Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një postim në rrjetet sëociale, ka kujtuar pjesëmarrjen e tij në demonstratat studentore në Prishtinë 43 vite më parë. Ai ka shprehur krenarinë dhe mallin për guximin dhe vendosmërinë e shfaqur nga të rinjtë e asaj kohe, të cilët nuk u trembën nga represioni i regjimit jugosllav. Ahmeti ka theksuar se ky guxim i të rinjve ka ndezur flakën e rezistencës që çoi në çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e saj si republikë e pavarur. Ai ka përkujtuar me nderim të gjithë ata që kontribuan dhe ata që sakrifikuan jetën e…
Author: BILD
Instagram ka mposhtur TikTok-un si aplikacioni më i shkarkuar në botë pasi veçoria e videove Reels e ndihmoi atë të rikuperonte terrenin e humbur ndaj rivalit të tij. Aplikacioni për shpërndarjen e fotove dhe videove fitoi popullaritet menjëherë pas debutimit të tij në vitin 2010, por është përballur me konkurrencë të ashpër nga TikTok. Bëhet e ditur se Instagram është shkarkuar 767 milionë herë në mbarë botën në vitin 2023, një rritje prej 20 për qind, krahasuar me TikTok që është shkarkuar për 733 milionë herë.Kompania Sensor Tower, tha se “ringjallja” e Instagram ka gjasa të jetë nxitur nga popullariteti…
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar këtë javë do të qëndroj për vizitë në Prishtinë. Kështu është bërë e ditur në një njoftim të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit. Sipas njoftimit Escobar do ta vizitojë Belgjikën, Kosovën, Austrinë dhe Malin e Zi nga 10 deri më 18 mars 2024. “Vizita e tij do të riafirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Perëndimit Ballkani ndërsa ata ndjekin integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin më të thellë rajonal”, thuhet në njoftim. DaSh shton se Escobar në gjatë vizitës në Kosovë, do të takohet me…
Jaksa Vulic nuk është më trajner i skuadrës kosovare KB Prishtina. Trajneri kroat është larguar nga kryeqytetasit dhe këtë e ka komunikuar KB Prishtina nëpërmjet faqes zyrtare. Largimi i tij erdhi pasi Prishtina pësoi humbje të dielën mbrëma në udhëtim te KB Ylli me tetë pikë diferencë 103:95. Kryeqytetasit kanë falënderuar trajnerin kroat për kontributin e dhënë deri më tani, derisa kanë njoftuar se kanë ndarë rrugët me të. “Faleminderit Jaksa! Ju njoftojmë se klubi ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vulić. Trajnerin e falënderojmë për kontributin e dhënë deri më tani”, ka shkruar faqja zyrtare e KB Prishtinës.
Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri të hënën, duke kapërcyer vlerën e 71,000 dollarëve. Kriptomonedha arriti një nivel të ri prej 71,263,78 dollarësh, sipas të dhënave të CoinDesk. Që në fillim të vitit 2024 deri më tani, çmimet e Bitcoin janë rritur mbi 67%. Çmimet e kriptomonedhave janë rritur nga investimet në fondet e reja të tregtueshme në shkëmbim të bitcoin-it (ETF), si dhe nga shpresat që Rezerva Federale e SHBA (Fed) do të ulë normat e interesit së shpejti.
Berat Nimani ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike të vëllait të tij, ish-boksierit Besar Nimani, i cili u vra në Gjermani mbrëmjen e 9 marsit. Në një prononcim për Paparacin ai thotë se Besari u qëllua në rrugë derisa po shkonte në një organizim për përvjetorin e vdekjes së shokut të tij. “Kur ka ndodh rasti Besari i ka sjell fëmijët dhe bashkëshorten te unë, pastaj ka dal në qytet për të shku në përvjetorin e vdekjes së një shokut të tij, gjatë rrugës ka shku me marr një shok tjetër në lokal ndërsa tre persona e kanë pritur në…
Në një zhvillim të fundit që premtonte të ndryshojë peizazhin turistik të Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e fundit nga progresi i rrugës Shëngjin-Velipojë. Ky korridor i ri, i cili pritet të hapet për sezonin turistik veror, është parashikuar të bëhet një nga destinacionet më tërheqëse në rajonin e Mesdheut. Ndërtimi i rrugës, i cili ka përfshirë sfida gjeologjike të konsiderueshme, tashmë po afron përfundimin. Rama theksoi se kjo rrugë do të nxjerri në pah potencialin e turizmit në veri të vendit, duke ofruar akses në peizazhe që marrin frymëzim nga natyra e paprekur dhe bregdeti piktoresk. “Ndërsa…
Trupat e pesë skiatorëve të zhdukur janë gjetur në Alpet e Zvicrës, ndërkohë që autoritetet lokale janë ende në kërkim të një personi të gjashtë. Grupi u zhduk të shtunën në malin Tete Blanche dhe menjëherë nisi një operacion i madh kërkim. Ata ishin nisur nga Zermatt, në një turne skish drejt Arollës. BBC News raporton se të gjithë skiatorët ishin zvicerianë të moshës nga 21 deri në 58 vjeç. Sinjali i fundit nga grupi u regjistrua brenda natës. “Nuk ishte verbale”, tha kreu i shërbimit të shpëtimit ajror të Zermatt, Truffer, por lejoi shërbimet e shpëtimit të merrnin një…
Më 8 mars, presidenti turk Reccep Tayip Erdogan foli për herë të parë për planin e tij që t’i japë fund angazhimit politik. Siç raporton AFP, ai tha se zgjedhjet lokale në Turqi më 31 mars do të jenë “të fundit”. “Zgjedhjet e 31 marsit do të jenë të fundit” në përputhje me ligjin, ka dekalruar kreu i shtetit turk, duke shtuar se “Rezultati i tyre do të jetë transferimi i besimit tek vëllezërit e mi që do të vijnë pas meje”. Erdogan ka qenë në pushtet si kryeministër dhe më pas si president që nga viti 2003.
Zëvendëskryeministri, Artan Grubi ka uruar të gjithë besimtarët musliman me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Grubi në urimin e tij shkruan që në këtë muaj të praktikojmë sa më shumë vlerat më të larta njerëzore, siç janë respekti, mirësia e bamirësia, duke uruar ndër të tjera dhe agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë agjëruesit. Urimi i plotë: Besimtarë të nderuar, Në prag të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, uroj që begatitë dhe bekimet e tij shpirtërore të ndriçojnë vatrat e juaja familjare. Le të shfrytëzojmë çdo çast të këtij muaji për të praktikuar…