Agjencitë perëndimore të inteligjencës vlerësojnë se numri i ushtarëve rusë të vrarë ose të plagosur në Ukrainë tani ka tejkaluar 350,000, tha të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Rusia po paguan një çmim shumë të lartë për fitimet margjinale”, tha Stoltenberg në Bruksel. Sulmet ukrainase gjithashtu fundosën ose çaktivizuan një pjesë të konsiderueshme të flotës ruse të Detit të Zi, shtoi Stoltenberg. Në luftën ajrore, Ukraina rrëzoi aeroplanët e vëzhgimit të cilësisë së lartë që i përkisnin Rusisë. Stoltenberg nuk dha informacion se sa nga 350,000 viktimat ruse të vlerësuara ishin viktima. Këto shifra nuk mund të…
Author: BILD
Vaksinat kundër kollit të keq për të rritur kanë arritur në Maqedoninë e Veriut dhe do mund të aplikohen tek personat që kanë nevojë. “I kemi në pikat e vaksinimit dhe mund t’ju jepen personave që kanë nevojë për to”, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri. Ai theksoi se sot do të nënshkruaj vendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për vaksinim të fëmijëve, por siç theksoi, edhe pa nënshkrimin e tij ajo është e vlefshme. Nga muaji janar, Komisioni ka kërkuar nga pikat e vaksinimit që fëmijëve të paimunizuar t’u jepen nga dy vaksina përnjëherë.
LSDM dhe BDI mesa duket janë larg marrëveshjes për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare. Ministri aktual i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, paraditen e sotme është mjaft i sigurt se partia e tij do të fitojë zgjedhjet. Fillimisht tha se Osmani pothuajse ka hyrë në raundin e dytë, e më pas në emër të Ahmetit u ka bërë ofertë të gjitha partive që të pajtohen që liderët që humbin zgjedhjet të tërhiqen nga politika.
“Qytetarët votojnë ofertën, e jo ata që s’kanë ofertë”, kështu u shpreh Valdet Xhaferi nga BDI në emisionin ONTIME në Televizionin Koha, duke shtuar se opozita të vetmen ofertë që ka është ta rrëzojë BDI-në, por Bashkimi Demokratik për Integrim para qytetarëve ka dal me ofertë konkrete. “Ju si opozitë nuk keni ofertë konkrete për qytetarët. Të vetmen ofertë që e keni është ta rrëzoni BDI-në. Prandaj kërkojmë veting, por ju me çfarë oferte dilni apo veq ta rrëzoni BDI-në. Por nuk mund ta fitoni BDI-në nëse dilni me ofertën e vetme që ta rrëzoni BDI-në, sepse qytetarët din të…
Valdet Xhaferi nga BDI i cili vjen nga Gostivari në emisionin ONTIME në Televizionin Koha kritikoi ashpër kreun e Gostivarit dhe njëherit kandidatin për president nga radhët e opozitës Arben Taravarin se nuk i ka pastruar mbeturinat në Gostivar. Xhaferoi mes tjerash tha se po ai kandidat për president i ka falimentuar të gjitha ndërmarrëjet publike, duke shtuar se kandidati i opozitës për president Komunën e Gostivarit e ka zhytur në borxhe. “17 milionë euro borxh, mbi 4-5 javë nuk pastrohen mbeturinat në Gostivar. Unë jam nga Gostivari dhe po flas me dëshmi. I ka falimentu ndërmarrjet publike, urbanizmi në…
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot, i pranoi kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatih Ulusoj. Me këtë rast, Ministri Osmani shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimin produktiv, të cilat janë në frymën e miqësisë dhe partneritetit tradicional ndërmjet dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i ndërsjellë është duke u thelluar dhe forcuar vazhdimisht në disa fusha të ndryshme me interes të përbashkët, ku rezultate të veçanta po arrihen në shkëmbimin ekonomik dhe tregtar, turizëm,…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nga radhët e BDI-së në një dalje për media i bëri thirrje çdo anëtari dhe simpatizanti të BDI-së që të japin kontribut që ideja, vizioni dhe program i z.Ahmeti dhe i qytetarëve të ngadhënjejë që të fitojnë të gjithë shqiptarët por edhe qytetarët e tjerë. ‘’Me rëndësi është ekipi dhe BDI këtë e ka dëshmuar edhe në të kaluarën që në mënyrë ekipore çdo herë shënon fitore. Në Bashkimin Demokratik për Integrim i pakontestueshëm është lideri z. Ali Ahmeti dhe është obligim i çdo anëtari të BDI-së që të japin kontributin e vet që ideja,…
Robin Krasniqi, kampioni i njohur i boksit nga Kosova, ka bërë një gjest simbolik duke veshur uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në një imazh të ndarë nga ambientet e kazermës, Krasniqi ka shprehur lidhjen e tij të thellë me vendin e tij duke shkruar: “Unë, biri yt Kosovë!” në rrjetin social Facebook. Ky veprim vjen pas suksesit të tij të fundit në ring, ku u kurorëzua si kampion bote në kategorinë IBO, duke shtuar një tjetër titull në koleksionin e tij të trofeve dhe duke rritur krenarinë kombëtare. Unë , biri yt Kosovë 🫡🇽🇰Posted by Robin Krasniqi on Thursday,…
Kryeministri Talat Xhaferi sot ka qëndruar në Sellcë të Tetovës me rastin e shënimit të 23 vjetorit të fillimit të betejave të Brigadës së 112. Sot u tubuam në Sellcë për të shënuar 23-vjetorin e betejave të brigadës së 112-të, të shprehim respekt dhe ti përmendim të vrarët që i dhuruan jetët për lirinë e sotme. Sot i realizojmë obligimet tona, kontribuojmë dhe realizojmë zotimet, duke e ndjekur amanetin që na e lanë në trashëgimi. KLIKO LINKUN: LINK
Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot në Sellcë të Tetovës me bashkëpunëtor ka përkujtuar të rënët e betejave para 23 viteve. Bashkë me familjarë të dëshmorëve, bashkëveprimtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe banorë të Malësisë së Tetovës shënuam 23 vjetorin e fillimit të veprimit ushtarak të Brigadës 112 “Mujdin Aliu”. Kujtuam dhe nderuam në vendprehjet e tyre të gjithë ata pjesëtarë të kësaj brigade që dhanë jetën për jetësimin e idealeve kombëtare të lirisë e barazisë. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!