Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në intervistë për MIA-n shprehet se pas 8 majit, ditës së votimit për zgjedhjet parlamentare, koalicioni “Maqedonia yte” do të jetë fitues absolut. Ai beson se ata do të arrijnë të konsolidojnë 61 deputetë dhe shton se për partner koalicioni e preferojnë bllokun opozitar shqiptar. Për koalicionin e mundshëm me BDI-në, thekson se dyert në politikë nuk janë asnjëherë të mbyllura, por thekson se përparësi ka koalicioni “Vlen”. “Mendoj se VMRO-DPMNE do të arrijë të konsolidojë 61 deputetë pas 8 majit. Si koalicion “Maqedonia yte”, ne do të jemi fituesi absolut. Sot nuk do të…
Author: BILD
Kryeministri Xhaferi, Sela dhe Lloga në Vjenë morën mbështetje për Frontin Europian nga diaspora shqiptare Kryeministri Talat Xhaferi i shoqëruar nga kryetari i ASH Ziadin Sela dhe ministri i Drejtësisë Krenar Lloga kanë vizituar diapsorën shqiptare në Austri, ku në vjenë janë pritur nga qindra shqiptar të cilët kanë falenderuar kryeministrin Xhaferi, Selën dhe Llogën për vizitën e duke dhënë mbështetje për Frontin Europian. ”Faleminderit Vjena, faleminderit diaspora”, me këtë porosi kryeministri Talat Xhaferi ka faleminderur diasporën për përkrahjen e tyre në tubimin e Frontit Europian në Vjenë të Austrisë. Ndryshe, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, sekretari gjeneral…
Lidhjes Demokratike Boshnjake dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak (BNS) në Maqedoninë e Veriut kanë paraqitur një kallëzim penal kundër kryetarit të Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni dhe deputetit Ivan Stoilkoviq për “mohimin dhe talljen e gjenocidit në Srebrenicë”. Siç thuhet në deklaratën e përbashkët të BDS-së dhe BNS-së, kallëzimi penal është paraqitur për shkak se Stoilkovic “e ka quajtur “Kjo lloj gjuhe urrejtjeje është e paligjshme për të gjithë qytetarët, por veçanërisht për boshnjakët. Edhe pse si deputet përfaqëson popullin, Stoilkoviq mbart vlera jodemokratike dhe i shpreh ato publikisht dhe me këtë akt ai është vetëinkriminuar”, thuhet në deklaratë. Kallëzimi…
Përveç keqmanaxhimit financiar më Ndërmarrjet Publike, kryetari i Komunës së Gostivarit tashmë të njejtat i ka vendosur totalisht në shërbim të propagandës së tij politike. Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë disa fotografi ku shihen automjete të Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunalec” duke vendosur banera reklamues të VLEN-it…
Profesori universitar, Bardhyl Dauti zëshëm ka reaguar kundër paralajmërimeve nga autoritetet lokale të Tetovës për investime kineze në transportin e public të Tetovës, raporton indeks.mk Sipas profesorit në fjalë, kjo gjë nuk na duhet. Mendon se tetovarët e kanë më mirë të ecin në këmbë se sa të pranojnë investime kineze. “Fatkeqësisht, kështu është kur establishmenti politik dhe administrativ i komunës së Tetovës nuk ka njohuri për menaxhim të Ndërmarjeve Publike Komunale, siç është edhe kjo e “NP Tetova Transport”, dhe i varfëron ato deri në shkallën e nevojës për asistencë financiare nga Kinezët, nga ata që nuk projektojnë rrugën…
Fronti Europian sonte do të mbaj Tubimin Qendror në sheshin Maqedonia në Shkup. Tubimi do të filloi nga ora 20:00 dhe për të njejtin është paralajmëruar spektakël i madh. Zëvendëskryeministri, Artan Grubi përmes disa postimeve në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët që të bashkohen në tubim, dhe nga ai shesh të jehoi zëri i shqiptarëve. Iliri n’mes t’Qeverisë nuk është më lajm, ama Iliri n’shesh ka për ti shurdhu e tmerru ata që kërkojnë 61 kundër shqiptarëve se shqiptarët ua paskan marrë shtetin e ata paskan me e kthy! Edhe një hyzmeçar…
Fronti Europian nesër pritet që të mbajë tubim qendror në sheshin Maqedonia në Shkup. Me këtë rast pritet që të ketë një spektakët të jashtëzakonshëm me praninë e mijëra përkrahësve të të gjitha partive që janë pjesë e Frontit Europian. Me pak fjalë Fronti Europian nesër pritet që të dridh mbarë Shkupin, me çka edhe pritet përmbyllja e fushatës për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen më 24 prill ditën e mërkurë e më pas të vazhdohet fushata për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 8 maj.
Bujar Osmani, ka shprehur bindjen se populli shqiptar do të jetë model për revolucionarët e popujve të shtypur në botë. Në një vizitë në Shipkovicë, ai theksoi transformimin e Maqedonisë nga një popull i përjashtuar në një popull që udhëheq institucionet më të rëndësishme të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ne ja dolëm, ne ishim popull i përjashtuar, i nënshtruar, ne ishim popull që nuk na bënin hesap shteti dhe institucionet e shtetit. Për 20 vite ne jemi sot popull i kryeministrit, i institucioneve më të rëndësishme në vend”, tha Osmani. Osmani u shpreh se suksesi i tyre do të shërbejë…
Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes “Facebook” i është përgjigjur kreut të VMRO-së dhe thirrjeve të tij që opozita të bashkohet dhe të dalin masovkisht në zgjedhje me të vetmen arsye, Ali Ahmeti të mos sigurojë deputet në zonën zgjedhore 3. Grubi ka thënë se përgjigjen më të mirë Mickoski e morri me bashkimin e shqiptarëve në “Frontin për Europë” dhe se janë më të fortë se kurrë, raporton indeks.mk Sipas Grubit, shqiptarët më tash nuk ka kush i ndalë dhe se kthim prapa ska. Në fund zëvendëskryeministri ka ftuar të gjithë në tubimin madhështorë që “Fronti” do ta mbajë nesër në…
Banorët e Reçicës së Vogël dje kanë thumbuar kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami pasiqë si dhuratë para zgjedhjeve kanë marrë këto pamje të rrugës siç i shihni në foto. Rruga që lidh fshatrat e Tetovës drejt Pirokut duket në këtë gjendje të mjerueshme, derisa Kasami ka tentuar të hedh shoshë në sy banorëve të zonës me asfaltimin modern që u ka bërë. Mirëpo, banorët e zonës nuk mashtrohen lehtë e madje e kanë denoncuar Kasamin në rrjetet sociale. Ky është realiteti i rrugës tonë në Reçicë të Vogël, nga varrezat deri te varrezat e Reçicës së Madhe, ja…