Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në qytetin e Gostivarit, Valdet Xhaferi ka reaguar ndaj deklaratës së Arben Taravarit, i cili tha mbrëmë në Klan Macedonia se me VMRO-në sërish do ta fitojë komunën e Gostivarit, pasi sipas tij partia e Hristijan Mickoskit e ka ndihmuar atë me mbi 5 mijë vota. Xhaferi shkruan se Taravari ka hequr dorë nga vota shqiptare dhe mbijetesën e tij në skenën politike e ka lidhur me VMRO-DPMNE-nenë e cila njihet për qëndrimet anti-shqiptare. Reagimi i plotë: Deklarata e Arben Taravarit se zgjedhjet lokale në Gostivar do ti fitojë sipas tij “ASH-ja”, por me…
Author: BILD
Dikasteret si Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, pra ushtria, Ministria e Brendshme, ajo e Financave, e Arsimit, ministria e re për Energjetikë, Kultura, Sporti, Drejtësia, Shoqëria Informatike dhe Administrata si dhe Ministria për Transport dhe Lidhje janë të rezervuara për VMRO-DPMNE-në dhe Lëvizjen ZNAM. Ndërsa nga ajo që dihet deri më tani nga bisedimet, koalicioni shqiptar VLEN do të merret me Politikën Sociale, Ekologjinë dhe Shëndetësinë. Pritet ta marrë edhe Ministrinë e Ekonomisë, por kësaj do t’i shkëputet sektori i Energjetikës, i cili do të themelohet si Ministri e re. Po ashtu është mësuar se VLEN-i do…
Sytë janë të brishtë e të rrezikuar nga një sërë problemesh shëndetësore që shkaktojnë dhimbje e probleme me shikimin. Një prej problemeve në fjalë ka të bëjë me ndjesinë e presionit të fortë në sy që shoqërohet me dhimbje të mprehta e të forta. Presioni në sy ka të bëjë me ndjesinë e tendosjes së fortë brenda syve. Shkaqet e presionit në sy Ekspertët thonë se një gjë e tillë mund të shkaktohet nga dhimbjet e kokës, problemet me sinozitin, dhimbjet e dhëmbit apo dëmtimi i nervit optik. Infeksionet e sinuseve Një nga shkaqet më të zakonshme janë infeksionet e…
Në kampionatin e ri 2024/2025, në Ligën e Parë të Malit Zi do të jetë edhe klubi i futbollit Otrant Olimpik i Ulqinit, pasi në ndshjen e balotazhit pas fitores në takimin e parë 1-0 si vendas, kundër Mladostit, mbrëmë ndeshjen kthyese në stadiumin e Federatës së futbollit të Malit Zi, barazoi 2-2 dhe me rezultatin e përgjithshën nga të dyja nndeshjet siguroi kualifikim në elitën e futbollit të Malit Zi që paraqet sukses historik pë ekipin ulqinak. Me kualifikimin e ekipit ulqinak në Ligën e Parë të Malit Zi në mesin e 10 ekipeve sa numëron liga tani janë…
Tenisti italian Jannik Sinner do të jetë nga dita e hënë numri 1 në botë për meshkuj. Ai ka zbritur nga froni serbin Novak Djokoviç, që u tërhoq nga grand slam i Roland Garros për shkak të dëmtimit. Për pasojë, Djokovic nuk mbron dot vendin e parë, duke ia liruar vendin Sinner. Italiani fitoi ndaj bullgarit Grigor Dimitrov, me rezultat 3-0 në sete 6-2, 6-4, 7-6) duke siguruar një vend në gjysmëfinale. Fitore që e kualifikon mes 4 më të mirëve dhe e ngjit në krye. Ai do të përballet me spanjollin Carlos Alcaraz (numri 3 në botë), që mundi…
Parlamenti i Sllovenisë sonte ka marrë vendim që ta njeh shtetin palestinez. Pro vendimit për ta njohur shtetin palestinez ishin 52 deputetë nga 90 sa janë gjithsej, kurse 38 nuk ishin të pranishëm për votim. Ministrja e jashtme sllovene, Tanja Fajon, pas vendimit i tha popullit të Palestinës se vendimi përfundimtar i Sllovenisë është një mesazh shprese dhe paqeje. “Ne besojmë se vetëm një zgjidhje me dy shtete mund të çojë në një paqe të qëndrueshme në Lindjën e Mesme. Sllovenia do të vazhdojë pa u lodhur të punojë për sigurinë e të dy kombeve, palestinezëve dhe izraelitëve”, tha Fajon,…
Në një intervistë për revistën “Time”, presidenti amerikan Joe Biden ka kritikuar sërish qasjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu-t për luftën në Gaza. Ai shprehet se ekzistojnë arsye për të besuar se Netanyahu po zvarrit konfliktit për të shpëtuar veten politikisht. “Mosmarrëveshja ime më e madhe me Netanyahun mbi atë se çfarë do të ndodhë pasi të përfundojë lufta në Gazë? Ku do të shkohet? A kthehen forcat izraelite atje?”, ishin disa nga pikëpyetjet që ngriti Biden gjatë intervistës së tij. Biden pranoi se ai dhe kryeministri izraelit Netanyahu mbajnë qëndrime të ndryshme sa i përket rolit të Autoritetit Palestinez…
Rrjeti social “TikTok” është duke u ballafaquar me sulme kibernetike, të cilat kompania thotë se po i trajton. Në një prononcim për BBC-në, nga kompania e TikTok-ut thanë se cak i këtyre sulmeve kan qenë figura publike të ndryshme dhe kompani mediatike, përfshirë Paris Hiltonin dhe CNN-in. Megjithatë, sipas kompanisë, një numër i kufizuar i llogarive janë komprometuar, shkruan BBC-i, transmeton Indeksonline. Llogaria e Hiltonit, që ka mbi 10 milionë ndjekës, ka qenë cak i sulmeve kibernetike, por që nuk është thyer, ndërkaq hakerët kanë depërtuar në llogarinë e CNN-it. “Ne jemi të përkushtuar për të ruajtur integritetin e platformës…
Ligji i qeverisë gjermane për të marrë punonjës të kualifikuar nga jashtë vendit ka hyre në fuqi, më 1 qershor dhe kjo është e faza e trete e tij.- Juristi, Rafael Todhe, ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Good Morning albanians” ku shpjegoi më me detaje se si do të aplikojnë shqiptarët për t’u punësuar në Gjermani. Ai tha se procedurat tashmë janë më të lehta e deri në 50 mijë persona do të pranohen. “Duhet të bëjmë një dallim, janë dy aspakte të mundshme. Është kjo karta e shansave, e cila nuk ka lidhje me ligjin e ballkanit…
Një e papritur duket se po vjen nga ylli i skenës muzikore Tayna, diçka që mund ta trondisë publikun. Çfarë po kurdisë kësaj here? Kush po e menaxhon këtë enigmë, apo vet Tayna? Çka fshihet pas kësaj video misterioze? View this post on Instagram A post shared by Tayna (@tayna)