Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ditën e tij të parë të punës e ka nisur ndryshe. Ndryshimin duket se e ka bërë në zyrën e tij, duke e larguar flamurin kombëtar shqiptarë nga tavolina e punës dhe nga hapësirat e zyrës. Për këtë ka reaguar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili shkruan: Obligim kombëtar dhe ligjor është vendosja e flamurit kombëtar në tavolinë të punës! Duke vrapuar pas pozicioneve(pa legjitimitet), harrojnë edhe atë që është arrit e mbrohet me gjak.
Author: BILD
Deputeti i Frontit Europian, Ilir Hasani ka reguar ndaj kryetares së Kuvendit të Shqiprisë, Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit ka uruar Afrim Gashin si kryeparlamentar të sapozgjedhur në Maqedoninë e Veriut. Hasani shkruan se kryetarja Nikolla mbase ka bërë urim tradicional pa ditur rëndësinë historike që ka ai post i fituar me gjak nga shqiptarët dhe se emërimi i Afrim Gashit është jo legjitim. Reagimi i plotë: Zonja Nikola, Zgjedhja e Afrimit është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit, për te cilen u derdh gjaku i bashkëkombasve tuaj. Kjo përzgjedhje e bllokut jo-fitues, sipas vazalitetit e jo legjitimitetit, përbuz…
Analisti Arsim Zekolli i është rikthyer sërish marrvëshjes së xhentëllmenëve të nënshkruar nga Ali Ahmeti dhe liderrët e VLEN-it se nuk do të bëhen pjesë e asnjë qeverie që është anti-BE. Zekolli shkruan se ajo marrëveshje për të cilën foli Ahmeti ekziston dhe edhte deponuar në Ambasadën e SHBA-vë në Shkup, ndaj pritet vetëm koha e duhur për aktivizimin e saj, pasi tashmë VLEN-i si humbës po bashkohet në qeverinë me VMRO-DPMNE-në. Reagimi i plotë: Marreveshja egziston. Inicimi i saj eshte bere nga Ambasada ShBA. Pas refuzimit inicijal per arsye nenshkrimesh, marreveshja eshte pranuar dhe nenshkrua nga Ali Ahmeti, Izet…
Zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian do të mbahen në të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nga 6 deri më 9 qershor. Rreth 370 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në gjithë bllokun, por jo të gjithë do të dalin në zgjedhje. Sipas një sondazhi së fundmi, rreth 71 për qind e të anketuarve synojnë të votojnë dhe kjo do të ishte një shifër tejet e mirë. Në zgjedhjet e kaluara, më 2019, dalja në zgjedhje në gjithë BE-në ishte 50.7 për qind. Kjo shifër vlerësohej si e mirë, sepse ishte hera e parë që numri ishte rritur…
Këshillat e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë filluar përgatitjet për nisjen e besimtarëve për në haxh. Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se nga përgjegjësit e këtyre Këshillave, besimtarët myslimanë, që këtë vit kanë vendosur ta kryejnë haxhin, janë duke i marrë edhe këshillat dhe mësimet e duhura se si duhet të kryet ky ritual. Sipas BIK-ut këtë vit janë 1576 besimtarë nga Kosova që do të nisën për në haxh më 2 qershor. “Me udhëzimet për durim, forcë dhe sakrificë, ata janë duke u përgatitur për ta kryer edhe kushtin e pestë të Islamit – haxhin. Karshi mësimeve dhe…
Lideri i Frontit Europian, Ali Ahmeti në press konferencë tha se nuk do të lejohet asesi të shkilet mbi legjitimitetin e popullit. Ahmeti shtoi se Fronti Europian ka triumfuar në 20 komuna, me një diferencë me mbi 30 mijë vota përballë opozitës shqiptare. “Fronti Europian dhe opozita shqiptare, në muajt dhjetor 2023 dhe janar 2024, bashkarisht dakorduan dhe firmosen deklaratë për mos-hyrje në partneritet qeveritar pa ndryshimet kushtetuese dhe garantimin e rrugëtimit europian. Përkundër të gjitha argumenteve dhe numrave e rezultateve, edhe me deputetë, edhe me numra absolut votash, edhe me fitore në dy të tretat e komunave, humbësit e…
Ali Ahmeti bashkë me Frontin Evropian sot përmes një pres konference për media tha se Ç’kuptim ka demokracia nëse komuniteti shumicë përcakton se kush i përfaqëson shqiptarët? ”Përkundër të gjitha argumenteve dhe numrave e rezultateve, edhe me deputetë, edhe me numra absolut votash, edhe me fitore në dy të tretat e komunave, humbësit e zgjedhjeve, pa legjimitetin e sovranit, u nënshtruan tërësisht duke injoruar vullnetin e popullit, Marrëveshjen e Ohrit, legjitimitetin dhe pa patur aspak respekt për ata që sollën të gjitha këto ndryshime cilësore në vendin tonë. Në këtë kontekst, qytetarët na pyesin, ç’kuptim ka demokracia në vendin tonë…
Lideri i Frontit Europian, Ali Ahmeti në press konferencë tha se nuk do të lejohet asesi të shkilet mbi legjitimitetin e popullit. “Ne po nisim rrugëtimin për të mos e lejuar këtë majorizim që rëndon bashkëjetesën dhe demokracinë dhe ftojmë qytetarët që të na bashkangjiten në përpjekjet tona për ta mbrojtur votën, legjitimitetin dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe Marrëveshjen e Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë për të ardhme europiane. “Vota juaj nuk guxon të shkojë huç dhe ne jemi këtu bashkë që ti prijmë fitores tuaj dhe ta zbatojmë vullnetin tuaj fitimtarë. Ne vlerësuam, që…
Lideri i Frontit Europian, Ali Ahmeti në press konferencë tha se nuk do të lejohet asesi të shkilet mbi legjitimitetin e popullit. Ahmeti shtoi se Fronti Europian ka triumfuar në 20 komuna, me një diferencë me mbi 30 mijë vota përballë opozitës shqiptare. Deklarata e plotë: “Ne, bashkë-drejtuesit e Frontit Europian konstatojmë që bashkimi jonë është reflektim i frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe paraqet unifikim për të avansuar barazinë midis komuniteteve dhe kohezionin shoqëror. Iniciativa jonë për Frontin Europian është mirëpritur dhe mbështetur nga qytetarët e vendit. Fronti Europian ngadhnjeu si koalicion fitues në zgjedhjet presidenciale me diferencë prej…
Alarm për bomba është dhënë në 35 shkolla fillore në Atikë të Greqisë. E-maile kërcënuese të njëjta janë dërguar në shkollat fillore, duke alarmuar institucionet arsimore e policinë greke. Po ashtu, mësuesit kanë vënë në dijeni prindër të cilët kanë shkuar kanë marrë fëmijët e tyre nga shkollat. Sipas informacioneve të para, raportojnë mediat greke, dyshohet se ka qenë një alarm fals. Megjithatë, ndërtesat janë evakuuar derisa të bëhet kontrolli i plotë i tyre. Prokuroria e Krimit Elektronik po kryen hetimet përkatëse, si dhe kontrolle nga ekipi i DIAS dhe Veprimi i Menjëhershëm.