Fronti Europian sonte do të mbaj Tubimin Qendror në sheshin Maqedonia në Shkup.
Tubimi do të filloi nga ora 20:00 dhe për të njejtin është paralajmëruar spektakël i madh.
Zëvendëskryeministri, Artan Grubi përmes disa postimeve në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët që të bashkohen në tubim, dhe nga ai shesh të jehoi zëri i shqiptarëve.
Iliri n’mes t’Qeverisë nuk është më lajm, ama Iliri n’shesh ka për ti shurdhu e tmerru ata që kërkojnë 61 kundër shqiptarëve se shqiptarët ua paskan marrë shtetin e ata paskan me e kthy! Edhe një hyzmeçar tjetër që u fotografojke me Apasievin e Mickovskin thojke 👌 61, ua mbajke zhagin i shkreti, tu ia bo hyzmetin Rusisë e Serbisë, nashta edhe pa dije. Qe çka na pruni n’prag të derës, ama shyqyr që e kemi Ali Ahmetin që thotë kadal hasëm se këtu ka burra! Nesër n’shesh, jo veç mora fjalë, ama edhe Komandant ta këndojmë bashkë! Nesër, prajmi është në sheshin Maqedonia në Shkup, ora 20:00, me spektakël të llojit të vet”, ka shkruar Grubi.
