Author: BILD

Optimizmi te tregu kinez dhe potenciali i tij ekonomik është shfaqur tek investitorët e huaj teksa ata vazhdojnë të rrisin investimet apo operacionet e tyre në Kinë. Të dhënat nga Ministria kineze e Tregtisë treguan se vlera reale e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Kinë arriti mbi 1.13 trilion juanë (rreth 158.89 miliardë dollarë) në vitin 2023. Veç kësaj, numri i ndërmarrjeve të sapokrijuara me investime të huaja në Kinë u rrit në 53 766 vitin e kaluar, 39.7 për qind më shumë se në vitin 2022, shkruan CMG. Për shembull, “Airbus” në janar hapi një qendër shërbimi kushtuar…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj këshilloi Kosovën të dëgjojë më shumë SHBA-në dhe BE-në. Në një intervistë për në RTSH, Begaj theksoi se, sipas tij, çdo vendim të rëndësishëm që Kosova duhet ë marrë, do të ishte mirë ta konsultonte paraprakisht me partnerët e saj strategjikë. “Shqipëria është e vogël, por kontributi në politikën e jashtme është i madh, sidomos në rajon, ku është një faktor kontribuues për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Natyrisht Kosova është një pjesë e jona, jemi një komb, dy shtete. Është interesi më madhor i Shqipërisë është detyrim kushtetues të interesohemi për Kosovë. Integriteti…

Read More

Presidenti Bajram Begaj bëri me dije në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH se baza detare e Porto Romanos tashmë është në axhendën e NATO-s. Pas takimit me komandantin e NATO-s, gjeneralin Christopher Cavoli, Begaj tha se është në planet e NATO-s që baza detare e Porto Romanos të përcaktohet si bazë mbështetëse për Aleancën dhe se tashmë pritet të marrë miratimin politik. “Edhe kjo temë pati vendin e saj në diskutimin tonë dhe u vlerësua shumë ceremonia hapëse e bazës ajrore taktike të Kuçovës që për ne është një investim strategjik ndërsa për NATO-n është forcim i kapaciteteve…

Read More

Kim Kardashian dukej e pabesueshme teksa mori pjesë në festën e “Oscars” të Vanity Fair 2024, të dielën. Ylli dukej fantastike me një fustan të bardhë të strukturuar me një shpatull, teksa pozonte për fotografitë. Fustani shfaqte belin e saj të vogël dhe ijet e hijshme dhe shoqërohej me një palë vathë të ndezur. Kardashian lëshoi flokët e saj të errët në një anë dhe kishte grim të përkryer që i theksonte sytë. Ajo gjithashtu veshi kontakte me ngjyra duke i kthyer sytë në ngjyrë lajthie. Ajo u bashkua në tapetin e kuq nga anëtarët e familjes së saj, duke…

Read More

Komisioni Evropian pritet që në takimin e kolegjit që do të mbahet sot në Strasburg, të miratojë rekomandimin për vendimin e Këshillit për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Bosnje e Hercegovinës. Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike në Bruksel se për këtë vendim janë pajtuar strukturat e Komisionit dhe në takimin e së martës, ai do të formalizohet. Sipas procedurave të Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian jep rekomandime ndërsa vendimet i merr Këshilli Evropian. Në këtë rast, pasi të rekomandojë Komisioni, vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën duhet ta miratojnë liderët…

Read More

Shkencëtarët kanë konstatuar që në bazë të fotografisë së fytyrës në më shumë se 80 për qind të rasteve mund të përcaktohet a është ndonjë person i sëmurë apo jo Si duket, njerëzve goxha mirë u shkon për dore të përcaktojnë a është ndonjë person i sëmurë dhe a duhet anashkaluar, kanë përfunduar shkencëtarët suedezë në bazë të hulumtimeve në të cilat të anketuarit kanë dhe në fotografitë e personave me pyetjen se a mendojnë që ai person është i sëmurë. Të ballafaquar me fotografitë e personave të sëmurë dhe të atyre të shëndetshëm të anketuarit me 81 për qind…

Read More

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, ka folur në prag të ndeshjes kundër Portos, e vlefshme për 1/16 e Champions League. Në ndeshjen e parë, skuadra e Conceiçao fitoi 1-0 dhe për këtë arsye niset nga një situatë e favorshme në ndeshjen e kthimit në Emirates: “Sigurisht që do të duhet të ndryshojmë disa gjëra për të krijuar më shumë sesa bëmë — thotë trajneri Është niveli i këtij kompeticioni. Fakti që janë dy ndeshje më bën të mendoj se ende nuk ka mbaruar dhe do të duhet të bëjmë mirë nesër”, tha Arteta. Çfarë prisni nga fansat? “Unë mendoj se…

Read More

Xavi Hernandez e ka quajtur ndeshjen e nesërme ndaj Napolit si ndeshjen e sezonit për Barcelonën. Trajneri i Barcelonës ka thënë se lëndimet s’janë justifikim dhe se duhet vetëm fitorja nesër. “Është ndeshja më e rëndësishme deri më tani këtë sezon. Jemi të motivuar. Jemi të emocionuar. Duhet të konkurrojmë kundër një rivali të madh, i cili nuk po kalon momentin më të mirë. por ka themelin e vitit të kaluar. Mendoj se është një mundësi për të qenë në çerekfinale pas katër sezoneve. Ne duhet ta kthejmë këtë situatë. Është para njerëzve tanë. Ka lëndime, por nuk është justifikim.…

Read More

Situata në Rripin e Gazës po përkeqësohet ndërsa operacionet ushtarake vazhdojnë të ndikojnë në jetën e përditshme të civilëve. Raportet e fundit tregojnë një rritje të rasteve të kequshqyerjes dhe dehidrimit, veçanërisht ndër fëmijët, duke shkaktuar vdekje të pafajshme. Spitalet e zonës janë të mbingarkuara dhe me mungesë të theksuar të furnizimeve mjekësore dhe personelit, duke e bërë të pamundur ofrimin e kujdesit adekuat për të sëmurët dhe të plagosurit. Në një deklaratë të dhënë së fundmi, një mjek pediatër në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës ka bërë thirrje për ndihmë humanitare urgjente. Ai thekson se spitali është…

Read More

Kandidati për president të shtetit, kryediplomati Bujar Osmani në shtëpinë e tij, sonte për iftar ka gostitur Kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin dhe Kryeministrin Talat Xhaferi. Ahmeti dhe Xhaferi, bashkë me bashkëshortet kanë pritur iftarin e parë të muajit Ramazan në atmosferë të ngrohtë te familja Osmani. “Kisha kënaqësinë që këtë muaj të shenjtë ta filloj me Iftar të përbashkët në shtëpinë time me Kryetarin Ali Ahmeti dhe Kryeministrin Talat Xhaferi dhe bashkëshortet. Luani i vogël ishte në qendër të vëmendjes!”, ka shkruar ministri Osmani.

Read More