kërcime e 12 asist. Jashtë fushe fiton edhe Golden State, që mundi Orlandon me rezultatin 101-93. Më efikas ishte Wiggins me 23 pikë. Kampioni në…
Ish-Presidenti amerikan Barack Obama mesa duket është përfshirë në garën elektorale presidenciale në SHBA, për të ndihmuar Presidentin Joe Biden, të cilin gjatë presidencës së tij e ka patur zv/President. CNN raporton se Barack Obama kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë ku për orë të tëra diskutoi me Joe Biden për mënyrën se si të mposhtin Donald Trumpin në zgjedhjet presidenciale të Nëntorit, teksa beteja politike ka ndezur tashmë motorët. Mes Bidenit dhe Obamës pati edhe një video-telefonatë me Nancy Pelosin, ish-kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët diskutuan për 14-vjetorin e “Obamacare”, reformës së Barack Obamës në sistemin shëndetësor…
Katër persona, përfshirë një adoleshente, u vranë dhe të paktën pesë të tjerë u plagosën, pasi një burrë kreu një sulm me thikë në disa lokacione në shtetin amerikan të Illinoisit, tha policia. Incidenti ndodhi të mërkurën mbrëma, tha policia në qytetin Rokford. Në deklaratën e policisë u tha se një i dyshuar 22-vjeçar është arrestuar. Autoritetet amerikane nuk kanë bërë të ditur se cili mund të jetë motivi i këtij incidenti. Rokford, qytet me afër 150.000 banorë, gjendet rreth 144 kilometra në veriperëndim të Çikagos. Në mesin e të vrarëve ishin një vajzë 15 vjeçe, një grua 63-vjeçare dhe…
Marigona Beadini, njihet ndryshe si “Vajza e Hekurt” ose vajza e sporteve të rënda. Ajo është boksierja e parë femër në Kosovë, kampione në boks dhe karate, njëkohësisht pjesëtare e Njësisë Speciale! Marigona nisi të mësojë për karatenë në vitin 1996 në shkollën Dardania, e cila ndahej mes shqiptarëve dhe serbëve. Ndonëse në atë kohë lufta nuk kishte nisur ende, marrëdhënia mes shqiptarëve dhe serbëve ishte e tensionuar kudo e kurdo, edhe te fëmijët në shkollë. Në karrierën e saj ajo veçon një moment, atë të vitit 2000 kur ngriti flamurin kuq e zi në Hungari, ku mori vendin e…