Author: BILD

Zjarr herët në mëngjes shpërtheu në një shtëpi në lagjen “Koshishtë” të Ohrit. Për zjarrin në orën 00:35 ishte informuar Njësiti Territorial Zjarrfikës nga Ohri, prej ku menjëherë drejt rrugës “Andon Dukov” ishin dërguar automjete zjarrfikëse dhe shtatë zjarrfikës. Falë intervenimit me kohë është parandaluar përhapja e flakës nga shtëpia e djegur në objektet e tjera në afërsi. Përveç dëmit të shkaktuar material nuk ka njerëz të lënduar në zjarr. Shkaqet e shpërthimit të zjarrit duhet t’i vërtetojë hetimi. /MIA

Read More

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (17.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 119 gjoba, nga të cilat: 16 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 8 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 11 për mosvënien e rripit të sigurisë” – thuhet në njoftimin e MPB-së

Read More

Kandidati për president nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani i shoqëruar nga kryeministri Talat Xhaferi sot ishin në një iftarë të përbashkët në Gostivar me forumin e gruas së BDI-së duke u shoqëruar nga kryetari i degës Valdet Xhaferi, shefi shtabit zgjedhor dr. Nexhati Jakupi dhe deputetja Vjollca Ademi Latifi. Valbona dhe une ishim të nderuar të jemi pjesë e Iftarit me forumin e gruas të degës së Gostivarit bashkë me Kryeministrin e vendit dhe kryetarin e degës Valdetin. Faleminderit Arta dhe Vjollca dhe shefit të shtabit Nexhati Jakupi. Bashkë me Valbonën ishim të nderuar të jemi pjesë e Iftarit…

Read More

Nga: Azgan Haklaj Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut nuk ka dyshim se për Ali Ahmetin dhe BDI-në nuk janë thjeshtë zgjedhje rutinë të radhës se ai i dominon dhe e meriton votëbesimin referendar me fakte të materializuara e rezultate të prekshme për 22 vjet. Si njeriu i sfidave deri dje të paimagjinushme, Ali Ahmeti përveç realiteteve që krijoi duke rrëzuar përgjithmonë monopolin etnopolitik me kryeparlamentar e kryeminister shqiptar tani e ka ngritur stekën e ambicien polike për një president shqiptar duke shënjuar Bujar Osmanin. Kjo lëvizje nuk është një truk elektoral. Bujar Osmani falë vullnetit të Ali Ahmetit është tashmë…

Read More

Juventus ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Genoas në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit italian. Pjesa e parë ishte mjaft e zbehtë me të dy ekipet që prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të kaluar në epërsi. Mattia Bani (7’) pati një rast të artë për të kaluar në avantazh mysafirët por Szczesny bëri një super pritje për t’ia mohuar golin. Federico Gatti (32’) pranoi një super pasim brenda zonës por mbrojtësit e Genoas ja larguan topin nga këmbët. HT |⏳| Primo tempo bloccato: risultato in parità dopo 4️⃣5️⃣ minuti ⚪️⚫️#JuveGenoa [0-0] pic.twitter.com/SdayYB3Ddw— JuventusFC…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, tashmë kanë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot. Ai ka shkruar se oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë. “Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë…

Read More

Hidratimi është një element kyç për mirëqenien e përgjithshme të njeriut, dhe pirja e ujit në momentet e duhura të ditës mund të rrisë ndjeshëm efektivitetin e tij në organizëm. Trupi ynë humbet vazhdimisht lëngje – jo vetëm përmes djersitjes, por edhe përmes proceseve të thjeshta si frymëmarrja. Kjo humbje e lëngjeve bën që nevoja për ujë të jetë e pandërprerë, dhe ekspertët e shëndetit rekomandojnë të paktën tetë gota ujë në ditë për të mbajtur një hidratim optimal. Por, a e dini se cilat janë momentet më të mira për të konsumuar këtë sasi uji? Ja disa këshilla për…

Read More

Gjatë një loje të sfidës “Thuaje ose Pije” në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, aktorja Egla Ceno ka ndarë një histori të rëndë nga etapat e para të karrierës së saj të suksesshme. Ajo rrëfeu për një moment të vështirë kur, si e re sapo e diplomuar, u përball me një kërkesë të padëshiruar për favore seksuale nga një mundësi pune. Pyetja e ngjitur nga “Vëllai i Madh” ishte e drejtpërdrejtë: “A të ka kërkuar ndonjëherë favor seksual shefi?”. Në një moment reflektimi, Egla tregoi se gjatë kërkimit të saj për punë në Tiranë, hasi një situatë të pakëndshme.…

Read More

Në episodin e tretë të podkastit INFORMALE, ministri i Jashtëm, njëherazi edhe kandidat për president të shtetit nga BDI, Bujar Osmani me mysafirin e tij, aktorin, Xhevdet Jashari ka folur edhe për rëndësinë e politikanit dhe impaktin që duhet të reflektojë i njëjti. “Unë e kam një thënie, them: Secili politikan nën uniformën e politikanit duhet ta ketë edhe një uniformë të profesionistit. Psh, edhe uniforma e aktorit është uniformë. Pastaj, mbi atë, mund të merret me politikë. Por, njëherë duhet të ndërtohet profesionalisht. Ta sheh se si ndërtohesh në profesion, si funksionon jeta, si funksionojnë institucionet e pastaj të…

Read More

Që nga shkurti, Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare në Gaza raportoi se afërsisht 1000 nga 1200 xhami në total, duke përfshirë vendet historike, janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht për shkak të sulmeve izraelite. Këto sulme, që vazhdojnë që nga 7 tetori i vitit të kaluar, kanë marrë jetën e mbi 100 figurave fetare, duke përfshirë predikuesit, dijetarët, imamët, myezinët (ata që këndojnë ezanin) dhe hafizët (individët që kanë mësuar përmendësh Kuranin). Shkatërrimi i xhamive e ka dëmtuar rëndë aftësinë e banorëve për t’u mbledhur për namazet e natës së teravive gjatë Ramazanit, një praktikë e përbashkët për respektimin e…

Read More