Author: BILD

Kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha në takimin e Frontit Europian në Tetovë ta se do të qëndrojnë të bashkuar për të mbrojtur legjitimitetin e popullit, sepse Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE dhe se Marrëveshja e Ohrit është garancë stabiliteti për Maqedoninë e Veriut. “Deri sa të tjerët tentojnë të sprovojnë Frontin Euripian, unë ju them se në këtë moment po sprovohet shteti dhe ardhmëria. Në vitin 2001 është përmbyllur Marrëveshja e Ohrit dhe çdo veprim jashta asaj marrëveshje prish stabilitetin dhe politikën në vend. Prandaj jap zotimin tim që si PDE qëndrojmë prapa mbrojtjes së…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në takimin e Frontit Europian në Tetovë tha se VLEN u vendos në shërbim të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit, drejt majorizimit të shqiptarëve, për të realizuar plan anti-kombëtarë. “Tentativa e Mickoskit dhe të tjerëve është që shqiptarët që apolitizohen, të mos kenë të drejtë të vendosin e të pyeten për vete. Por këtë herë VMRO-ja se bashku me këto nga VLEN-i, u vendsën në shërbim të këtij plani, sepse ai qe u fotografua me Mickosin u zotua të jetë një shërbëtor i mirë për Mickoskin. Shqelma do të marrin një ditë këta që bashkëpunojnë…

Read More

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në mbledhjen e Frontit Europian në Tetovë tha se Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE, ndaj askush nuk duhet të bie në grackat e politikës destruktive të VMRO-DPMNE-së. “Ne do të rrijmë në linjën tonë, kemi qasje serioze sepse ata nuk do të arrijnë të bëjnë kurthe me truqet e tyre. Maqedonasit nuk heqin dorë nga shteti i tyre sllavo-maqedonas, këto fjalime që po i ben VMRO-DPMNE e Mickoskit, i kishte dikur edhe Gligorovi. Kurrë nuk mund të na mashtrojnë! Fjalët e Mickoskit tha: Qendra e rëndësës së vendimeve madhore të shtetit do…

Read More

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd tha sot nga takimi i Frontit Europian në Tetovë se do të qëndrojnë besnik në luftën për mbrojtjen e legjitimitetit dhe se nuk bashkohen në qeveri si vazal siç po bën VLEN-i. “Fronti Europian ka bërë ndryshim duke bashkuar etnitetet sepse një kohezion i tillë ndëretnik do të sjell ndryshimin e mirëpritur për të gjithë qytetarët. Ata, VLEN-i thonë se 3-4 deputetë nga Fronti Europian do të kalojnë tek ata, mirëpo unë po I pyes se me cilën këmbë? Me të djathtën apo me të majtën? Me të djathën hyjnë ata që kanë legjitimitet,…

Read More

Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin qëndror, legjislativ dhe lokal, të partive politike që janë pjesë e Frontit Europian, njëzëri miratuan dhe më pas edhe firmosen, deklaratën politike mbi legjitimitetin etnik zgjedhor. Në vijim, po ju sjellim tekstin integral të Deklaratës Politike e cila do ti dërgohet të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. “Vendi ynë, që nga viti 2001 e gjer më sot ka kaluar sfida të shumta, por të gjitha janë tejkaluar me përkushtim dhe në partneritet të sinqertë të forcave vendore politike me komunitetin ndërkombëtar. Demokracia konsociative e etabluar në vendin tonë…

Read More

Resorët që përfliten se do të drejtojnë shqiptarët në Qeverinë e ardhshme, duket të jenë përfaqësimi më i dobët i shqiptarëve në Qeveri në 20 vitet e fundit, ose ndryshe mund të krahasohet me Qeverinë e vitit 2006 VMRO-PDSh. Nga ato që janë mësuar deri më tani, në kulaçin qeveritar që do të duhet të ndahet mes VMRO-DPMNE-së, koalicionit VLEN dhe Lëvizjes ZNAM, shqiptarët do të kenë postin e zëvendëskryeministrit të parë, Ministrinë e Shëndetësisë, atë të Mjedisit Jetësor, Ministrinë e Ekonomisë, por të cilës me riformatimin e dikastereve parashihet t’i shkëputet “Energjetika” dhe t’i shtohet dikasteri “Punë”, që do…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka shfaqur përkrahje ndaj Muharrem Salihut, kandidatit të koalicionit italian “Stati Uniti d’Europa”. Ahmeti ka ftuar shqiptarët që të votojnë për përkrahje ndaj atdhetarit Salihu. Statusi i plotë: Me gëzim e pranova lajmin e zyrtarizimit të kandidaturës për eurodeputet të aktivistit të shquar politik në mërgatë, e në veçanti për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, z. Muharrem Salihu nga ana e koalicionit italian “Stati Uniti d’Europa/Shtetet e Bashkuara të Evropës”. Përcjell mbështetjen time maksimale për këtë kandidaturë historike dhe…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një njoftimi zyrtar ka ftuar të gjitha strukturat e partisë dhe funksionarët në mbledhjen e përbashkët të Frontit Europian, që do të mbahet nesër në Pallatin e Kulturës në Tetovë. “Të nderuar, Anëtarë të Këshillit të përgjithshëm dhe Anëtarët e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, Anëtarë të Këshillit Kombëtar të BDI-së, Udhëheqës dhe Anëtarë të Sekretariateve të BDI-së, Kryetarë të Degëvë të BDI-së, Kryetarë të Komunave dhe Këshilltarë Komunalë, nga rradhët e BDI-së, Deputetë, Ministra, Zëvendës Ministra dhe Sekretarë Shtetërorë, nga rradhët e BDI-së, Drejtorë, Zëvendës Drejtorë, anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse,…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga përmes një statusi në faqen e tij në Facebook shkruan se gjatë tre dekadave shqiptarët në Maqedoninë e Veriut do të kenë përfaqësimin më të dobët dhe të margjinalizuar nëpër intitucionet e vendit, falë koalicionit VMRO-VLEN. Lloga potencon se disa poste në të cilat thirret VLEN-i nuk ekzistojnë fare, janë vetëm emërime pa ndonje funksion të caktuar. Reagimi i plotë: – Përgjatë këtyre tre dekadave shqiptarët në RMV kanë drejtuar më së paku 5 nga 15 resore ministrore, gjegjësisht 6 nga 15 ministri dhe së fundi 8 resore nga 16 (pa përmendur këtu ministrat pa…

Read More

Nga sot (31.05.2024) me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të udhëheq Nazim Bushi. Ministri i deritanishëm në Qeverinë Teknike, z. Pançe Toshkovski ia dorëzoi zyrtarisht detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Nazim Bushit, zëvendës Ministër i deritanishëm i Punëve të Brendshme. Pas pranim-dorëzimit të sotëm të detyrës, në përputhje me dispozitat ligjore ekzistuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Nazim Bushi do të drejtojë me MPB-në deri në fillimin me punë të përbërjes së re Qeveritare, përkatësisht deri në emërimin e ministrit të ri të punëve të brendshme.

Read More