Emërimi si ministër i serbit radikal, Ivan Stoilkoviç, në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut është tregues se kryeministri në ardhje, Hristjan Mickoski, po arrin ta realizojë agjendën e tij kundër shqiptarëve. Fatkeqësia, sipas njohësve të zhvillimeve në Maqedoni të Veriut, ka të bëjë me faktin se persona si Stoilkoviç – që është kundër shtetit të Kosovës dhe terroristët e Milan Radojiçiç-it i quan “heronj serbë” – po vijnë në pushtet me ndihmën e partnerëve shqiptarë që janë pjesë e koalicionit nën siglën “VLEN”. Stoilkoviç, Kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut, aktualisht deputet, pritet të…
Author: BILD
Federata Serbe e Futbollit do t’i kërkojë UEFA-s të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë për këngët që kënduan në kor tifozët shqiptarë dhe kroatë në ndeshjen e së mërkurës Kroaci-Shqipëri që u mbyll me rezultatin 2 me 2. Para ndeshjes, gjatë ndeshjes dhe pas ndeshjes, tifozëritë shqiptare dhe kroate festuan e kënduan së bashku në harmoni mes tyre si dy popuj miq. Por Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Jovan Surbatoviç, ka thënë se tifozët shqiptarë e kroatë kënduan dhe bënë thirrje së bashku kundër serbëve. Ai kërkon që dy kombëtaret të dënohen, ose në të kundërt Serbia nuk…
Një ushtar profesionist 25-vjeçar ka ndërruar jetë pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore në poligonin “Krivolak”. Incidenti ndodhi dje pasdite rreth orës 18:30 gjatë një kursi selektiv për batalionin e forcave speciale. Ushtari, i cili ishte në përfundim të një marshimi të gjatë, humbi ndjenjat dhe u dërgua menjëherë në Qendrën Shëndetësore të Negotinës me një automjet spitalor ushtarak dhe një mjek ushtarak. Pas ndihmës fillestare, ai u transferua në Klinikën për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv (KARIL) në Shkup. Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, vdekja e tij u konstatua pas një kohe të shkurtër. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së,…
Barazimi mes Kroacisë dhe Shqipërisë hap llogaritë në grupin B. Një pikë që mban në lojë dy kombëtaret, teksa fokusi tashmë zhvendoset tek supersfida e mbrëmjes së kësaj të enjte, Spanjë-Itali. Dy nga ekipet kombëtare më të kurorëzuara nga UEFA zbresin në fushën e Gelsenkirchen, ndërsa tri herë fituesja e Kampionatit Evropian Spanja takohet me mbajtësen aktuale të titullit, Italisë në turneun e pestë radhazi. Kombëtare të cilat kanë marrë maksimumin në duelet e para, me Spanjën që po përjeton një moment të mirë, me 7 fitore e një humbje, ndërsa rekordi ndër vite kundër Italisë është i dukshëm, 13…
Në Durrës është hapur qendra sportive Rafa Nadal, e tenistit të njohur Rafael Nadal. Kompleksi i ri, qëllimi kryesor i të cilit është të zhvillojë dhe promovojë tenisin dhe sportin në Shqipëri, do të ritheksojë angazhimin e Rafa Nadal dhe ekipit të tij ndaj vlerave në sport dhe edukimit të fëmijëve dhe të rriturve në mbarë botën. Në takimin që pati me Kryeministrin Rama, vetë Rafael Nadal shprehu kënaqësin për hapjen e kësaj qendre. “Jemi shumë të lumtur të njoftojmë ndërtimin dhe hapjen e një qendre në Shqipëri. Projekti është i jashtëzakonshëm dhe ne na pëlqeu vizioni i vendit për…
Opinionistja Anita Latifi përmes një statusi në rrjetet sociale ka komentuar heqjen e balancusit, që ishte premtim parazgjedhor i VMRO-së. Sipaa saj,nëse deri dje kishim një balancues që sa herë jepej mundësia keqpërdorej, tash nuk do të kemi fare dhe uraaaaa secili lirshëm mund të deklarohet ashtu siç është dhe supozohet se do të jetë më cilësor, më profesional e më kompetent (si para 2001). Thotë se në vend se të këmbëngulet edhe për përfaqësim të drejtë vertikal, po varroset edhe ai horizontal. Përfundon se Marrëveshja e Ohrit në aparate.Pusho në paqe përfaqësim i drejtë! Reagimi.i plotë: Ndërkohë në Maqedoni…
Aleanca për Shqiptarët tha se largimi i Safije Sadikut nga Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive tregon dobësinë e koalicionit VLEN karshi Mickoskit dhe VMRO-së dhe shtuan se VLEN duhej të kushtëzojnë mandatarin që ta largojë Stoillkoviqin dhe jo të largojnë zëvendës ministren e tyre. “Veprimi i fundit i koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare, Vlen për ta larguar zonjën Safije Sadiki nga Ministria për marrëdhënie mes bashkësive është edhe një dështim total dhe konfirmim i dobësisë së këtyre partive përballë padronit të tyre, Mickoskit dhe VMRO-së. Ata duhej të kushtëzojnë mandatarin që ta largojë Stoilkoviqin dhe jo të largojnë zëvendës ministren…
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë që Shqipëria ka lojtarë shumë të mirë porse nuk e kanë fare lehtë në një garë si Kampionati Evropian 2024. “I kam parë ekipet tjera në këtë turne. Nëse tentoni të shkoni dhëmb-për-dhëmb me ta, ata do t’jua shënojnë nga pesë ose gjashtë gola”, ka thënë Sylvinho. “Është vetëm hera e dytë e jona në EURO. Ne kemi lojtarë të rinj, lojtarë shumë të mirë, por nuk është e lehtë”.
Kryeministri holandez Mark Rutte pritet të pasojë Jens Stoltenberg si shefin e NATO-s. Lajmin e bënë të ditur disa media holandeze të cilat thonë se Rutte ka mbështetjen e Hungarisë dhe Sllovakisë. Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Uashington, Stoltenberg as nuk konfirmoi dhe as mohoi lajmet. “Mendoj se Mark Rutte është një kandidat shumë i fortë. Ai ka shumë eksperiencë si kryeministër, ai është një mik dhe koleg i ngushtë i imi dhe prandaj besoj fort se shumë shpejt aleanca do të ketë vendosur për pasardhësin tim dhe kjo…
Arlind Sadikut i është marrë akreditimi nga UEFA për të përcjellur ndeshjet e Euro 2024. Ky vendim është marrë pasi Sadiku ka bërë shqiponjën para publikut serb në ndeshjen ndaj Anglisë. Gazetari i Klan Kosovës tani e tutje nuk do të ketë autorizim për të raportuar brenda stadiumeve në Gjermani gjatë këtij Kampionati Evropian./Indeksonline/