Emrimi i Ivan Stoilokoviҫ në pozitën e zëvendëskryeministrit për marëdhënije ndërmjet bashkësive nga ana e VMRO-DPMNE-së ka ngjallur shumë reagime në opinion. Në mesin e atyre që kanë reaguar është edhe ministri aktual i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim Sipas Osmanit, Stoilokoviҫ është vendosur përgjegjës për marrëveshjen e Ohrit dhe kjo ndodh sipas tij sepse je i preferuar nga partitë e pushtetit e jo i votuar. “Ivan Stoilkoviç, Zëvendës Kryeministër përgjegjës për marrëveshjen e Ohrit. Kështu është kur je i preferuar e jo i votuar”, ka shkruar Osmani.
Author: BILD
Artin Spahiu është ndër personat e shumtë që ka reaguar pas publikimit të emrave nga VLEN dhe VMRO për ministra dhe postet nga eshalloni parë dhe i dytë. Sipas Spahiut, këta persona që tash kanë nominuar veten për ministra, janë të njejtit që kërkonin reforma dhe rini në Bashkimin Demokratik për Integrim. Sipas Spahiut, ata u larguan nga BDI-ja me arsyetimn se rinisë nuk i jepet mundësia dhe në fund vet shkuan në postet ministrore. Pyet se pse vetë shkuan në pozocioonet ministrore dhe nuk zgjodhën ata të rinj që i promovonin dikur në BDI? Reagimi i plotë: E kuptuat…
Duke u nisur nga emrat e propozuar për ministra dhe zv. Kryeministra nga ana e Mickoskit, analisti politik, Arsim Zekolli përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që në mënyrë direkte mbështeti VLEN-in në RMV është në koalicion të hapur me putinistin e përbetuar Stoilkoviҫ. Sipas Zekollit, Albin Kurti ka shum per t’ju spjeguar dhe sqaruar Shqiptareve ne pergjithesi per lojen e tij dhe te VV ne Maqedoni. “Albin Kurti ka shum per t’ju spjeguar dhe sqaruar Shqiptareve ne pergjithesi per lojen e tij dhe te VV ne Maqedoni. Nje gje qe tani…
Tetë persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një tren mallrash u përplas me një tren pasagjerësh në Indinë lindore të hënën, sipas autoriteteve, pasi një zyrtar i lartë urdhëroi një përgjigje të madhe emergjente. Kanchenjunga Express, i cili kalon midis qytetit të Kolkata dhe Silchar në shtetin verilindor të Assam, u godit nga një tren mallrash në jug të qytetit të Siliguri, sipas kryeministres së Bengalit Perëndimo,r Mamata Banerjee, transmeton Klankosova.tv. Ekipet e fatkeqësive kanë nxituar në vendin e ngjarjes.
Kampionati Evropian do të vazhdoj edhe sot, me tre ndeshje që janë në program për tu zhvilluar. Ditën e sotme në fushë do të zbresin dy kombëtare nga Grupi D dhe katër të tjera nga Grupi E. Ndeshja e parë në program për të luajtur është ajo mes Rumanisë dhe Ukrainës që zhvillohet në Munih me fillim nga ora 15:00. Ndërkohë në Frankfurt me fillim nga ora 18:00 në fushë zbret Belgjika, një nga skuadrat favorite për të fituar Euro 2024 dhe do të përballet me Sllovakinë. E sigurisht që ndeshja më e rëndësishme e ditës së sotme do të…
Të paktën 14 qytetarë jordanezë kanë ndërruar jetë gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite për shkak të nxehtësisë së madhe. Ministria e Jashtme e Jordanisë deklaroi se 14 shtetasit e saj kishin humbur jetën pasi pësuan goditje nga dielli për shkak të valës ekstreme të të nxehtit, ndërkohë që 17 të tjerë raportohen të zhdukur. Zyrtarët jordanezë thanë se kërkimet po vazhdojnë për të zhdukurit. Në një njoftim zyrtar, ministria tha se po koordinohej me autoritetet saudite për procedurat në lidhje me varrosjen ose transportimin e trupave të të ndjerëve, sipas asaj që kërkojnë familjarët e tyre. Temperaturat tejkaluan…
Në ditën e Kurban Bajramit, “ndryshimi” i “vlefshëm” i koalicionit VLEN na solli “Putinin e Vuçiçin” me këmbë e me duar në krye të Marrëveshjes së Ohrit. Sot kryeministri i ardhshëm, Hristjan Mickovski prezentoi edhe kabinetin qeveritar ku mes tjerash tha se në krye të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive do të drejtoj një serb Ivan Stoilkoviç. Pas Musa Xhaferit, Abdylaqim Ademit, Imer Aliut, Imer Selmanit, Festim Halilit, Hazbi Likës, Sadulla Durakut dhe Artan Grubit, koaliconi VLEN e sollën Ivan Stoilkoviçin, ushtar i përbetuar i Putinit dhe Vuçiçit, të kujdeset për amanetin e dëshmorëve të vitit 2001…
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët myslimanë me rastën e Kurban Bajramit. Në urimin e tij, Ahmeti ka potencuar sr festat e Bajramjt janë çaste të freskisë shpirtërore dhe çaste relektimj mbi madhështinë e veprës së mirë. Thotë se dita e sotme festive le të jetë frymëzim për praktikimin e veprave të mira Shkrimi i plotë: Të nderuar besimtarë, Festat tona të Bajramit janë çaste të freskisë shpirtërore, çaste reflektimi mbi madhështinë e veprës së mirë konform vlerave më të larta të besimit, respektit dhe solidaritetit mes njëri – tjetrit. Dita e sotme festive le…
Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes “Facebook”, ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në urimin e tij, Grubi thotë se Festa e Kurban Bajramit na e rikujton çdoherë faktin se kuptimi i jetës qëndron në fjalën dhe veprën e mirë, në zemërgjerësinë si dhe sakrificën shpirtërore dhe në manifestimin e respektit ndaj njëri – tjetrit. “Këto çaste festive le të jenë frymëzim për triumfin e përditshëm të këtyre vlerave hyjnore dhe besimit në Zot. Paqe, shëndet dhe mbarësi paçit gjithmonë në familjet tuaja! Gëzuar Kurban Bajramin!”, ka shkruar Grubi.
Këtë fundjavë, një vendpushim i izoluar zviceran mbi liqenin e Lucernit do të transformohet, ndërsa dhjetëra liderë botërorë dhe mijëra ushtarë dhe policë do të zbresin në Bürgenstock. Zviceranët shpresojnë se samiti i Ukrainës mund të prodhojë skicat e para të një tentative për një proces paqeje, rreth 28 muaj pasi Rusia nisi agresionin në Ukrainë. Kina dhe Rusia qëndrojnë larg dhe presidenti rus Vladimir Putin ka lëshuar një ultimatum të ri – duke kërkuar kapitullimin e Ukrainës. Për Ukrainën, vetëm fakti që po zhvillohet ky samit është pozitiv. Politikanët në Kiev kanë përshëndetur çdo pjesëmarrës që kanë konfirmuar që…