Maldivet thonë se do të ndalojnë hyrjen e izraelitëve në mes të zemërimit publik në arkipelagun me shumicë myslimane për luftën në Gaza. Zyra e presidentit të Maldiveve, Mohamed Muizzu tha se kabineti i tij kishte vendosur të ndryshojë ligjet për të parandaluar hyrjen e mbajtësve të pasaportave izraelite në vend dhe do të krijojë një nënkomision për të mbikëqyrur procesin, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv. Në deklaratë thuhet gjithashtu se presidenti do të emërojë një të dërguar special për të vlerësuar nevojat palestineze dhe për të nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve.
Author: BILD
Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe sulmuesi Aleksandar Trajkovski në një konferencë për media kanë ndarë pritshmëritë e tyre për ndeshjen e stme kundër Kroacisë në stadiumin “Rujevica” në Rijekë. Blagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë: “Pres një ndeshje të mirë. Kur të kesh një ndeshje kundër një përfaqësuese që për mendimin tim është top-5 në botë, me argjendin dhe bronzin në kampionatet e fundit, me cilësi individuale dhe ekipore, na ngelet ta shijojmë ndeshjen dhe të shohim se ku jemi si ekip. Ne duam ti provojmë të gjithë lojtarët, për të parë se…
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë tha të hënën se më shumë se një milion palestinezë janë detyruar të largohen nga qyteti Rafah në Rripin jugor të Gazës për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite. “Zhvendosja e detyruar ka larguar mbi 1 milion njerëz nga Rafah”, zbuloi Agjencia e OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët në Palestinë (UNRWA) në X. Situata është përshkallëzuar në mënyrë dramatike, me mijëra familje që kërkojnë strehim në zonat e banuara të dëmtuara dhe të shkatërruara në Khan Younis, shtoi UNRWA. “UNRWA vazhdon të ofrojë shërbime thelbësore pavarësisht sfidave në rritje”. UNRWA i përshkroi…
Shqipëria prej disa ditësh tashmë ka nisur grumbullimin në kuadër të Europianit që starton më datë 14 qershor në Gjermani. Kuqezinjtë, janë pjesë e një grupi mjaft të fortë ku bëjnë pjesë Italia, Spanja dhe Kroacia. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Sylvinho nuk do të dorëzohen pa luftuar më parë dhe po punojnë që të arrijnë një rezultat historik. Përveç stërvitjes, Shqipëria ka programuar edhe dy miqësore, e para e ajo e ditës së hënë ndaj Lihtenshtejnit. Një ndeshje e cila do të zhvillohet në Hungari (Haladás Sportkomplexum) duke nisur nga ora 20:00 dhe që pritet t’i shërbejë teknikut brazilian…
Dhënia e përkrahjes së VLENI-it për qëllimet programore të VMRO-DPMNE-s (Programi 1198) duke ndryshuar ligje sistemore me 2/3 duke krijuar ministri/resorë për t’i zhveshur shqiptarët nga pushteti, tregon vasalitetin e tyre shembullor, ka shkruar ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. “Krijimi i Ministrisë për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale e bën Ministrin e Ekonomisë një dekor të pavlefshëm apo, pak a shumë, si Ministër pa portofol. Njëjtë pritet të bëhet edhe me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale duke ia marrë kompetencat mbi arsimin parashkollor, gjegjësisht çerdhet, dhe duke i çuar ato kompetenca në Ministrinë e Arsimit, e bën edhe një…
Mediat izraelite raportojnë se Tel Avivi ka pranuar pjesën më të madhe të planit të gjerë që presidenti i ShBA-së, Joe Biden, paraqiti për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Rripin e Gazës. Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN thuhet se Tel Avivi ka pranuar pjesën më të madhe të propozimit që Biden e paraqiti për armëpushim dhe shkërbimin e pengjeve në Rripin e Gazës. Propozimi përfshin lirimin fillimisht të civilëve dhe grave izraelite, më pas lirimin e ushtarëve si dhe dorëzimin e të vdekurve pas lirimit të pengjeve. Në një fjalim më 31 maj në Shtëpinë e Bardhë,…
Në një objekt të braktisur në zonën e Qendrës në Shkup është gjetur një person i vdekur mashkull, njoftoi dje MPB. Nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore kanë konfirmuar vdekjen dhe është kryer hetimi. Për momentin nuk ka të dhëna për identitetin e burrit dhe as nëse vdekja ka qenë e dhunshme. Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga Fronti Europian përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar në lidhje me çështjen e legjitimitetit në qeverinë në ardhje. Osmani thotë se majorizimi nuk kalon. Statusi i plotë: “Shumica e deputetëve shqiptarë në Front, shumica e deputetëve turk në Front. 46% e popullatës të majorizuar nga hegjemonia etnike duke përdor formulën “përçaj e sundo” Majorizimi nuk kalon”, ka shkruar Osmani.
Pas sulmit me thikë të premten në sheshin e tregut në Manhaim, polici i lënduar rëndë ndërroi jetë në spital. Këtë e bënë të ditur prokuroria, presidiumi i policisë së Manhaimit dhe zyra e kriminalistikës së landit. Agresori e goditi me thikë disa herë policin në pjesë të kokës. Megjithëse ai u operua me urgjencë dhe u vendos në gjendjen e komës artificiale, polici nuk i mbijetoi sulmit. Tronditje në Gjermani Presidenti gjerman, Steinmeier pas vdekjes së policit u shpreh i shokuar duke theksuar se dhuna rrezikon atë që e ka bërë demokracinë tonë të fortë. “Kështu nuk vazhdohet më.”…
Më shumë se 50 persona kanë ndërruar jetë gjatë 3 ditëve të fundit në Indi si pasojë e temperaturave ekstreme të ngrohta në disa pjesë të vendit. BBC News raporton se rreth 33 persona kanë ndërruar jetë në shtetin verior të Uttar Pradesh gjatë fundjavës për shkak të të nxehtit. Ndërkohë, në shtetin Odisha, rreth 20 të tjerë kanë humbur jetën për shkak të goditjes nga nxehtësia. Lajmin e konfirmoi një zyrtar për agjencinë e lajmeve ANI. Shumica e humbjeve të jetëve u raportuan më 1 Qershor, ndërsa në Indi mbahej faza e fundit e votimeve për zgjedhjet e saj…